Kim Jong-un, 600 milionë dollarë për jetë luksi

redaktor

Një raport i paraqitur në Korenë e Jugut ka treguar shpenzimet e mëdha të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një kohë kur populli i tij është në krizë buke.

Sipas raportit, Kim Jong Un ka shpenzuar rreth 600 milionë dollarë vetëm për të jetuar në luks, duke blerë makina të shtrenjta, kafshë të kushtueshme shtëpiake, mobilie lëkure, orë dhe alkool.
Raporti u publikua pothuajse në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe tregon shpenzimet brenda vitit 2013. Kjo shifër e madhe është dy herë më shumë nga shpenzimet që kryente babai i tij, Kim Jong Il, i cili vdiq dhe i trashëgoi postin të birit në dhjetor 2011.

Në raport specifikohet se nga e gjithë shuma, 25 milionë dollarë janë shpenzuar vetëm për blerjen e pijeve të vjetra alkoolike.

Share This Article
8 Comments
  • E çfare mund te themi per SAL RAM TUNG-un e Viçidolit, qe edhe mund ta kaloje kete shifer me vjedhjet qe ka bere e vazhdon I pa ngacmuar te beje edhe sot?

    • Bravo,KOREA E JUGUT!!
      Nuk ka harxhuar 600 milione,pot 6 MILIARDE DOLLARE!!!
      Do thoni ju se ku e bazoj une kete SHIFER???
      Doemos ATJE KU E BAZONI EDHE JU:
      -FUTJA PORDHES KOT!!!
      E shikojme ne Shqiperi se cfare nuk thone per Enver Hoxhen,por kane 23 vjet,qe jo vetem nuk PRODHOJNE GJE VETE,por vetem SHESIN PASURITE E NDERTUARA NE KOHEN E ENVERIT dhe fitojne MILIARDA!!!
      HAJDUTI GJITHNJE KA THIRRUR:
      -KAPENI HAJDUTIN!!!

  • Me duket si futja kot. 25 milion dollar ne vit per pije. Me nje cmim mesatar 200 dollar shishja, i takon te konsumoje 347 shishe ne dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *