Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mbërrin sot në Tiranë, në një mision monitorues për procesin parazgjedhor. Delegacioni kryesohet nga ish-palrmanetari italian Luca Volonte dhe ka si mision vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore.
Gjatë qëndrimit dyditore në Tiranë, delegacioni do të zhvillojë takime me presidentin Buajr Nishani, kryeministrin Sali Berisha, si dhe kryetaren e KQZ-së, Lefterie Lleshi.
Gjithashtu, takime do të zhvillohen edhe me kryetarët e partive politike, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile.
Ky mision para monitoruese do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë.
