Kim Kardashian është shfaqur e mbuluar në një seri fotosh të realizuara për një revistë luksoze femërore në Arabi. Ylli i showbiz-it u fotografua nga revista “Hia”, me një veshje ngjyrë pana, e cila mbulonte trupin e saj, por duke lënë jashtë një pjesë të gjoksit. Revista përdori për kopertinën një foto të mbuluar, duke e bërë Kimin më të përshtatshme për tregun e Lindjes së Mesme.
“Jam shumë e lumtur për bashkëpunimin me revistën “Hia”. Ajo është një revistë luksi për femrat arabe dhe unë jam e nderuar që jam në kopertinën e saj”, shkroi Kim në Tuiter.
“Kjo eksperiencë ishte ndryshe nga ato të mëparshmet. Për fotot vesha një sërë fustanesh dhe mbajta shami që i shtojnë një farë misteri veshjeve”, shton ajo.
Kim ka vizituar kohët e fundit Kuvajtin dhe Bahreinin, ku ka promovuar pijen e saj “Millions Of Milkshakes”, produkt që ka pasur sukses të madh në Lindjen e Mesme.