Kandidatja e majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, ka zhvilluar pasditen e së dielës një takim me qytetarët tek sheshi “Isa Boletini”.
Bazhdari u shpreh se qeveria e mori drejtimin e vendit e zhytur në borxhet korruptive të qeverisë demokratike, me efekt tek ekonomia e vendit, “por falë reformave të suksesshme që po realizohen dhe projekteve ambicioze që kemi për Shkodrën, pas zgjedhjeve do të ketë një sërë investimesh konkrete që do të kenë impakt në rritjen e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik të bashkisë”.
“Ne kemi paraqitur para jush një program konkret, të prekshëm dhe të realizueshëm, që mbi të gjitha ka në bazë të tij transparencën përballë qytetarit. Jemi këtu për të dëgjuar çdo këshillë apo sugjerim tuajin, pasi çdo gjë duam ta bëjmë bashkë”, tha Bazhdari.
Ndërkohë, një nga qytetarët që mori fjalën u shpreh se ai kishte disa vite që kishte ardhur nga Dukagjini dhe jetonte në lagjen “Mar Lula” dhe, sipas qytetarit, në këtë lagje i gjithë komuniteti është harruar dhe diskriminuar qëllimisht, madje ky komunitet është lënë dhe pa shkollë.
Gjithashtu, edhe shumë qytetarë të tjerë shprehën pakënaqësi për mënyrën se si priten sot qytetarët në Bashkinë e Shkodrës, ku mbizotëron arroganca dhe indiferenca.

shikojeni se kush ehte ftyre e vertete e bashkive qe qeverisen nga shqupi.diskrimini ,indeferenca arroganca.pra dhe sa kohe duhet te duroni te vazhdoni keshtu?bashkia duhet te jete e njerzve si keti ,apo kandidatet e ASHE .njerez qe punojne dhe interesohen per qytetarin.
keti eshte super,ka dhe plane dhe superprojekte per bashkine e shkodres.e mira e qytetarve,per nje bashki qe punon dhe nje bashki per qytetarin.
qytetari per shkodren me 21 qershor ti cojme ne shtepi keto bashki qe po flene dhe spo bejne asgje per qytetaret.kjo duhet te jete e ardhmja e qyteteve.
keti per shkodren,keti alternativa e vetme per nje qytet te zhvilluar dhe europian.
alternativa e duhur per shkodren nje zonje e vertete qe ka nje karriere te sukseshme ne jeten e saj,dhe jo zi jozefuina e vrazhde e pakulturuar dhe ligjshkelese.
keti si kandidatja me e mire e mundcme per shkodren,kandidate e me profil shume te larte menaxhimi dhe e n johur per aftesite e saj,dhe jo si Moldavja qe eshtre bere si qyqja e qytetit te shkodres.