Basha me zyrtarin e KE: Ka mbështetje rekord për programin tim

Rovena Cerka

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë online me zv.Presidentin e Komisionin Europian njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, z. Margaritis Schinas.

Biseda është përqendruar në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, përpjekjeve që duhet të bëjë vendi për t’u anëtarësuar në Union dhe vizionin e kryeopozitarit mbi këtë proces.

Gjatë fjalës së tij Basha ka thënë se  “pa integrimin europian të Shqipërisë nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës” gjithashtu  u shpreh I bindur se ai dhe ekipi i tij do të jenë në gjendje të realizojnë antarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu kryedemokrati nuk la pa përmenduar as situatën e Kosovës të cilët sipas tij I kanë plotësuar të gjitha kushtet për për heqjen e vizave.

“Këto zgjedhje kanë të bëjnë me ecjen përpara të së ardhmes në BE, ose për të vazhduar qëndrimin në vend numëro siç kemi bërë këto 8 vite. Këto zgjedhje nuk janë një luftë personale midis meje dhe kundërshtarit tim, por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Siç kanë nënvizuar dhe vazhdojnë të nënvizojnë çdo ditë Komisioni dhe Këshilli dhe partnerët tanë strategjikë në SHBA.

Ka një mbështetje rekord për programin tonë për planet tona , nga të rrinjtë studentët, siëprmarrësi të vegjël dhe të mesëm, nga fermërë të cilët kuptojnë se rruga drejt të Be  është një rrugë që do të bëjë të mundur që mes qeverisë së re të ketë poltikën e subvecionimit, të modernizimit dhe aftëssisë jo vetëm për ti sjellë ato prodhime në fitim në tgregun kombëtar por edhe për të eksportuar produketet tona të mrekullushme në tregun ndërkombëtar. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj, unë jam shumë optimist se pas 25 prillit ajo që kemi bërë së bashku në të kaluarën është plotësisht e suksseshme dhe keni të drejtë nuk duhet të jemi modest. 150 kushte nëse e mbani mend, 150 kushte  të cilat duhet të plotësoheshin për tu hequr vizat.

Meqënëse jemi te liberalizimi I vizave e di se është një çështje që përfshin Dialogun  e Prishtinës dhe Beogradin dhe unë besoj se kushtet për liberalizimin e vizave janë përmbushur. E di që nuk është duart tuaja e di që nuk është në duart e komisionereve por mendoj se është koha që mos lejohet që Kosova të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë liri të lëvizjes. Ata kanë bërë disa hapa para, kanë zhvilluar zgjedhje model, sapo zgjodhën një grua si Presidente, znj. Osmani sapo u zgjodh Presidente”- tha Basha.

Share This Article
6 Comments
  • Foli me foton e ejropjanit, apo me atë vetë? Sa minuta foli europjani, që nga emri duket grek? Mu duk video e montuar, madje keq

  • MARGARITIS SHKINA … VENZELLOSI TAKOHET VIRTUALISHT ME LUL KODOSH BAKOJANISIN E OTRANTOS.

    Otranto do ta bejne “Shqiperine 1 Euro” te Sales per shqiptaret dhe multimilioneshe per xhepat e “ Bandes se Gangstereve” te vete politike, biologjike, oligarkike dhe mediatike…

  • Ai qe ka folur me ty eshte nje naziskin , sikurse ti me Saline , i kemi pare edhe here te tjera , nuk na cudit . Fitorja e E.Ranes , megjith kusuret e shumta qe ka , eshte me se e sigurte , sado qe te llapni .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *