Nuk jam shkrimtar e as gazetar. Po marr të shkruaj këto rreshta nisur nga një shkrim i djeshëm , “Shkodra do të bëhet”, i Keti Bazhdarit. Personazh që e kam shumë simpati, pavarësisht se personalisht jam i djathtë dhe asnjëherë nuk kam votuar Partinë Socialiste. E kam ndjekur në distancë gjithë fushatën e Keti Bazhdarit. Me shumë ftohtësi. Fillimisht shumë skeptik. Në një bastion të Partisë Demokratike, një grua e re pa përvoje të gjatë në politikë do ta ketë të vështirë përshtatjen mes ujqërve të pushtetit. Absolutisht isha i bindur që më të vështirën do kishte përballjen me të pakënaqurit e reformave dhe me të pakënaqurit e Partisë Socialiste për shkak të ndryshimeve të fundit brenda saj.
Në Shkodër bëhej fjalë për 70% të popullatës që s’paguante energjinë elektrike deri para 1 viti, kryesisht në fshat dhe periferitë e qytetit dhe që sot u ka rënë për hise të paguajnë miliona: Po ta lidhim edhe me faktin se sa shume njerëz në po këto zona janë të gatshëm ta shesin votën, i bie që kjo grua të ishte heroinë. Ajo po i hynte një gare të pabarabartë. Përballë kishte urrejtjen e një populli të indoktrinuar, ndërsa në krah urrejtjen e një populli “të tradhtuar”, i mësuar të jetojë parazitçe dhe që sapo e kanë detyruar të paguajë “qimet e kokës”. Unë me mendjen time isha i gatshëm të vija bast që ajo vetë as do guxonte të afrohej nëpër disa zona të caktuara ku reformat kishin qenë më ndikuese. Por për habinë time e të gjithëve, realiteti foli ndryshe. Ajo u afrua dhe i hyri në zemër njerëzve. Theu inatet e atyre që edhe pse të majtë, e kishin bërë me be që s’do e jepnin kurrë më votën majtas. U afrohej lehtësisht njerëzve me buzëqeshjen e saj tipike dhe me sensin e fortë të humorit, 2 armët kryesore të komunikimit. Pati avantazh sepse ndryshonte rrënjësisht nga kundërshtarja e saj e cila personalisht nuk përcillte asgjë tek njerëzit përveç mesazhit që ishte anëtare e Partisë Demokratike.
Inteligjenca e spikatur e Keti Bazhdarit u duk edhe tek personazhet që afroi rreth vetes. Intelektualë dhe figura të nderuara të Shkodrës u bënë pjesë e grupeve të saj të punës. S’ishte parë ndonjëherë që politika të shfaqte aq ndjeshmëri sa të kërkonte të diskutonte lirshëm me grupe të gjëra intelektualësh nga bota e artit e kulturës, akademisë, ekonomisë etj. Politika zakonisht ka qenë hermetike në këtë drejtim dhe penetrimi i saj nga intelektualët është bërë me sprova të rënda për ta. Bazhdari pati gjithë talentin dhe kultivimin e duhur që të kuptonte se ndërtimi i të ardhmes fillon nga elitat intelektuale dhe i kushtoi shumë vëmendje kësaj pjese. Përfshiu më të aftët për të hartuar strategjinë e zhvillimit të Shkodrës. Unë e them pa frikë që strategjia e Bazhdarit dhe stafit të saj është forma më e mirë për ta nxjerrë Shkodrën nga rrënimi social ekonomik e kulturor. E kam ndjekur dhe lexuar me vëmendje se sa qartë e saktë janë artikuluar në programin e saj problemet që pengojnë zhvillimin dhe se sa me zgjuarsi dhe prakticitet janë adresuar zgjidhjet. Njerëzit, deri ata më të pezmatuarit nga “pabesia” e pushtetit që po u mblidhte lekët e dritave dhe po u ndalonte ndërtimin pa leje, filluan të kenë dëshirë të ulen përballë Bazhdarit. Si në fshatra ashtu edhe në qytet, takimet e saj ishin plot dinamizëm, energji, shpalosje alternativash dhe diskutime të hapura pa censurë. Lajmet lokale nuk ngjanin më të velshme.
Keti na bëri të ëndërrojmë. Kjo shprehje pat mbizotëruar në qytet për një periudhë të gjatë kohe. Vazhdon edhe sot përmes psherëtimash nga shkodranët. Keti Bazhdari mori 15.000 vota opinioni të mirë vetëm në qytetin e Shkodrës, jo vota lekësh, as vota ideologjike me lopata. Asnjë kandidat i majtë tjetër apo edhe vetë Partia Socialiste s’i ka kaluar kurrë 11.000 votat në qytetin e Shkodrës, përfshirë këtu edhe deputetin Namik Kopliku kur kandidoi vetë. Në shumicën e komunave Bazhdari ka marrë aq vota sa edhe vetë komunarët e majtë që kanë kandiduar e fituar ne 2011, do ta kishin zili. Po të ishte votuar në të njëjtin nivel sa është votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2011, kuptohet me një përqindje rritjeje normale, Bazhdari sot do ishte kryetare e Bashkisë Shkodër me 52% të votave. Duke iu referuar ndarjes së re administrative, në vitin 2011 kanë votuar 54.000 vetë. Këtë rradhë kanë votuar 71.000 vetë, 17000 vota ose 31% votues më shumë se në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2011. Çfarë ndodhi? Cfarë i shtyu gjithë këta votues shtesë? A mori Keti votën e majtë?
Në fakt për Keti Bazhdarin votuan të majtë e të djathtë. Ishte votë qytetare. Votë e atij që është i ndërgjegjshëm për efektet e jashtëzakoshme që ka menaxhimi i mirë ose jo i pushtetit lokal. Shkodra po të vazhdojë me ritmin e derisotshëm, tejvarfërimin e ka të pashmangshëm. Jam i bindur se lotët në sytë e shumë qytetarëve ditën e humbjes së Bazhdarit, nuk ishin vetëm të sinqertë por edhe realiste. Eshtë evidente mefshtësia intelektuale e Voltana Ademit dhe babëzia 25 vjeçare e atyre që e rrethojnë.
Shkodra është e mbushur me histori fitoresh të pamerituara, por për herë të parë kjo fitore i ka vënë njerëzit në pozita të forta dyshimi. Edhe ata që e dhanë votën për inertësi ideologjike por që kurrë s’e menduan fitoren e Ademit, brenda vetes tyre ndjehen të penduar. Fryma ishte të fitonte Bazhdari. Ajo kishte inteligjencën, njerëzit, përgatitjen dhe mbështetjen e duhur që ta sillte ndryshimin në Shkodër. Humbja e kësaj fryme ka bërë shumë veta të mendojnë largimin nga Shkodra. Dhe ata që e mendojnë kështu nuk janë domosdoshmërisht socialistë të thekur, më shumë janë qytetarë të thekur. Shumë persona, përfshirë edhe mua ia kemi dhënë votën partive të djathta dhe Keti Bazhdarit. Kjo ishte një frymë që u përhap fort në Shkodrën që s’kishte guxuar ta mendonte kush ndonjëherë. Të djathtë që e japin masivisht votën majtas, por që zëvendësohen nga turma të pa ide që zgjohen për të votuar. E frikësuar nga humbja e pashallëkut të fundit, përballë disa strukturave historikisht të lodhura të Partisë Socialiste në Shkodër, me institucione e drejtorë rrumpallhane, gjysma nga Malësia e Madhe, struktura e Partisë Demokratike e gjeti lehtësisht formën e mbijetesës. Penetroi mirë në terrene të periferisë me skemën e tyre të thashethemit dhe po sipas thashethemeve po del që këtu ka ekzistuar dhe dakordësia e drejtuesve lokalë të koalicionit. Detyra ishte të çonin sa më shumë njerëz pa orientim, që s’kanë votuar kurrë, të votonin nën panikun e pushtimit komunist. Këtu dha kontributin e vet edhe LSI-ja që zgjoi me mijra persona të tillë për të votuar partinë. Dihet në një zonë bastion të një force politike, vota e tepërt është në disfavor të forcës tjetër politike. Partia Demokratike e dinte që e kishte të humbur davanë me çdo qytetar që njeh të drejtat dhe liritë e veta, ndaj i duheshin disa mijra frymë shtesë.
Në këtë pikë ishte Keti Bazhdari ajo që humbi betejën dhe ndoshta ishte e shkruar kështu. Por kjo ka qenë humbja më me nder që kam parë ndonjëherë. Besoj edhe ajo vetë ka qenë koshiente që përpara se po i hynte një misioni të vështirë apo gati të pamundur. Keti Bazhdari e realizoi në fakt të pamundurën, atë që se bëri asnjë para saj. Ndërtoi në mendjet e kthjellta të shkodranëve mitin e shpresës për ndryshim. Shkodra mund dhe do të bëhet. Keti i bëri njerëzit të ëndërrojnë e shpresojnë. Humbja e saj është lexuar më së shumti si një humbje e Shkodrës se sa e vetë asaj. Znj Bazhdari pati grintën dhe moralin e duhur t’i jepte shpresë jo vetëm 29.000 votuesve të saj, por edhe të gjithë atyre që e dhanë votën kundër saj duke shpresuar thellë brenda tyre se fituesja do të ishte ajo. Aq sa jam i bindur, e uroj me shpirt që Keti Bazhdari dhe historia e saj të jenë vetëm fillimi.

