Pas festave të fundvitit, të paktë janë ata që nuk e ndiejnë veten paska të rënduar. Për të hequr ato kilet që shtohen me shpejtësi brenda pak ditësh, mjekët nutricionistë rekomandojnë dieta të ndryshme. Një prej tyre është ajo e kivit. Fruti i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë garanton rënie në peshë, me kushtin që të menuja të shoqërohet me shumë ujë dhe të shmanget konsumi i pijeve alkoolike.
Ja programi javor për reduktim te peshës dhe pastrim të organizmit nga tepricat ushqimore.
Mëngjesi është i njëjtë për të gjithë javën
Çaj me një gjysmë portokalli të shtrydhur, dy feta bukë integrale, 2 lugë marmelatë dietike ose një lugë kafeje mjaltë, 3 kivi dhe një gotë lëng ananasi të shtrydhur.
E hënë
Dreka: 450 gr fruta (përjashto bananet, rrushin dhe fiqtë), 1 gotë lëng të shtrydhur kivi dhe një çaj dietik.
Zemër: një portokall, dy galeta orizi, çaj apo kafe pa sheqer.
Darkë: sallatë me domate dhe finok, 150 gr gjoks pule me salcë curry, një pjatë me perime të ziera, të spërkatura me pak lëng limoni.
E martë
Dreka: 100 gram proshutë, 10 gram djathë kaçkavall, sallatë mikse, lëng kivi të shtrydhur.
Zemër: 2 feta bukë të thekur, një filxhan çaj apo kafe pa kafeinë.
Darka: Supë me kungull, 200 gram peshk të pjekur në avull, 40 gr bukë integrale, sallatë jeshile me uthull molle.
E mërkurë
Dreka: 60 gr makarona integrale me domate, një pjatë me perime të pjekura në zgarë, lëng kivi i shtrydhur.
Zemër: 125 gr kos pa yndyrë, çaj apo kafe pa sheqer.
Darka: 200 gram gjoks pule, sallatë me karota dhe finok, pana kota me salcë kivi, 40 gramë bukë integrale.
E enjte
Dreka: 100 gr gjizë me 200 gr fasule dhe 2 domate, 2 kivi, 1 qitro.
Zemër: Një pako biskota integrale cracker, çaj apo kafe pa sheqer.
Darka: Supë perimesh me borzilok (pa patate dhe bathë), 200 gram fileto salmoni të pjekura në skarë ose në avull me pak limon, 2 patate të ziera (50gr).
E premte
Dreka: 50 gr makarona me ton, 300 gr lakër dhe kastraveca, çaj diuretik.
Zemër: një racion luleshtrydhe dhe kivi, çaj apo kafe pa sheqer
Darka: Supë me qepë e domate, 150 gr sardele, 200 gr sallatë mikse.
E shtunë
Dreka: 50 gram makarona integrale, 200 gr sallatë jeshile, një lëng kivi, çaj diuretik.
Zemër: një mollë
Darkë: supë me kungull, 150 gr merluc me limon, një pjatë perime zgare (patëllxhane, domate, speca dhe kunguj).

duhet te kesh sherbyese qe tw besh kete kure