Periudha e festave lë gjithmonë pas disa kile më shumë. Ata që nuk munden t’i rezistojnë ushqimit të shumëllojshëm të festave të fundvitit e gjejnë veten para pasqyrës me kopsat që nuk u mbërthehen. Por si të rikthehemi në linjat e dëshiruara? Harrojini librat me dieta apo këshillat e instruktorëve të palestrave. Në fakt nuk keni nevojë të lodheni kaq shumë, pasi tashmë është teknologjia ajo që na vjen në ndihmë.
Një studim i kohëve të fundit sugjeron se personat që i drejtohen një asistenti dixhital për të rënë në peshë janë më të motivuar në betejën kundër kileve të tepërta. Studimi ka përfshirë 69 persona të rritur, në mbipeshë, të cilët janë ndarë në dy grupe. Studimi i cili zgjati 3 vjet nxori në dukje diferencën mes personave që përdornin aplikacionet që ofron teknologjia për të rënë në peshë me ata që nuk i përdornin.
Mes aplikacioneve më të njohura për ata që bëjnë sport, si vrapimi apo matja e kalorive të ushqimeve që konsumohen.
36% e atyre që përdorin aplikacionin dixhital në smartphone u dobësuan më shpejt se grupi tjetër, duke humbur 5 për qind të peshës brenda tre muajve të parë. Ndërsa te grupi tjetër nuk u vu re ndonjë ndryshim i madh në peshë.
Sidoqoftë, para se të kërkoni aplikacionet që ne ju rekomandojmë për të rënë në peshë, më parë shijoni festat. Me asistentin tuaj dixhital prezantohuni pas pushimeve dimërore.
40-30-30
