Pas 19 vitesh shërbim në qytetin e Prizrenit, ushtarëve të KFOR-it iu dha lamtumira e largimit. Gjermania dhe ushtria e saj (Bundeswehr-i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë.
Pas një pranie gati 20-vjeçare në Prizren, Bundeswehr-i e transferon angazhimin e tij në Camp Film City në Prishtinë dhe mbetet edhe më tej i aktiv në kuadër të KFOR-it.
Në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngrihet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Për ta shënuar këtë ditë në Kosovë do të qëndrojnë Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn.
Të dy së bashku do t’i thonë lamtumirë kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren dhe në mënyrë simbolike do të hapin Parkun Invativ dhe Trajnues „ITP Prizren“, për të cilin shfrytëzohet kampi fushor në Prizren.
o.j/dita

TA VEJNE BAZE USHTARAKE .. DHE TE ARMTOSEN SA ME SHUME .. RAMA SPO BEN ASGJE KUR FORCAT E MALIT TE ZI I BASHKOHEN SERBISE …. SHQIPERIA DUEHT TE BEJE BAZA USHTARAKE NE KUFIJ ME KOSOVEN DHE TI NDIHMOJE NE RAST SE SERBET FUTEN ME DHUNE …
E me ç’ti ndihmoje mer Eliot ? Apo me skuadren e futbollit.
Shqipot presin ndihme nga te tjeret po u be lufte
Shqiperia per 30 vjet kishte kalin e trojes ose ma konkretisht mushkun e Vicidolit qe e shkatrroi nga brenda cdo qelize mbrojtje.Tue e lane ne meshire te fatit te mbrohet me ushta,hunje, shkopinje e kallama.Kemi perfundue ne meshiren e te tjerve.Te ardhurat nga shitjet e aleteve ushtarake i gezon i biri tije ne verandat ma te bukura te planetit.