Kim Kardashian ka treguar barkun e saj të shtatzënisë pa rroba, duke u dhënë kështu fund zërave se e kishte sajuar shtatzëninë për të fshehur kilet e tepërta.
32 vjeçarja ka treguar barkun e saj gjatë reality show ku ajo bën pjesë, para se ti nënshtrohej një vizite.
Pas kësaj ajo është parë duke ngrënë ushqime të thata, si një mënyrë për të treguar se nuk e limiton veten nga asgjë.
Në shtratin ku ishte shtrirë për vizitë ajo ka shpërthyer në lot teksa bisedonte me të ëmën për divorcin me ish bashkëshortin Kris Humphries, me të cilin qëndroi e martuar vetëm 72 ditë. Nëna i thoshte Kim se procesi i divorcit ndoshta do e çonte në depresion.
Kim pritet të sjellë fëmijën e saj nga lidhja me reperin Kanye West gjatë muajit korrik.