Autori i një vrasjeje të trefishtë dy vjet më parë në Blinisht të Lezhës dhe i dyshuar për vrasjen e dy personave pak ditë më parë në Milano, i ka bërë rezistencë policisë italiane.
Bëhet fjalë për Kastriot Zhubën.
Policia ia ja ka dalë mbanë ta vërë në pranga atë vetëm me ndihmën e kalimtarëve të rastit.
Policia italiane ka publikuar videon e çasteve të arrestimit të tij.
Në pamjet e publikuara, Zhuba është përpjekur të bëjë rezistencë, duke mbyllur disa herë derën e makinës dhe madje duke e nisur për pak automjetin e drejtuar prej tij.
Është dashur rreth një minutë përpjekje e policisë, derisa e ka vënë në pranga vrasësin e tre personave në Lezhë dhe të dyshuar për dy vrasje të tjera në Itali.
Makina ku u ndalua Zhuba i përkiste njërit prej viktimave të të shtënave të mbrëmjes të së enjtes, shtetasit maroken Ibrahim Sharara.
Dyshimet janë se ky i fundit është vrarë vetëm pse ka asistuar direkt në ekzekutimin e 41- vjeçarit Arben Kthella dhe në plagosjen e kushëririt te tij Mondi Kthella.

KALBENI NE BURG PLEHREN!!!
I gjori ,tani e shikon Diellin njè ore ne dite deri ne percielljen tek banesen e fundit.
me mire ta kishit vrare …ci do mer … mbushen burgjet plot me keta lloj robish….
jo KILLERI ,o injorant por ,,vrasesi,, se na mbytet me llafe te huaja