Këtu nuk ka drejtësi!

redaktor

Letër e nënshkruar,

nga Faik Xhani

Zotërinj të redaksisë së gazetës DITA, ju lumtë. Po bëni një punë të vyer. Po ju shkruaj si më poshtë: Nuk u besova veshëve dhe syve kur pashë dhe dëgjova se Fullani doli nga paraburgimi me arrest shtëpie. Nuk mund ta kuptoj këtë qëndrim të atij trupi gjykues, por një gjë e kuptoj më së miri, se midis prokurorisë dhe gjykatës ka një hendek të madh, se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Për mua dhe për pensionistët e Shqipërisë nëse duhet të dënohet njeri për skandalin BSH, ai është Fullani. Turp për drejtësinë, turp për KLD. Kot që i bën hije karriges edhe presidenti i Shqipërisë që lejon kësi llojë gjyqtarësh. Sille nga të duash, Fullani nuk i shpëton drejtësisë. Ai para së gjithash duhet të ruajë thesarin e shtetit pastaj politikat e tjera. Ku shkuan 15 mijë firmat e peticionit? Ku humbi zëri i qindra protestuesve? Si duket edhe politikanë e qeveritarë janë përlyer me çorbën e prishur të Fullanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *