Mediat e Koresë së Jugut raportojnë se lideri koreano-verior Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin dhe zhdukjen nga skena politike të zyrtarëve më të lartë që morën pjesë në samitin e dështuar të Hanoi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas dështimit të samitit të dytë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Hanoi, Presidenti koreano-verior Kim Jong-un ka urdhëruar ekzekutimin e zyrtarëve të cilësuar si përgjegjës.
Kryenegociatori Kim Hiok-col është ekzekutuar në muajin mars, ndërsa Kim Jong-col, ish-krahu i djathë i Kim ka përfunduar në një kamp riedukimi. Lideri suprem nuk ka kursyer as motrën e tij të vogël, së cilës i është këshilluar të mbajë një profil të ulët në publik.
Kim Hiok-col, homolog i përfaqësuesit të veçantë amerikan për Korenë e Veriut Stefen Biegun, përfundoi i pushkatuar, së bashku me katër zyrtarë të tjerë, me akuzën se kishte spiunuar për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është publikuar nga e përditshmja e Seul, sipas së cilës Kim Jong-col, përkthyes i sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo të cilin e takoi dhe në Uashington, është dënuar me punë të rëndë në një provincë.
Fat të njëjtë ka pasur dhe përkthyesja e Kim, e cila u akuzua se kishte njollosur autoritetin e tij për një gabi, gjatë punës së saj në përkthim.
j.l./ dita

E me ke ben marreveshje zoti Trump! Po my kalama nga turinjte, kalama dhe nga mendja qe vepron si mbreteresha te ” Liza ne boten e cudirave.”