Vetëm disa orë para samitit historik me presidentin e SHBA-së, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka bërë një shëtitje në qendër të qytetit të Singaporit.
Kim është fotografuar duke ecur i rrethuar nga një grup trupojash.
Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan ka postuar në të njëjtën natë një “selfie” në rrjetin social “Twitter”, në të cilën shfaqet duke buzëqeshur në krah të Kim Jong Un-it dhe ministrit të Arsimit, Ong Ye Kung.
Pak më herët në mbrëmje, autokolona e liderit korean është parë duke u larguar nga Hotel “St.Regis”, ku Kim do të qëndrojë gjatë takimit me Trump.
s.a/dita
