Këto janë 3 kartëmonedhat shqiptare më të rralla e më të kërkuara në tregun e koleksionistëve

DITA Online

 

Ashtu si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri ka treg koleksioni, ku një ndër më dinamikët është ai i kartëmonedhave.

Por cilat janë tre kartëmonedhat shqiptare më të rralla e që kushtojnë më shumë?

Janë padyshim ato të vitit 1926 që janë edhe kartëmonedhat e para të emetuara nga Banka Kombëtare e Shqipnis’.

Në vend të parë

Në vend të parë është kartëmonedha 1 frang/5 lekë e emetuar në vitin 1926. Kjo kartëmonedhë ka qarkulluar shumë pak kohë në Shqipëri dhe është tërhequr nga qarkullimi për shkak të një “problemi vizual”.

Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt pasi qeveria shqiptare nuk i pranoi ato. Shkak u bë fakti se kartëmonedhat 1 frang (5 lekë) kishin si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare dykrenare.

Christoph Zellweger në artikullin “Asi, mbreti e mbretëresha e kartëmonedhës shqiptare” të publikuar në revistën e shoqërisë së kartëmonedhave në vitin 2000, shkruan se kjo prerje është ndër më të vështirat për t’u gjetur. Duke iu referuar botimit “I Soldi d’Italia”, ai shkruan se në tetor të vitit 1926 1 frang /5 lekë e prodhuar në Itali nga kompania Richter & Co e Napolit.

“Ndryshe nga kartëmonedhat e tjera që patën një përhapje të gjerë, kjo kartëmonedhë pati një jetë të vështirë dhe qarkulloi për një kohë fare të shkurtër. Pse? Sepse nga një dëshmi e mbledhur nga një cashier italian në vitet ’60 që kishte punuar dikur në Bankën Kombëtare të Shqipnis’, pak kohë pasi kjo kartëmonedhë nisi të qarkullojë dikush i tregoi Zogut se shqiponja romane ishte e pikturuar në kartëmonedhë ashtu sikurse ishte në monedhën 5 lira të Italisë. Zogu, i mërzitur për këtë, vendosi që ta tërheqë nga qarkullimi atë”, shkruhet në këtë studim.

Kjo kartëmonedhë, referuar informacionit nga Banka Kombëtare e Shqipnis’, duke filluar nga janari i 1927 shënoi një rënie graduale të qarkullimit të tyre nga 11 mijë kartëmonedha në 3 mijë të tilla në fund të këtij viti.  Kartëmonedha mban firmën e Mario Albertit, Presidenti i Bankës Kombëtare të Shqipnis’ dhe të Amadeo Gambinos.

Vlera e kësaj kartëmonedhe origjinale vlerësohet se shkon në qindra dollarë.

Në vend të dytë

Në vend të dytë sa i përket çmimit e shpeshtësisë së gjetjes në treg, është kartëmonedha 100 franga ari me imazhin e mbretit zog, e printuar po ashtu në vitin 1926.

Zellweger shkruan se fillimisht si koleksionist kishte menduar se kjo kartëmonedhë, por e vulosur me shqiponjën dykrenare nga italianët në 1939 për të mbuluar imazhin e mbretit të arratisur ishte më e rrallë megjithatë pas viteve të kërkimit kishte ndryshuar mendim. Sipas tij, në fakt kartëmonedha origjinale me imazhin e mbretit Zog është më e rrallë dhe më e kushtueshme në tregun e koleksionistëve dhe kushton qindra dollarë.

Sipas shkrimit të Zellweger, në qarkullim janë 20-30 kartëmonedha të tilla.

Në vend të tretë

Në vend të tretë renditet kartëmonedha 100 franga ari e vulosur me shqiponjën dykrenare. Ajo mban firmën e Mario Albertit dhe të Amedeo Gambinos. Vulosja u bë mbi imazhin e mbretit Zog. Sipas Zellweger, vulosja u bë në vitin 1939 dhe vetëm mbi zonën ku ishte imazhi i mbretit të arratisur, me një vulë që kishte imazhin e një shqiponje dykrenare me sipërfaqe 57 milimetra e 44 milimetra, me bojë të zezë.

Vulosja u krye menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë në 1939 dhe ato kartëmonedha që ishin të pavulosura humbisnin vlerën e tyre e nuk kishin kurs ligjor. Kjo kartëmonedhë e vulosur qëndroi në qarkullim për një vit gjatë pushtimit italian.

