Një grup i intelektualëve të mërguar nga Korea e Veriut u mblodhën në Holandë dhe biseduan rreth kushteve të regjimit, të cilit dikur i kishin shërbyer.
Në konferencë merrnin pjesë ish-diplomatë, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Sigurisë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, por fjalimin kryesor e mbajti Jang Jin-Sung, i cili ishte në krye të propagandës gjatë diktaturës së Kim Jong-il, transmeton Telegrafi.
Gatë fjalimit, Yang bëri një pohim befasues duke thënë se Koreja e Veriut është pranë një lufte civile.
Sipas tij, ish-zyrtarët e kundërzbulimit dhe anëtarët e komunitetit të zyrës Organizative dhe Menaxhimit, (OGD) kanë refuzuar të marrin urdhra nga Kim Jong-un.
OGD që ka marrë kontrollin e vendit, sipas Jin-Sung, është çelësi i një lufte civile midis fraksioneve të ndryshme koreano-veriore që duan të ruajnë kontrollin e plotë rreth ekonomisë së këtij vendi.
Deklaratat e Jangut vijnë në një kohë kur mungesa ne publik e Kim Jong-un, pasardhësit 31-vjeçar të ish Liderit Suprem, Kim Jong-Il, po provokon kureshtjen e mediave botërore.
Jongu nuk është parë publikisht prej gati një muaji, përkatësisht që nga koha kur u mbajt ceremonia e varrimit të stërgjyshit së tij, Kim Il-Sung.
Gjendja shëndetësore e diktatorit aktual të Koresë së Veriut është aq e përkeqësuar, sa që Jong-un ka munguar gjatë muajit shator në mbledhjet e Këshillit të Lartë, ndërsa për publikun vendas është publikuar një film propagandistik, në të cilin shihet se ai mezi ecën.
“Pavarësisht shqetësimeve, Marshalli ynë vazhdon të udhëheqë kombin”, thuhej në mesazhin e videos propagandistike.
Por mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se duhanxhiu Kim është i sëmurë rëndë dhe “vuan nga hyperuricemia, hyperlipidemia, mbipesha, diabeti dhe tensioni i lartë”. /Telegrafi/

Korea e veriut eshte mbajtur financiarisht ne kembe nga korea e jugut dhe japonia cuditerisht me pretekste qesharake qe mos te sulmohen ushtArakisht paso korea e veriut ka kercenuar vazdimisht se do i sulmonte keto dy shtete neqoftese nuk do paguanin miliona dollare vit oer. Vit gje te cilen e kane bere ne menyre jozyrtare gjithmone.
Po te mos kishin financuar koreA e jugut dhe japonia kete shtet stalinist do kish rene me kohe kim il sung me xhuxhat e tjere.