Telefoni celular është bërë pjesë e pandashme e gjithsecilit prej nesh, aq sa shpeshherë duket sikur kemi lindur me të dhe duam ta prekim, e ta kemi gjithmonë para syve, për t’u siguruar që çdo gjë po shkon mirë. Mirëpo kjo lloj varësie shkon deri në atë pikë sa ta mbajmë në vende që mund të dëmtojnë shëndetin.
- Në xhepin e përparmë
Ndryshe nga femrat, të cilat e kanë më të lehtë të organizojnë gjërat që u nevojiten në çantë, meshkujve nuk u ngelet veçse të përdorin xhepat e pantallonave apo xhupave. Por, të mbash telefonin në xhepin e përparmë nuk është aspak ide e mirë, përkundrazi dëmton shëndetin. Studime të shumta kanë provuar se valët elektromagnetike të telefonit ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e spermës.
- Në xhepin e prapmë
Edhe pse duket si vendi më praktik për të mbajtur telefonin, në të vërtetë është krejt e kundërta. Kur mban telefonin në xhepin e prapmë mund t’ua vjedhin më lehtësisht, t’u thyhet si dhe valët elektromagnetike të tij shkaktojnë dhimbje të ijeve.
- Në gjoks
Ok, nuk është vendi më i mirë për të mbajtur telefonin, por me siguri ju kujton ndonjë periudhë ku mund të keni mbajtur ndonjë të tillë fshehurazi. Edhe pse nuk është akoma e vërtetuar shkencërisht, sipas disa studimeve fshehja e telefonit në kraharor mund të bëhet burim për shfaqjen e qelizave kancerogjene.

Ne xhepin e perparme nuk duhet ta mbajme, as ne ate te pasmin dhe as ne xhepin e kemishes (dmth ne gjoks), jo. Atehere, na thoni ku ta mbajme se na ngeli telefoni ne dore. Mos duhet mbajtur ne maje te kokes?