“Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish derisa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturen Enveriste do gjejmë force dhe optimizem do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që tëmos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”
Nuk mund të mos të të mbahet fryma derisa të arrish në fund të ketij statusi. Clirohesh kur vjen më në fund pika që të marrësh frymë.Natyrisht, nëse të ka mbetur ende frymë nga horrori i drejtshkrimit dhe urrejtja që gati shperthen mes fjalëve që i rrijne ngushtë.
Por kjo është pjesa më e përballueshme. Me e papërballueshmja vjen kur kthjellohesh pak dhe përpiqesh të kuptosh.
Erzen Brecani deklaroi se këtë status në FB e tij nuk e ka shkruar ai vetë,por i biri i tij 10 vjecar.Sigurisht, në mosdijeninë e të atit.
Më ndryshe tani? Poooo, shumë me ndryshe.
Tani situata nuk është thjesht groteske(nëse autori do ishte Erzeni). Situata tani është thjesht…skandaloze!
Nje fëmijë 10 vjecar që njeh”pinjollët e komunistave”, “Enverin e dytë”, “diktaturën enveriste”, “studentat e 91”, “liderin historik Doktorr Sali Berishën” ?! Fenomenale! Apo e tmerrshme ?
Fëmijët normalë 10 vjecare njohin “One Direction” apo Avril Lavigne, Harry Potter apo Batman, “Cufo dhe Bubi Kacurel” apo “Aventurat e Tom Saëyer” ….
Fëmijët normalë 10 vjecarë janë të mbushur me dashuri e dinë të rrezatojnë vetëm buzëqeshje.
Fëmijët normalë 10 vjecarë nuk arrijnë të shfaqin e aq më pak të mbjellin urrejtje .
Fëmijët normalë 10 vjecarë janë…fëmijë.
Por,ajo që unë besoj është se statusin e mësiperm e ke shkruar ti, Erzen.
Jam i sigurt që fëmija yt 10 vjecar është thjesht nje fëmijë 10 vjecar, si gjithë bashkëmoshatarët e tij. Dhe, ashtu si ata, ai ka botën e dlirë e pozitive të fëmijës.
Pse e përdore kaq keq, Erzen?
Sigurisht që mund të mendosh se kush dreqin jam unë e kush ma dha te drejtën të të jap mend se cfarë duhet e cfarë nuk duhet të bësh ti me fëmijën tënd.
Por unë përsëri po të them : Pse e përdore kaq keq Erzen?
Pse duhet që pikërisht ti, babai i tij – heroi i tij, të krijoje iluzionin se fëmija yt ( jam i sigurt që është thjesht një ëngjëll ) futet pa leje në fb e te atit dhe shkruan statuse në emër te tij, shkruan me shumë gabime drejtëshkrimore për një fëmijë 10 vjecar, mbjell urrejtje dhe negativitet…? Përse Erzen?
Edhe sikur e vërtetë të ishte e vërtetë që yt bir i bëri të gjitha këto , ti duhet ta kishe mbrojtur e jo ta përdorje! Aq me pak ta keqpërdorje!
Asnjë arsye nuk e meriton kete cmim!
Se fëmijët janë pjesa jonë më e shenjtë e që duhen lënë në dhomen e kristaltë të ditëve tona jo te kristalta.
Po, sigurisht që nuk ishte yt bir!
Sepse ai është thjesht një fëmijë 10 vjecar, që nuk di të flasë per “komunistat e pinjollët e tyre”, por di të flasë per Superman apo Peter Pan.
Ai nuk njeh lider historik “Doktorr Sali Berishën”, por njeh Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe, në fund, ai nuk do të bënte aq shume gabime drejtëshkrimore sa ke bërë ti Erzen.
Do ishte shumë më e ndershme të pranoje që e ke shkruar ti. Qoftë edhe në emocion e sipër.
Nuk e bëre !
Ajo që në fakt u mundove të bëje ishte thjesht një “fshehje pas gishtit” !
Dhe kjo nuk është ne nderin e ushtarakut ! Nuk është ne karakterin e burrit !
Punë tjeter nëse do të doje të shtoje se ndieje keqardhje për atë veprim apo se do ta ribëje përsëri.
Është ndërgjegja jote…
Por ajo që nuk duhej të bëje, ishte pikërisht ajo që bëre, Erzen!
ja ke qare me pak fjale,femija 10 vjec eshte bilbil nga perrallat e cufos miki maus etj,dhe jo per bllokmenet apo komunistat,kjo nuk hahet me asgje,turp per babe qe ka ky fmija i shkrete.
pff dava maloku
Brecani eshte legen. E turperoi edhe femine e vet. Ja cfare plere eshte. Langaraqi.
Zotria juaj Paragjykuese (@ – Gazetar) Meqe po merreni me pune kalamajsh… . Jo vetem prezumon se familja jone (e nderuar) s’mund te kete talente por na ke marruar fisin, lagjen, katundin e krejt Shqiperine; ne fakt po dyshon tek Historia e Humanizmit e aftesite e 10 vjecareve qe sot kane vdekur, ato qe jane gjalle e sa shume presin te vijne ne jete. Gausi – qe ta dish ti- ne moshen 3 vjec i korrigjonte plakut llogarite. Avicena ne moshen 10 vjec dinte Kuranin permendesh, Paskali ka qene me i vogel se une (!) kur beri nje traktat per “trupat qe vibronin” (9 vjec) von Neumann bente shaka qe 6 vjec, mire po thu…po ishte ne Greqishte te Vjeter. Akrit Jaswal praktikote kirurgji ne Spitalin Indian (7 vjec!) Kjo me ben te plas dhe mua. Nobelisti Tagora shkruante poezi kur ishte 8 vjec, Moxarti…me mire e leme me kaq; nese ti pranon ti kerkosh falje: Babit/ Mamit/ Mesueses, Vellait dhe Motres, e te gjithe SHkolles; e 10 vjecareve kudo qe jane.
Z Gazetar, nese nuk do 10 vjecare te derdhen rrugeve ne protesta neser, Me Karten e Helsinkit ne Dore, te Bej Tirrje, qe ti dhe ai qe te paguan (Edison William Rama!) ti kerkoni Falje shtreses te 10-vjecareve; pa rezerva dhe pa kualifikime. Babin e kam si shpirt! Vertete jam (8 ÷ 5) × (10/5 ÷ 10-2) = 4.6 × 10/7 = 10 Vjec, por Dyshimet qe s’kam qene ne Greven e Studentave me 1991, tregojne mangesi te thella ne Fiziken Quantike. Te tuat.
Post Partum
[te lutem mos argumento me kte se do t’bi 103 Goca qe kane ngele shtazone dhe 9 vjec e gjyse!]
Nje ide qe diskutojme me cunat tek Klubi i Lagjes, kush e Politizoi Plakun tem? Lideri-Historik dogji Shq. ne 1997, kur erdhi prape “i penduar” me 10 vjecaret e KOPI-t Ju ja dhate voten prape. PSE? Plaku im ta kishte fajin?! Prandaj e kam QUAJTUR Dr Berishen, Lider HISTORIK, TA KISHE KAP THELBIN, ai eshte Magjiko-Historik fare. Te djeg shtepine dhe TI (30vjec+) me shoket/ popullin tuaj i DHATE voten me deshire te plote. Lexo Median Shqip circa 2004-2005 “Doktori, duket se ka NdRYSHUAR” E futja i Leter te Hapme Kolgeve tuaj –> Gazetare! Jo mu dhe 10 vjecareve qe ju dhimbsen kaq shume.
—
O Maaaaa…
… shpejt ma bo gati Pianon, se tani m’ka ardhe i simfoni!
Z Gazetar, mos ma naj Babin, here-tjeter.
Thjesht, kisha shum konsiderata per komentet tuaja,por arita ne konkluzionin qe ju jeni vetem nje i semur…… mendor.
S’kam bere kontrate (e as nje replike deri me sot) “tu zhgenjej a tu bej krenar” Juve-zoteri. Mendimi im (subjektiv) eshte se ky problem “me oficere e me komisione fallco Sigurie” s’qendron tek cuni 10-vjec e as tek babai; ne fund te fundit. Sa per Hipokrizine ne kete raport kam postuar ketu:
http://gazetadita.al/shenim-rasti-brecani-ku-nuk-dallohet-kush-eshte-femija-e-kush-eshte-burri/
Kur nje teme e tille (mese banale) ezaurohet pa fund, pak gjera ngelen per tu thene. Mua mu duket gallate w-endi, ti posto mendimin qe ke ose mos e Lexo ate qe postoj une. Pa tifozllekun e pretenduar jeni mjaft i afte te thoni ate qe deshet, te kuptova. Flm dhe ketu e mbyllim bashke.
Shkrim i qendisur shume bukur.
Ec e mos e prish gojen po deshe me kete malok te ndyre i mbushur me urrejtje per njerezit normale qe perpiqen te bejne dicka per kete popull te mjere, te varferuar e poshteruar nga nje kaste mjeranesh me ne krye kryemalokun pervers Sali Berisha. Sai pacipe ky Erzeni qe prapesite e gomarlleqet e tij ia ngarkon nje engjelli 10 vjecar , aq me keq femijes se tij .TURP E NEVERI BASHKE PER KETE RRACE TE NDYRE.
O njerez mua me duket se po eksagjerojme kete Erzen Brecanin,si pa dashje po i risim vlerat,une po ju them se kam qene se bashku me te ne nje tranjim diku jashte vendit……Dhe po ju them kokra e injorantit, ju betohem se kam dyshuar edhe tek shkolla tete vjecare dhe jo me me tej.Aq sa u be edhe gazi i instruktorve te tranjimit,biles perkthyesit i vinte zore,ne shume raste vihej ne siklete nga pyetjet e tije,ose me sakte nga budalliqet e tije.Vetem une keshtu,une ashtu,Saliu keshtu,keshtu vajtem ne Tropoje per Aklajt e ku di une……po di dhe kete qe merte ne telefon dhe interesohej per biznesin kishte ne Shqiperi……….
E keqja shqiperise kurre nuk i ka ardhur nga veriu por nga jugu . A me kuptove.
Eshte bindese qe sms-ne per te cilen behet fjale e ka shkruar djali “dhjetravjeçar”, sepse e thote vete ne ligjerate te drejte “ta largojme kete Enver te dyte ne, qe dikur,studenta te ’91 shembem diktaturen enveriste”.Nje student afersisht 20 vjeç me ,91, sot mund te jete rreth 43 vjeç dhe pa dyshim eshte krejt i afte te beje ate lloj sms.Por edhe neqofte vertete vetem dhjete vjeç perseri ai mmund te beje ate lloj sms, jo se ka ndonje lidhje me ato personazhet e shumte te diturise qe permend komentuesi me siglen P.A.B, por se per shkaqe te tjera ua kalon atyre pasi eshte gjak kreshinikesh, ka pire qumesht ne gjirin e zanave, ka ndenjur ne preherin e Mujit dhe shihte llullen qe nxinte dyzet oke duhan,ka ndenjur ne krahet e Halilit qe mbante shpate e jatagan dhe bente lufte me tamrukun prej lisi ne mejdan,ka ndenje me Gjergjin e Elezit, qe i vriste bajlozet qe vinin prtej detit, i veshur me tirqe e xhamadan.Ai ka gjak wikidolli,se nga shpella doli, siç pat dale kreshniku Salberkakoli, qe rrugen e kasabase mori dhe pasi u ngjit ne krye te kupoles, genjeu,shpifi,vrau, vodhi,por e zuri barku, te gjitha i volli sepse gjate gjithe sundimit te tij vetem pordhi dhe kurre nuk ndriti, duke shterzuar prej mekateve, bertiti, uleriti, prapesite e veta i nxori, masken e vetevetes poshtersisht e çorri. Gjasat jane se edhe ajo sms si gjithe mrekullite e tjera te karraduzeve te shpellave ndodhi.
Surrat majmun qe kompromenton femijen e tij te pafajshem…
per koken e babes une e kam shkrujt mesazhin fb,,,,,,baba me thoshte cfare te shkruja edhe une shkruajta ne fb sepse baba nuk din me perdor lapin e topit…………(respekte nga cuni 10 vjecar I babes ) !!!!!!!!!!!!!!!!!
Pajtohem ne cdo gje me ty pervec me perdorimin e asaj barbarizmes “status ” ne vend te fjales se bukur shqipe FJALI.
Kur të rritet i biri dhe të marrë vesh se i ati e ka përdorur në këtë mënyrë s’do dojë t’i shohë surratin këtij babai që për të mbrojtur b… e tij përdori të birin. Skandal sa poshtë kemi rënë! Kush ta dha këtë ide? Dhe mendon të jesh akoma punojnës në policinë e shtetit? Vetëm një i paaftë e kërkon këtë. Më vjen ndot nga njerëz të tillë që militantizmin e shprehin kështu duke mos kursyer as fëmijët e tyre.
Efendi Breçani eshte me i papjekur se femija i tij 10 vjeçar.Ky qe shet femijen ne kete menyre nuk eshte baba,por nje person ndyraq,frikacak , ipaburre,injorant,pasi pandehu se mesazhi nuk do ta ekspozonte.Ja me keta persona te ndyre ka drejtuar vendin Sali Berisha ne keto 20 e ca vite dhe prekuroria e gjykatat gjumemedha mbajn sehir per çdo rast mafjoze,korrupsjoni,vjedhje,vrasje.Turp per Breçanin dhe Berishistet qe kan poshteruar ne syt e botes kete vend..!