
“La Gazzetta dello Sport” ka bërë një renditje të dhomave të zhveshjeve më të bukura të futbollit.
13

Mes më të bukurave, nuk mund të mungonte ajo e Lazio-s. I rinovuar vetëm pak kohë më parë, është super i kompletuar dhe ka një slogan shumë të goditur: “Skuadra e parë e kryeqytetit”.
12

Dhoma e zhveshjes e Napoli-t është gjithashtu mes më të bukurave, duke i dhuruar lojtarëve një dritë të butë dhe qetësuese.
11

Mes formës ovale dhe të rrumbullakët, strofulla e Inter paraqitet me një imazh linear dhe të pastër. Lart mund të shihet edhe koleksioni i titujve.
10

Pritej diçka më shumë nga dhoma e zhveshjes e Barcelona-s. Edhe pse është shumë e thjeshtë, mbetet gjithsesi tërheqëse.
9

PSG ka pak a shumë të njëjtin stil me atë të Barcelona-s, por këtu bien në sy modelet e ndryshme të këpucëve të vëna në dispozicion të lojtarëve.
8

Kthesa vjen me dhomën e zhveshjes së Bayern Munich. Elegant dhe i rregullt, të jep idenë se ka shumë hapësira. Çdo lojtar, përveç hapësirës personale, ka edhe një fotografi personal mbi vendin ku ulet.
7

Milan pozicionohet në vendin e shtatë. Këto rritet niveli i kushteve komode. Nuk ka dollapë për lojtarët, por poltrona dhe nga një televizor për secilin.
6

Niveli përmirësohet gjithnjë dhe më shumë. Në vendin e gjashtë gjejmë dhomën e zhveshjes të Real Madrid, që nuk është kursyer aspak. Brenda ka vaska për hidromasazh dhe gjithçka tjetër, përveç posterave të personalizuar për lojtarët.
5

Modern, funksional. Dhoma e zhveshjes e Manchester City mund të përmblidhet në një fjalë: e mrekullueshme.
4

Në vendin e katërt është pjesa tjetër e Mançesterit. Ajo më fituese. Dhoma e zhveshjes e United është frikësuese për kundërshtarin dhe paraja e djajve.
3

Në vendin e 3-të pozicionohet dhoma e zhveshjes e PSV. Me të vërtetë mbresëlënëse. Një përzierje mes futurizmit dhe historisë. Komode dhe funksionale: e shkëlqyer.
2

Një llambadar ekstra luksoz dhe stola elegantë që shoqërojnë vende ku ulen lojtarët. Vendi i dytë i shkon Porto-s.
1

Në vendin e parë, dhe nuk mund të ketë dyshime, pozicionohet Juventus. Brenda “JStadium” gjen çdo komoditet të mundshëm. Televizorë gjigantë dhe një stil modern dhe absolutisht tërheqës. Me pak fjalë, në lartësinë e “Zonjës”.