Edhe kjo kartëmonedhë vlerësohet se sot kushton qindra dollarë në tregun e koleksionistëve.

Burimi: Scan

a.s/dita

Share This Article
10 Comments
  • Nqs kartmonedha eshte printuar ne vitin 1926, atehere portreti nuk eshte i Mbretit Zog, por i presidentit te Republikes Ahmet Zogu, qe sigurisht eshte i njejti njeri por nuk qe mbret akoma. Shqiperia u shpall monarki ne vitin 1928, apo ç’i qi t’emen, pune rrumpalle imformative.

    • kjo tregon se nuk e can trapin kush per Zogun
      ..sepse ne ate kohe ne kullen e tij ishte nje shqiponje tjeter shalehapur me emrin Visarjanova..pra shqiponja me tre koke…

      …qe e mbuluar me flori do ngelet ne historine boterore si prostituta e pare qe nje drejtues shteti e mbante legalisht….prandaj shpesh i thone Zogu i Kurves…

      • zg, me duket se kjo qe thua ti eshte pa lidhje, injoranca mbete injorance. Po qe per ta share Zogun me kurva o gjo tjeter kjo ka nevoje per nje artikull tjeter. Ti dukesh kompetent, pra mund t’i cosh nje leter Thanos, qe besoj do te botohej me qejf, sidomos po ta mbyllje edhe me noi levdate per ate zogun e kurves tjeter, ate nga Gjirokastra.

  • Janë kartëmonedhat që hodhi në qarkullim Ahmet Zogolli për të grumbulluar floririn e Shqiptarëve duke u servirur këto kartmonedha gjasme me vlerën e floririt!
    Vlerën e floririt e barazonte me këto paçavure kartmonedhash madje edhe në gjuhën italiane, për të besuar shqiptarët se këto paçavure kishin të njëjtën vlerë me napolonat e floririt.
    Mbas 13 vjetësh që u fali edhe Shqipërinë fashistëve italian, e mori me vete gjithë floririn që kishte mbledhur e ja kërciti nja 6 muaj në Greqi bashkë me 2000 persona të administratës publike, më mbrapa ja futi në Angli bashkë me floririn e shqiptarëve, edhe aty nuk e pranuan duke ja bllokuar floririn, e pastaj ja futi andej nga Jemeni.

  • Vazhdoni kerkoni copat e letrave pa vlere qe la Zogolli.Kurse per floririn e vjedhur asnje qeveri nuk i kerkoi llogari Zogollinjve kur u kthyen ne Shqiperi.As Salih derr Udb-ja as Nano bytha e as njeri.

  • Ekziston nje fakt historik . Ne vijim te asaj , qe permend “Sarandezi ” U shpall ne gazeta dhe folen gjithe tellallet se njera nga kartmonedhat , qe kishte tirazhin me te madh ne treg , kishte baze floriri dhe , ne leter vleresohej 1.5 here ne flori . E mori vesh I madh e I vogel dhe nuk kishte radhe , ku thyhej floriri me monedhen genjeshtare. Kjo eshte piramida e pare shqiptare dhe nje nga piramidat financiare me te medha ne bote . Shqiptaret kishin grumbulluar shume flori , jo vetem , kur nuk ishte themeluar banka , por gjithe kohen . Kane besuar pak tek banka . Me kete piramide mbreti grumbulloi me shume flori , se sa mori nga Banka legalisht , ne Prill 1939 . Askush nuk mohon meritat e Zogut , si shtetar , por nuk duhen harruar dy cilesi te rendesishme : Ishte tradhetar dhe hajdut me cizme . Zgalem

  • Tradhtar, nuk ka qene kurre, varet si e kupton historine dhe politiken, hajdut ka qene, por jo aq i madh sa keta te sotshmit qe ne i votojme me shume pasion.
    Ne lufte hyhet me llogari dhe jo me vra popullin.
    Zogu nuk kishte ushtri te perballonte pushtimin nga fqinjet si Greqia dhe Serbia, e jo me te perballonte sulm frontal te shteteve aleate, sic ishte Lufta Dyte Boterore.
    Te luftojme ca dite sa te tregojme veten si shqiptare, eshte nje pallaver politike.
    Une, respektoj Luften Nacional Clirimtare, por Gjermanine e mundi Gjermania, e me pas Bashkimi Sovjetik.
    Fashizmi nese do te kishte fituar, nuk do te kishte qene sistem as me i mire dhe as me i keq se Demokracia dhe Socializmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *