Pas takimeve të njëpasnjëshme me krerët e opozitës dhe anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Takimi mes ambasadores dhe Ruçit u zhvillua në zyrën e kryeparlamentarit, në Kryesinë e Kuvendit. Temë diskutimi mendohet se ka qenë Reforma Zgjedhore, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Ulsi Manja, kryetar i Komisionit te Ligjeve.
Këto takime vijnë në një kohë kur ambasadorja Kim ka bërë deklarata të forta për Reformën në Drejtësi, si dhe tri ditë para afatit të përmbylljes së Reformës Zgjedhore me dakordësinë e të gjitha palëve politike
l.h/ dita

Zonja Ambasadore,mire qe po luftoni me hajnat e politikes shqiptare.per reformen ne drejtesi,mbasi çoni ne vend ate investim qe ka bere SHBA dhe parate e taksa paguseve amerikane.Shpresa e nje populli ka mbetur ne doren tuaj.Jeni ne kushte kur kjo klase politike 30 vjeçare eshte aq e koruptuar,aq e poshter,aq e djallezuar sa me te gjitha format,menyrat,e makinacionet do beje qe ta shkateroje investimin e SHBA dhe BE ne keta 4 vjet.Guximi Juaj eshte shpetimi i je populli nga varferia,nga liria,nga poshterimi i mafjes,i oligarkeve qe ka pushtuar Shqiperine.
Kodi zgjedhor,eshte po kaq i rendesishem,per kete komb.Po u votua me kete kod qe edhe sipas batheve do mbetet ne fuqi nga mareveshjet e fshehta Edvin Lulezim,atehere do kete bojkot dhe asnje zgjidhje.Edhe kjo teme eshte thembra e Akilit.
Me mire znj.Ambasadore eshte qe here pas here te krijoni nje model komunikimi me popullin.Kjo do ti trembte shume mafiozet Berisha Meta Rama Basha.