KiE: BE t’i qëndrojë angazhimit, të mbështesë vendet e gatshme për t’u bashkuar

Ornela

Presidenca rumune e Këshillit të Bashkimit Evropian ka bërë një deklaratë mbi ecurinë e unionit ku duke kundërshtuar zërat për mos-zgjerim të BE-së, thekson se “Politika e zgjerimit është një nga politikat më të suksesshme të BE-së”.

Ndërkohë që pritet të jepet vendimi në qershor për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Presidenca e KE thekson se BE duhet të  mbajë angazhimin e saj për të mbështetur vendet e gatshme për t’u bashkuar me të.

Pjesë nga deklarata:

“Politika e zgjerimit është një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Ne besojmë që Bashkimi Evropian duhet të mbajë angazhimin e tij për të mbështetur vendet e gatshme për t’u bashkuar me Bashkimin Europian në konsolidimin e institucioneve të tyre dhe zhvillimin ekonomik dhe social; një bashkëpunim i fuqishëm me vendet e rajonit në fushat e migracionit dhe sigurisë do të krijonte një shoqëri më të sigurt për të gjithë ne. Një perspektivë e besueshme e pranimit mbetet një faktor thelbësor në procesin e promovimit të pajtimit dhe stabilitetit në kontinent”.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • u falemi nderit rumuneve . do te shtoja se, ka ardhe momenti, qe nese be-ja (dhe usa) na thone; “keni akoma pune per te bere”, te ngrihemi si nje trup i vetem dhe t’i japim ultimatum; “ose mbani premtimet kundrejt kombit shqipetar, ose ju shpallim qenefet e ..NJEREZIMIT” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *