Kim Mehmeti: Në Shqipëri më lehtë gjen një vrasës me pagesë se sa një krijues

Dita

Shkrimtari Kim Mehmeti ka qenë këto ditë në Tiranë për të marrë pjesë në nismën “Tirana lexon”. Ky aktivitet i mbajtur në datën 29 tetor ka qëllim promovimin e kulturës së leximit sidomos për brezat e rinj, dhe krijimin e lidhjeve midis tyre dhe librit.

Mëngjesin e djeshëm gjatë një intervistë në TCH, duke falënderuar organizatorët për këtë aktivitet ai thotë se ndihet i lumtur që merr pjesë në organizime të tilla. “Në Shqipëri me lehtë gjen një vrasës me pagesë se sa një krijues, ndaj iniciativa të tilla i bëjnë mirë të gjithëve”- shprehet Mehmeti. Kjo deklaratë vjen pas disa “gërricjeve” të forta që Mehmeti ka patur me kryeministrin Edi Rama.

Dhe këtë pohim shkrimtari i njohur vjen dhe e bënë në mes të Tiranës. Çfarë do të thotë autori me këto fjalë?! Mos vallë po kërkon një “vrasës” për Edi Ramën? 🙂 Po ashtu, i pyetur më konkretisht për sherrin me kryeministrin Edi Rama përgjatë promovimit të librit të Rudina Xhungës, Mehmeti u përgjigj me ironi se, një artist duhet të shkojë deri tek anëtarësimi në një parti politike, por kurrë të bëhet politikan apo kryeministër. Pasi sipas tij, nëse një artist futet në politikë, atëherë ai ngatërron realitetin me artin dhe nuk arrin dot të kthjellohet duke iu dukur çdo gjë… art. Upss!

Ç’e ka këtë punën e ngatërresave ky! Nga ana tjetër, vetë Mehmeti rrëzoi poshtë zërat se po bëhet gati të futet në politikën maqedonase. Ai sapo ka botuar librin me elemente autobiografik “Shpërngulja e të vdekurve”. Tani Kimi ka ardhur për të promovuar librin apo për atë punën e vrasësve me pagesë se s’po marrim vesh! 🙂

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *