Kim Basinger mbushi 60 vjeç këtë të dielë. Prej 30 vjetësh është një ndër ikonat më sensuale të kinemasë botërore, ndërsa u bë e njohur falë interpretimit të saj në filmin “Nëntë javë e gjysmë” përkrah Mickey Rourke. Çmimi “Oscar”, të cilin e fitoi në vitin 1998 si aktorja më e mirë jo protagoniste në filmin “L.A. Confidential”, ishte një vlerësim dhe konfirmim edhe për cilësitë e saj interpretuese. Basinger numëron dy martesa në jetën e saj, e para me Ron Snyder, me të cilin u divorcua në vitin 1993 dhe e dyta me Alec Baldwin që përfundoi në vitin 2002./D.GJ.