Ky shkrimi tingellon si shkrimet levduese te kohes se monizmit. Perpos kesaj me shume me shqetesojne mendimet raciste dhe elitiste te tipit: “znj. Bazhdari e votojne qytetaret dhe “jo-qytetaret”, ata qe s’e meritojne; PS drejtohet nga te paafte qe vijne nuk jane nga Shkodra por Malesia e Madhe”. Boll me keto elitizma sepse jane te padurueshme si edhe u ka dale moda. Kur kandidatet do fillojne te respektojne qytetaret edhe qytatetaret do fillojne ti respektojne ata.
Artikulli eshte shume i sakte. Linat e sterlinat qe vjellin vrere, ne kater vitet ne vazhdim te shkojne tek dera e bashkise dhe te degjojne kengen e Voltanes: “Rama, Meta kan maru, kan maru”.
Une jetoj ne USA prej shume vitesh dhe nuk besoj se do te kthehem me ne Shqiperi. Thjesht si nje tifoz i pandryshuar i me te mires per vendlindjen time doja dhe dua vetem suksesin ne vendin tim. Dhe nje enderr e bukur ishte dhe Keti Bazhdari. Kur ajo humbi pashe lot ne syte e gruas time, pashe familjen time dhe shoqerine time ne nje depresive mude qe te ben disfatist e pabesues per nje te ardhme te mire. Si biznesman e di mire se sa fort ka punuar kjo vajze per biznesin e saj. Ne cfaredo analize qe ta kalosh del ne te njejtin konkluzion: Shkodra beri zgjedhjen e gabuar. Perse? Si eshte e mundur?. ..
Eshte perseri vetem nje pergjigje qe nuk i shkon fare Shkoder Loces se kultures: indoktrinim dhe injorance….. Per fat te keq ska emer tjeter…. Dhe te mendosh mediokritetin e Zj. Ademi (kujto momentet shume turperuese te asaj kenges ……kane maru, kane maru!)
Une nuk di nese Keti i lexon keto komente por duke qene gati ne moshen e babait te saj i lutem te rezistoje e te mos terhiqet I lutem te perpiqet per te miren e atij populli dhe per te miren e gjithe perkrahesve te cilet sic edhe une qe nuk jam nga Shkodra jane nga e gjithe Shqiperia dhe diaspora gjithashtu.
Keti eshte perspektiva e Shkodres, Voltana nje peceta higjenike 1 perdorimshe qe perdorin grate kur jane zaive
Mjerisht shkodranët kanë mbetë me mentalitetin dhe lavdinë e shekullit të kaluem, me mentalitetin Fishtës, Mjedës, etj dhe s’e kuptojnë që bota lëviz përpara me shpejtësi marramendëse. U banë tash 20 vite që po shkojnë në drejtin të gabuem.Keqardhje për ta që do të duhet t’a këndojnë në kor kangën – Rama -Meta ka maru, ka maru…
Bazhdari ilustron he menyren me tipike “Sindromen e Stokholmit”
Me kete logjike i bie qe edhe ato zona tipike te majta qe votuan majtas, pavaresisht maskaralleqeve qe bene kryebashkiaket e majte, e bene sepse mbizoteron injoranca, ideologjia, militantizmi, prapambetja dhe nuk i dhane nje shprese ndryshimit pozitiv per te ndryshuar kahje.
Se kush eshte Keti Bazhdari, si u be “biznesmene”, si e arriti “suksesin” ne fason dhe si i trajton punetoret e saj e dine shume mire shkodranet.
Mos i ngaterroni kot elitat e intelektualet me Keti Bazhdarin se ajo sa i filloi studimet ne Itali u kthye me vrap se e pa qe nuk ia dilte, me sa duket librat i ka alergji.
Lepirja pas Ilir Metes qe ajo vete kishte stigmatizuar kohe me pare, tregon se cfare hipokrizie fshihet pas fasades se bukur mediatike qe u perpoqen t’i ndertojne.
Te lumte per analizen!Per Ketin eshte fillimi.Ajo e do Shkodren dhe do ti rrite vlerat qytetarise dhe jo klientelizmit e injorances.Elie Wiesel thote;Ka fitore te shpirtit ete frymes.Ndonjehere,edhe nese humbni,ju fitoni. Urime ,Keti ne votat e tua eshte qytetaria e mirfillte shkodrane.
ky koment eshte realist dhe qytetar,pa frymezime te majta apo te djathta.te tilla komente do
qytetaria shqiptare,dhe jo deklaratave bajate qe leshon basha ku baltos cdo gje per te justifikuar humbjen e madhe te kohes—I PA AFTE.
Pata rastin ta degjoja Ketin ne disa takime te saja para zgjedhore dhe mendova se Shkodres sime , Shkodres te gjithe shkodranëve ju erdhi momenti i shum pritur per te votuar njeriun e duhur per te ringritur Shkodren qe duhet te ishte dhe duhet te jete per nje mije e nje arsyet qe vete Zoti ja ka dhene Shkodres por kur pashe se si u numruan votat nje dite me vonese me zuri pesimizmi dhe u deshprova ne mendime se dikush po prish vullnetin e shumices per te fituar Keti , Shkodra ,e ardhmja e femijeve te ketij qyteti te mrekullueshem , pra u deshpëruan shum njerez , ne lagje e ne mosha te ndryeshme , e per ma keq dolen super fitues njerez qe po te kete drejtesi duhet te japin llogari per demet e pa riparueshme qe i kane bere qytetit te Shkodres kto 24 vjet ,qe po e mbajne peng duke e kthyer ne katund te stermadh te pa pune , pa investime , me jete sociale te rrenuar , pa jete kulturore e sportive siç e meriton Shkodra . Besoj se Qeveria Rama do te i japin doren Ketit dhe Shkodres duke vazhduar te investoje ne Shkoder por me audit te rrepte ndaj bashkise duke kontrolluar çdo investim qe behet per qytetaret e Shkodres . Mjerisht kryetarja dhe keshilltaret e zgjedhur nuk kane besimin e shumices se shkodraneve , shum njerez qeshin me neveri me shprehjen e Gjergj Mullages , fundi dalte hajr .
Po mor ti motermadh po, pse ky eshte modeli i te rinjve ne politike?
Gjate gjithe fushates nuk e degjova te artikuloje qofte nje ide interesante per qytetin
Gjate gjithe fushates nuk e pashe ne nje moment te ishte e sigurt per ato qe nxirrte nga goja
Gjate gjithe fushates nuk e pashe njehere, qofte edhe vetem nje here, te entuziazmoje ata pak njerez qe e ndqinin
Gjate gjithe kohes qe ka qene ne politke, nuk e kam degjuar qofte edhe nje here te me beje pershtypje
Gjate gjithe kohes qe ka qene ne politke, nuk e kam degjuar qofte edhe nje here te tregoje arsyet pse eshte ne politike
Gjate gjithe kohes qe ka qene ne politke, nuk e kam pare qofte edhe nje here te tregoje qe eshte e re
Te rinje si kjo qe nuk dine as te flasin as te degjojne, as te mendojne, as te ngjallin shprese, as te shqiptojne diferencen me brezin qe na la ne kete dite NUK NA DUHEN.
Servile, budallenj, te paarsimuar
Vari trapin me pak fjale
Vete fa Krim se ka pranuar me pas ilirin met en prane saj ne fushate tregon se nuk e meritonte formen e qytetareve! Presim nga nje politikane te re te distancohet nga kryekriminelet alla Meta!,e jo te jeté kukula e tyre!
Shkodra u ndje e tradhetuar, kur metastazat kanceroze te LSI-se, e pushtuan çdo qelize te sherbimeve publike duke i pire gjakun ketij populli…Kandidatja e majte ,dukej si zgjatim i LSI….Kjo kandidate nuk beri aspak “oponence” me masat ekstreme te km, te cilat quan ne kufinjte e mbijeteses shume familje….Nen euforine e rilindjes, u anashkalu politika “tradicionale” e zones…Ne Shkoder qarkullon nje lloj psikologjie e mbetur qe nga koha e “benevrekeve”, per te cilen shume “shkodrane”, kane afeksion, dhe s’po e gjejne dot formulen e ndarjes njehere e pergjithmone nga ky makth…Shkodres i duhen njerez me integritet ,te pa infektuar nga partite dhe te beses…..se perndryshe “shkodranet” ja japin voten edhe nje “zog-gomari”, mjafton te kete siglen e PD-se,….dhe te jete paaaaaaaaksa……myslim………
lorenc luka nuk ishte myslim…… e nejti sa vjet ne krye te bashkis,apo jo. ndoshta ky ka hy te aj ‘zogu i gomarit’.
Ne Shkoder po krijohet kori i plakave te Shkodres nen drejtimin e dirigjetes se vazhdimsis se rrumpalles . çdo dite pune do filloj me Rama – Meta kan malu – kan malu. kerse Shkodra rrin edhe kater vjet ne gjumin e vazhdimsis e vetme me PDne krenare por …