Zyrtarët amerikanë thonë se kanë raporte të inteligjencës që sugjerojnë se Rusia ka një listë të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe” në rast të një pushtimi, raporton BBC. (Kliko)
Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i SHBA-ve në OKB në Gjenevë pohoi se pas pushtimit, Rusia do të aplikonte tortura apo “zhdukje njerëzish”.
Ambasadori pretendoi se objektivat do të përfshinin disidentët rusë dhe bjellorusë në mërgim në Ukrainë, gazetarë dhe aktivistë kundër korrupsionit si edhe pjestarë të minoriteteve të ndryshme.
“Në mënyrë të veçantë, ne kemi informacion të besueshëm që tregon se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve të identifikuar për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një pushtimi ushtarak”, thuhej në letër.
Crocker nuk dha detaje mbi natyrën e inteligjencës që solli këtë vlerësim, – shkruan BBC.
n.s. / dita

Ne liste ka dhe shqiptare-Lym Tutti,Sac Tironci,Liza Qymyri…
Njerezit, sidomos brezi i ri, nuk e dine se lista te tilla eleminimi njerezish dhe burgosje e tyre ekzistonin tek te gjitha shtetet europiane para L2B si dhe gjate Luftes se Ftohte! Si ato Lindore, ashtu dhe ato Perendimore! Pas 1990-es keto lista e humben kuptimin, biles hartuesit e tyre u mundan ti fshihnin nga turpi, dhe arriten deri diku kete! Nderkohe qe ne shumicen e shteteve te vogla Lindore te tilla lista u zhduken thuajse teresisht, (vetem Polonia e ndonje vend tjeter vazhduan deri diku me te tilla lista), ne vendet perendimore europiane keto lista vazhduan te mbahen dhe mbahen sot e kesaj dite! Mijra deri dhjetra mijra qytetare te ndryshem, vendas a te huaj, katalogizohen nw sejcilin prej vendeve europiane perendimore dhe mbahen nen survejim te vazhdueshem ilegal, per arsye politike, ku hyjne pikpamjet e tyre fetare, politike, ideollogjike, ekonomike, shkencore, teknike! Vetem nje pjese shume e vogel e tyre paditen ne fund perpara gjykatave te vendit per ato arsye qe jane survejuar e katalogizuar! Nje pjese tjeter e tyre paditen kot per gjera te tjera te kota, thjesht per te justifikuar survejimin e tyre, nwse diku rrjedh ndonje e fshehte ne media dhe ne publik!
Pervec kesaj, qysh me krijimin e shtetit shqiptar e deri me sot, Italia, Anglia, me pas Gjermania dhe Amerika, (nuk e di nwse edhe Franca dhe Rusia, apo sot Izraeli) katalogizojne thuajse te gjithe politikanet shqiptare te karrieres, por edhe figura gazetaresh dhe te shkences, mw se shumti permes te dhenave qe marrin nga ambasadat e tyre, por edhe kanale te tjera te brendshme e te jashteme, sot edhe internetit. (Gazeta DITA ka sjelle pak materiale mbi keto katalogizime.)
Nuk e di mire, por ka mundesi qe kete katalogizim mund ta bente edhe Shqiperia per figura politike ne Itali!