Kievi: Amnisti për filorusët që dorëzojnë armët

anazapta

Qeveria e Ukrainës ka premtuar se do të ketë amnisti për aktivistët filorusë me kusht, që ata të dorëzojnë menjëherë armët. Një tjetër kërkesë ndaj tyre, është lirimi i institucioneve. Megjithë premtimin e presidentit në detyrë të Ukrainës Turcinov për amnisti, aktivistët filorusë nuk tërhiqen. Këta të fundit vazhdojnë të përforcojnë barrikadat dhe të mbajnë peng ndërtesat publike në qytetet në lindje të Ukrainës, Dinjetsk, Lugansk dhe Kharkiv. Turcinov ka bërë të qartë se nëse duan të përfitojnë nga amnistia ata duhet të dorëzojnë armët dhe të lirojnë ndërtesat. Të detyruar që të lëshojnë disa nga selitë pas ndërhyrjes së forcave speciale, militantët vazhdojnë të kenë nën kontroll selinë e shërbimeve sekrete në Lugansk dhe pallatin e administratës rajonale në Donjetsk. Qeveria e Kievit që akuzon Moskën se po planifikon këtë revoltë ka dhënë 48 orë kohë për të liruar ndërtesat në të kundërt do të përdoret forca. Disa automjete të blinduara kanë mbërritur në Luganzk. Moska nga ana e saj i kërkon Kievit që të mos bëjë asgjë të pariparueshme sepse një ndërhyrje e armatosur mund të shkaktojë një luftë civile në vend. Në këtë klimë tensioni dhe shkëmbimi akuzash ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka biseduar në telefon me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Kerri. Të dy do të takohen sërish në samitin ku do të marrin pjesë dhe Ukraina dhe Bashkimi Europian javën e ardhshme, por Uashingtoni nuk ëshët shumë optimist. Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Kievin se mbështetja ekonomike ruse ndaj Ukrainës nuk do të jetë e përjetshme, duke theksuar se Europa që mbështet aktualisht institucionet ukrainase nuk i ka dhënë asnjë euro, ndërsa Rusia që nuk i njeh si të ligjshme këto institucione, ndihmon financiarisht vendin.

Share This Article
2 Comments
  • Amerika dihet qe vetem fjale ka dhe gurin ne traste, parate kur ti shohin me dylbi do t’u japi ajo, por edhe Europa plake nje K….. e vjeter, te con ne 100 burime dhe nuk te jep uje. Ukeraines i jane keputur frenat ne disheze e nje zot e di kur do te perplaset e sa do te jete shkermoqja e saj.

  • do te ishte mire ta cilesonit qeveria e veteshpallur e kievit ose e katapultuar nga BE dhe nga USA sepse nuk eshte qeveri e zgjedhur nga populli ukrahinas pra jo legjitime?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *