Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Policia është njoftuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 për ngjarjen.
“Ju lutem është një i vdekur këtu në zonën e Ali Demit, tek një magazinë”, mësohet të ketë njoftuar një qytetar policinë e cila kur ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur të vrarë shtetasin me iniciale S.M., 50 vjeç.
Sipas policisë ai kishte një plagë arme gjahu në kraharor dhe dyshohet se është vetëvrarë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 02.07.2017, rreth orës 20:00, ka ardhur një telefonatë tek 112, se në zonën e Ali Demit, në një magazinë është një shtetas i vdekur.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët kanë konstatuar se në një magazinë ndodhej i vdekur shtetasi S. M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor.
Pranë trupit të viktimës gjendej një armë gjahu. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka kryer vetëvrasje. Po punohet për zbardhjen e shkakut.
