Këtu jetojnë shumë dykëmbësha me gjak të helmuar!

Leda Hysa

Negociatat ende,

nuk kanë përfunduar,

po këtu ka njerëz,

me gjak të helmuar!

 

Njerëz që Atdheun,

e qëllojnë me gurë,

duan negociatat,

të mos hapen kurrë!

 

Komisioni thotë,

punë e lavdëruar,

mirëpo birbot thonë,

asgjë s’është plotësuar!

 

Ne që duam vendin,

nuk jemi të dehur,

ministrat e jashtëm,

ende nuk janë shprehur!

 

Dihet nga të gjithë,

nuk është aq e lehtë,

t’i bësh në një mëndje,

plot njëzet e tetë!

 

Po këtu ata,

me gjak të helmuar,

për një lajm të keq,

janë të lumturuar!

 

Pjesa më e ndyrë,

e rracës shqiptare,

këtë lumturi,

nuk e fshehin fare!

 

Vetiun e tyre,

hiç nuk e maskojnë,

dalin në ekrane,

edhe bilbilojnë!

 

Mohojnë e mohojnë,

çdo arritje tonën,

flasin sikur flet,

Lulashi me Monën!

 

Dihet që ata,

s’duan përparim,

se çdo gjë e lidhin,

me emrin Edvin!

 

Nëse ato hapen,

o ti krye-pleh,

s’hapen për Edvinin,

po hapen për ne!

 

S’hapen as për ju,

more maskarenj,

se jini parallinj,

shumë të mëdhenj!

 

Me paret që kini,

jini në Europë,

veç popull’ i shkretë,

lëngon poshtë në gropë!

 

Ministrat e Jashtëm,

janë gjithë orekse,

edhe për mosçeljen,

mund të gjejnë pretekste!

 

Ata asnjëherë,

s’na i kanë bërë mbarë,

po ne-këtu brenda,

jemi të përçarë!

 

Një kusht kryesor,

fiks për këtë ditë,

qenë dhe marrëdhëniet,

pozitë-opozitë!

 

Vendi në Qershor,

do të qe në festë,

nëse opozita,

s’do qe në protestë!

 

Neve na djeg kot,

Europa plakë,

jo më kur sheh vendin,

në zjarr e në flakë!

 

Dihet që këtu,

s’janë ndëshkuar vjedhjet,

janë djegur mandatet,

janë braktisur zgjedhjet!

 

Me luftë-opozita,

vendin kërcënon,

kjo gjë negociatat,

aspak s’i ndihmon!

 

Ç’gjarpërinj që rrit,

Shqipëria ime,

fluturojnë nga gazi,

kur kemi dështime!

 

Dhe Maqedonia,

luftë kundër çdo horri,

sa kundër Gruevskit,

fletë arresti nxori!

 

Si Zot i paprekshëm,

na dukej ky pis,

por u tremb nga burgu,

ndaj u arratis!

 

Dhe këtu ku ka,

korrupsion e dhunë,

ca urdhër-arresti,

do të bënin punë!

 

I njohin shqiptarèt,

lista është e gjatë,

tek ish pushtetarët,

ka plot kandidatë!

 

Tek ish pushtetarët,

dhe këta që janë,

mund të mbushen plot,

gjithë burgjet tanë!

 

Ndaj edhe Reforma,

për vdekje i tremb,

po s’pati ndëshkime,

para s’shkon ky vend!

 

E sigurt që burgjet,

do t’i popullojnë,

ata që me luftë,

sot na kërcënojnë!

 

Duhet drejtësisë,

t’i rikthehet vula,

fut nja dhjetë në burg,

të gjithë bëhen pula!

 

Fut nja dhjetë në burg,

por jo fukarenjtë,

njerëz të  pushtetshëm,

dhe paramëdhenjtë!

 

A.DUKA

Share This Article
13 Comments
  • HALLALL QUMESHTI N E N E S O ARBEN DUKA GJIROKASTRITI.
    -KA 29 VJET QE KTA HAJDUT PO VJEDHIN KETE VEND DHE NUK PASKAN TE NGOPUR.PERDITE NUMUROHEN VILAT,MAKINAT E SHTRENJTA…DHE DREHTESIA NUK VEPRON.
    -POPULLI THOT”AI QE BERI SHTEMEN I VURI DHE VJEGEN”.QE DO TE THOT ME PARE SE TE VIDHTE I VURI ILAÇIN DREJTESISE ME KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE,DUKE JU THENE:.”HANI JU ME JEPNI DHE MUA..ME MBRONI MUA ..”DHE TASHME NUK JA BEN SYRI TERR,FARE,FARE.
    -GRUEVSKI MAQEDONISE MORI ARRATIN PER 600.000 € QE BLEU NJE MAKINE PER M.BRENDESHME PACTENDER,NDERSA TEK NE U VODHEN 23O.MOL.EURO,U VRAN 26 NE GERDEC,4 NE SHKODER,4 NE BULEVARD QE DIHET KUSH I VRAU MJAFTON TE THUHET” KUSH URDHEROI TE HAPET ZJARR”.DHE DIHET KUSH:NE PD DIHET KUSH URDHERON PER GJITHSHKA,PASI AI DEJURE NUK DI 7×7=42.
    -PRA 2B JANE TURPI I KOMBIT TONE.THEMI KOMBI PASI PO DALIN FAKTE QE ESHTE BERE NAMI EDHE ME UÇK-ATJE E KETU.FLM BENI,FLM D I T A..!

  • Muti te ndjekte nga do shkosh ne esfel .Nga qe ske horizont te flasesh me argumenta flet si pis o shahist

    • Tushi Rrushi, bravo! Po se per cfare duhen argumentat kur mutit enverist i vjen era qysh aty larg vetem ti e di.

  • E more Ethem Lalaj!edhe ti matematiken e thekhe me mire se Luli.Per 29 vjet ja ven fajin opozites kur ne pushtet plot 15 vjet e gjysem ne ushtet ishte e majta perfshi ketu qe 6 vjet i ka Rama yt i famshem”lideri boteror “qe dhe sot e kesaj dite thote qe fajin e ka Berisha,njelloj si ti dhe shoket tuaj .

  • Nuk e di nese Beni ka harruar apo nuk i leverdis ta thote qe ne 2012 ishte pikerisht Rama me suiten e tij ku perfshihet dhe Beni qe nuk donin qe Shqiperia te futej ne Europe duke bllokuar 3 ligjet dhe duke propoganduar se ne nuk e meritonim dhe vetem 2 muaj pasi Rama bashke me Bnin erdhen ne pushtet kerkuan qe te hyjne ne BE a thua qe kishin bere nje pune kolosale per 2 muaj dhe cdo gje ndryshoi si me magji.

  • Gjarperin dy kembesh me gjak te helmuar,
    e ke ne kryeministri or ti Duka i zgjuar,
    nuk godet populli Atdheun me gur jo,
    por po godet Gjarperin qe Atdheun helmo,
    Gjarperi helmues qe po helmon Shqiperine,
    eshte Ed Rama qe si Helm ka Varferine.

  • ´´Cuditerisht´´.ke harruar ti thurresh vargje,lepiresit te perjetshem te kembeve te karrigeve,kushos tend te afert,dukes se krimit,sic thoshte saliu,por qe tani po e pallon ne oborrin e kulles se tij,duke i premtuar.
    Besojme vjershetori ´´parimor´´,qe vargjet e ardheshme,do ti thurresh per portretin,apo me sakte per karikaturen duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *