Zgjedhjet e nëntat parlamentare në Shqipëri që prej vitit 1991, janë fituar nga Partia Socialiste, e cila ka siguruar mbi 70 mandate deputetësh, çka mund të krijojë e vetme qeverinë.
Nga ndarja e mandateve në rang vendit, Partia Socialiste ka siguruar 73 mandate, PD 43 mandate, më pak se në zgjedhjet e vitit 2013. LSI ka siguruar 19 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD-ja e Skënder Gjinushit ka siguruar 1 mandat, duke u rikthyer në Parlament pas së paku dy legjislatura.
Këtë vit në zgjedhje janë regjistruar vetëm 18 subjekte zgjedhore. Parti të reja të krijuara dhe që shpresohej të merrnin mandate nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat si Partia Libra.
Partia që ka siguruar më pak vota deri më tani është Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, e cila ka arritur të sigurojë vetëm 255 vota.
Ndarja e mandateve në 12 qarqe:
Qarku Berat: PS-4 mandate, PD-1 mandat dhe LSI-2 mandate
Qarku Dibër: PS-2 mandate, PD-2 mandate, LSI-1 mandat dhe PDIU-1 mandat
Qarku Durrës: PS-8 mandate, PD-4 mandate dhe LSI-2 mandate
Qarku Elbasan: PS- 7 mandate, PD-3 mandate, LSI-2 mandate, PDIU-2 mandate
Qarku Fier: PS-10 mandate, PD-4 mandate dhe LSI-2 mandate
Qarku Gjirokastër: PS-3 mandate, PD-1 mandat, LSI- 1 mandat
Qarku Korçë: PS-6 mandate, PD-4 mandate, LSI- 1 mandat
Qarku Kukës: PS merr 1 mandat dhe PD 2 mandate
Qarku Lezhë: PS-3 mandate, PD-3 mandate, LSI-1 mandat
Qarku Shkodër: PS-4 mandate, PD-5 mandate, LSI-1 mandat, PSD-1 mandat
Qarku Tiranë: PS-17 mandate, PD-12 mandate, LSI-4 mandat, PDIU-1 mandat
Qarku Vlorë: PS-8 mandate, PD-3 mandate dhe LSI-1 mandat.
