Kili nënshtron Australinë

anazapta

Brazili mbetet tokë e amerikano-jugorëve, me Kilin që nënshtron Australinë në vetëm 13 minuta, përpara një publiku të zjarrtë duke hedhur kandidaturën e tij për kalimin në 1/8. Skuadra e Sampaolit fitoi 3-1 sfidën e saj duke i bërë një start të shkëlqyer takimit, të cilin e vë në shinat e duhura brenda pak sekondave, me Aleksi Sanchez që çon peshë impiantin në minutën e 12-të, ndërsa në të 14-tën, Valvidia nuk lejon tifozët e tij as të ulen pasi shënon dhe të dytin me një goditje perfekte.

Porta e kangurëve duket sikur është shndërruar në një xhep të madh, nga i cili nxjerr vetëm gola, aq sa numri i tyre mund të thellohet dhe më shumë në minutat që pasojnë, por kilianët duket sikur rezervohen. Tim Cahill kaq kërkon dhe në të 34’ shkurton diferencën për të tijtë, ndërsa dy minuta më pas sheh t’i ndalet topi nga këmbët e portierit të Real Sociedadit, Claudio Bravo.

Takimi është i tëri zjarr dhe rastet nuk mungojnë, megjithatë pjesa e parë mbyllet 2-1, ndërsa në pjesën e dytë Bresciano në të 55-tën i afrohet golit të barazimit, por Bravo meriton sërish një bravo për ndërhyrjen. Në të 61-tën është Wilkinson që bën portierin për Australinë, duke larguar një goditje të Vargas mbi vijën fatale. Minutat e mbetura janë shumë spektakël, por vetëm një gol me Besajaur që shënon dhe të tretin me një goditje nga distanca. Kilianët fitojnë 3-1 dhe pozicionohen tashmë të dytët në renditje menjëherë pas Holandës, duke lënë pas Spanjën, me të cilën tashmë duket se do të rivalizojnë për kualifikim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *