Telefonat inteligjentë janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë. Duhet ta pranojmë se po bëhemi gjithmonë e më shumë skllav të pajisjeve elektronike.
Fotografi Eric Pickersgill na ofron një paraqitje të shkurtër se sa të varur jemi ne pas telefonave.
Eric u kërkoi njerëzve që të pozonin me telefonat e tyre në situata të ndryshme gjatë ditës dhe më pas hoqi pajisjet me fotoshop për të treguar se sa të fiksuar jemi ne pas pajisjeve teknologjike.



Në fotot bardh e zi tregohen skena nga jeta e përditshmee njerëzve, ku janë hequr telefonat inteligjentë dhe tabletët, për të treguar varësinë që ne kemi krijuar nga to.

Eric u inspirua për të bërë këtë projekt kur pa një familje duke darkuar në një restorant ku të gjithë ishin të përqendruar tek telefonat (përveç nënës).

