Keti Bazhdari zhvillon konsultime për hartimin e programit elektoral

Dita

Pas zyrtarizimit, kandidatja e së majtës për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ka nisur dhe hartimin e programit të saj elektoral për zgjedhjet e 21 qershorit

Takimet u hapën me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa janë planifikuar 12 takime me grupe të ndryshme të interesit për të përfunduar programin për drejtimin e bashkisë në rast fitoreje për katër vitet e ardhshme.

Në këtë takim u diskutua për probleme të ndryshme dhe u vu theksi në rëndësinë e transparencës dhe institucionalizimit të saj.

“Shpreh vullnetin tim për të marrë në konsideratë gatishmërinë e organizatave jo vetëm për programin e drejtimit por për të mbajtur bashkëpunim te ndërsjelltë e të vazhdueshëm për një të ardhme më të mire. Sot, patëm mundësi te takonim edhe Ministren e Kulturës Znj. Mirela Kumbaro me të cilën diskutuam rreth projekteve të ardhshme qe do zhvillohen në qytetin tonë dhe morëm mbështetjen dhe miratimin për disa projekte shumë të rëndësishme qe do nisin implementimin së shpejti si: restaurimi i teatrit “Migjeni”, varrezave katolike te Rrmajit etj”, shkruan në profilin e saj Keti Bazhdari.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *