Kim Kardashian ka një thirrje për Kongresin Amerikan

Leda Hysa

Pas sulmit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një shkollë në Florida, ku mbetën të vdekur 17 nxënës, personazhe të famshëm kanë bërë thirrje për kontroll më të rreptë të armëve.

Në mesin e tyre është edhe Kim Kardashian, e cila në rrjetin social Twitter i ka bërë thirrje Kongresit që të mbrojë amerikanët nga dhuna e pakuptimtë nga armët.

Fëmijët tanë ua lëmë në dorë mësuesve tanë që t’i mbajnë të sigurt derisa të jenë në shkollë. Lutjet nuk arrijnë ta bëjnë këtë, aksioni e bën. Kongres ju lutem bëni punën tuaj dhe mbrojini amerikanët nga dhuna e pakuptimtë nga armët”, shkruan Kardashian.

Adoleshenti që i mori jetën 17 personave në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë dhe u arrestua një orë pas masakrës.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • duhet shume kujdes me nxenesit deri ne adoleshence.nese i sillesh eger ata behen agresive.eshte sikur i thua nje femije te vogel mos e beje kete ai e ben.Sikur te mos i thuash asgje, ta lesh te lire e te qete ai nuk ben asgje.ka liri mendimi e veprimi.Nuk e di cfare edukojne neper shkolla a ne familet e tyre.Nuk e di se c`ka be famila e ketij qe masakroi sa shum bashkemoshatare.femijet nese i frenon bejne te kunderten e asaj qe i thua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *