Këtë behar vapa do fillojë pas gushtit

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Po tunden themelet! Vapa shkon me gushtin, thotë populli, ndërsa në këtë behar gjasat janë krejt ndryshe. Në këtë behar vapa do të fillojë pas gushtit. Ky është parashikimi i sinoptikanëve dhe sizmologëve të politikës, marrë nga shërbimet e SHBA. Ne dhjetëditëshin e dytë të korrikut pritet të miratohet reforma e shumëpritur dhe zvarritur nga faktori dhe klika politike, kryesisht nga ana opozitare. Nuk e di në janë dakordësuar ose jo partitë e vogla brenda mazhorancës dhe opozitës.

Për t’u bërë palë e të njëjtit qëndrim, pse jo edhe për ta votuar këtë reformë. Por di të them me saktësi se PD-ja do të jetë e pranishme në seancën e 21 korrikut, paçka se si gjithmonë do të rebelohet, madje edhe do të turpërohet në sy të diplomatëve ndërkombëtare. Gjithashtu do të demaskohet në sy të qytetarëve shqiptarë.

Jua them me bindje se kjo opozitë me 21 korrik do të marrë goditjen dhe vulën e zezë mbi vete.

Reforma do të miratohet tashmë jo me vullnet e konsensus, jo me dinjitet e moral, por me detyrim nga populli, mazhoranca dhe faktori ndërkombëtar. PD-ja po shkundet, po tundet nga themelet. Selia e SHQUP-it po zien, po zhurmon e alarmohet. Nuk është çudi të filloje eksodi dhe rrjedha brenda partisë. Ndofta shumë nga ata që penguan këtë reformë kanë përgatitur valixhet dhe pasaportat për t’u larguar jo nga Shqipëria, por për t’u strukur nga drejtësia. Thamë, sivjet vapa fillon me gushtin! Medet, do mbetemi pa opozitë! Preng Pjetri, Lezhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *