Një grua është shpallur e humbur pasi e rrëmbeu një krokodil teksa u fut të lahej natën në Kuinsland, Australi.
Cindy Waldron, 46 vjeç, po notonte me një mikeshën e saj rreth orës dhjetë të darkës.
Ata ishin zhytur në ujë deri në brez, në një zonë të njohur si shumë të populluar nga krokodilët.
Papritur një prej krokodilëve e rrëmbeu atë dhe e tërhoqi tutje.
Mikesha e saj u përpoq dëshpërimisht që t’ia shkëpuste nga dhëmbët, por ishte e pamundur.
Fjalët e saj të fundit ishin: “Më ka kapur një krokodil”.
Një deputet i zonës tha se ajo që bëri kjo grua ishte një budallallëk.
“Nuk mund të bësh ligj kundër budallallëkut njerëzor”.
I paska ngrene verrrra te shkretes. Aty e ka pasur