Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim”. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, Kim tha se përpjekja për të blerë vota është krim ndaj ata politikanë që tentojnë të blejnë vota ajo i cilëson kriminelë.
“Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo. ” – theksoi Kim.
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, diplomatja amerikane ndau këtë mesazh për votuesit shqiptarë.
“Nëse dikush s’ka bërë asgjë për ty, përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq prandaj ky një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të bleni një vote dhe nëse e bleni, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht. E di që ka shumë ankesa nga zgjedhjet e fundit, që njerëzit që qartësisht kryen krime nuk u ndoqën penalisht. Nuk mendoj se duhet të ndodhë edhe këtë herë.” – tha Kim në Përballë.
m.m/ dita

Kjo Kimetja eshte e shitur per 60-mije dollare rroge ne Muaj si Ambasodore e USA ne Shqiperi.
Tani kjo ju thote juve qe mos u shisni si une. Ka te drejte, por nuk me pelqen hipokrizia ne kete mes.
Nqoftese kjo zonje eshte e shitur per nje rroge te tille, qe tu shesi qiqra ne hell Shqiptareve si Ambasadore, atehere nuk ekzizton asnje moral ne kete mes.
Shoqja Kim ta mbaje moralin per vete, ashtu si qeveria qe ajo perfaqeson, mban Kriminelet ne politiken Shqiptare ketu e 30-vite! Duke filluar qe na Ramiz Alia e deri te Erion Velia.
Me under, pirdh moj shoqe se lirohesh
Tani PD-ja ka filluar te sulmoje ambasadoren amerikane, ashtu si kane bere me ambasadoret e tjere Lu, Arvizu, Withers.
Ylli në ngjitje, Burri i shtetit!.? Ndërsa populli thotë tjetër gjë shmangja nga gjykimi, Gërdeci, Sudja, 21 janari, Piramidat, kutitë e votimit të djegura e të shqyera etjetj
Shqipërinë e ndërtojnë VETËM Shqiptarët që respektojnë historinë e lavdishme të këtij populli qe diti të ruaj gjuhën më të lashtë të trashëguar që nga sh pellazget. Si ASKUSH në Europe.