Kremlini ka njoftuar se lideri verikorean, Kim Jong Un, planifikon të vizitojë Rusinë brenda 12 ditëve të ardhshme. Në një deklaratë të shkurtër, të publikuar online më 18 prill, Kremlini ka thënë se Kim synon të vizitojë Rusinë “në gjysmën e dytë të muajit prill”, pasi ka pranuar një ftesë nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Putin pritet të vizitojë Kinën javën e ardhshme, për të marrë pjesë në një forum që mbahet në Pekin më 26-27 prill, me ç’rast pritet të takohen dhjetëra krerë të shteteve në botës.
Disa organizata mediale kanë thënë se Putin mund të takohet me Kimin gjatë asaj kohe në Vladivostok, qytet në lindje të Rusisë, në afërsi me kufirin verikorean.
Njoftimi i Kremlinit vjen teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke shtyrë përpara idenë e të arriturit të një marrëveshjeje për denuklearizimin e Gadishullit Korean.
Të dyja samitet e mbajtura në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, kanë dështuar që të arrijnë rezultat.
v.l Dita
