Raportuesit për Shqipërinë në Këshillin e Evropës kanë mbajtur mëngjesin e së enjtes një konferencë për shtyp, duke bërë një ekspoze të takimeve të zhvilluara me zyrtarët e lartë shqiptarë gjatë misionit disaditor në Tiranë.
Në fjalën e tij, raportuesi për Shqipërinë në KiE, Johnathan Evans, ka deklaruar se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë përsa i përket zgjidhjes së problematikave të saj.
“Ne kemi zhvilluar takime të nivelit të lartë. Ne shohim një mundësi të veçantë për Shqipërinë që të adresojë problemet e saj”, ka deklaruar Evans, i cili ka ftuar qeverinë dhe opozitën që të bashkëpunojnë për të realizuar detyrimet e anëtarësimit.
Duke nënvizuar se vizita e misionit u zhvillua në një kohë kur pritet vendimi për dhënien e statusit kandidat, zoti Evans ka bërë thirrje që të arrihen sa më parë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.
Në këtë drejtim, ai e ka vënë theksin edhe tek raporti i fundit i Transparency International, i cili sipas tij ka paraqitur “të dhëna shqetësuese” për korrupsionin në vend.
“Qeveria e re e ka bërë luftën ndaj korrupsionit prioritet. Jemi të interesuar të shohim masat që do të marrë. Do të jetë mbi rezultatet konkrete që Brukseli do të bazohet”, ka shtuar Evans.
/ Top Channel

Po nuk vajten ne burg dhe tu meren te gjitha pronat se ato nuk jan te tyre, por tonat….Nuk luftohet korupsioni….Dhe duhet te filloj nga majae piramides……
Dhe me siguri do teket rezultate se kaq te hapura sa i ka bere gjerat saliu nuk eshte e veshtir te gjehen plus qe me kto qe po ndodhin eshte e nevojshme dhe eshte shum mir qe eshte prioritet.
Qeveria e re ka treguar te kete vullnet per zero tolerance ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe po ndermerr masa, por duhet kohe per te pare edhe efektet pasi ne kemi trasheguar nje sistem te kalbur me korrupsionin deri ne palce.
E kemi pare me shkarkimet e panegociushme qe ka bere per personat qe kane kryer korrupsione dhe nuk kane kryer sic duhet detyren.
Lufta ndaj korrupsionit eshte edhe pjesa me e veshtire pasi te gjithe njerezit qe vazhdojne te jene ne detyre jane mesuar te punojne vetem me korrupsion dhe deri sa te pastrohet administrata nga keta, zor se do te kene efekt te gjitha reformat.
Por do kohe per tu zhbere demi i bere ne 8 vjet.
edhe ne vete shqiptaret e duam Shqiperine ne Europe, si Europa, jo vetem se do jemi pjese e BE, por sepse duam qe te kemi nje shtet ligjor si cdo vend tjeter europian. Inkurajojme qeverine tone qe te vijoje me reformat dhe te jete e palekundur per te luftuar krimin dhe korrupsionin, e dime se sa e veshtire eshte.
rezultate te sakte dokete brenda 4 viteve !! sic thojn dhe disa shprehje !! viti i ri dhe gjera te reja !! mene fund do ti lejm krimet me ket vit qe mbraron !! do kete arrestime kam nje pershtypje per ket gje dhe shpresoj qe te ndodhin sa me shpejte !! sepse ka plot kriminele qe verrdallisin neper parlament
Pasojat e politikes gjymtyese per vite me rradhe tanime jane te qarte. E megjithate, Qeveriae re e ka shprehur haptaz prioritetin e vete per ta luftuar korrupsion. Ne na mbetet vec te kemi dyrim per tu bere deshmitare te sherimit te plageve te thella te lena pas nga politikat vrastare. 🙂
jemi aq shume te semure nga sindroma( 23-vjecare) e KORRUPSIONIT sa spo na leshon dot qofte sa per te marre PAK FRYME?