Aktorja e njohur, Nicole Kidman, është shprehur se do të heqë dorë nga ndërhyrjet estetike. Australianja thotë se dëshiron të ketë mundësinë të buzëqeshë e të vrenjtet pa e vrarë mendjen.
“Nuk ka më kirurgji plastike për mua. E kam provuar botoksin dhe për fat e kam ndërprerë atë, kështu që më në fund do të jem në gjendje që ta lëviz fytyrën”, ka thënë Kidman.
Aktorja nuk e ka pranuar për një kohë të gjatë se kishte kryer ndërhyrje, pavarësisht ndryshimeve të dukshme në fytyrën e saj.
