Projektrezoluta për Kosovën u miratua në Komisionin e Jashtëm të Asamblesë së Këshillit të Evropës. Rezoluta u hartuar nga Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në BE.
Drafti fillestar pësoi ndryshime të thella rrugës për shkak të ndërhyrjes së Serbisë. Në Komision janë hedhur poshtë të gjitha amendamentet e Kosovës që i prezantoi Shqipëria.
Delegacionit të Kosovës nuk iu lejua fjala, me arsyetimin se raportuesi Conde nuk ishte prezent. Në ora 15 fillon seanca e Asamblesë, ku të njëjtat amendamente do t’i paraqesë Suedia, mirëpo pa përkrahjen e Komisionit.
Delegacioni i Republikës së Shqipërisë ka kërkuar heqjen e amendamenteve të kërkuar nga Serbia për rolin e UNMIK-ut, dhe ka kërkuar fuqimisht evidentimin e rolit të Autoriteteve të Kosovës, pasi veçanërisht për bashkëpunimin me EUROPOL-in ka kompetenca Policia e Kosovës dhe EULEX-it.
Këto qëndrime janë hartuar nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Namik Dokle, në bashkëpunim të ngushtë me Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti dhe Xhavit Haliti. /Dita/