Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrusionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja. Pas përfundimit të këtij takimi me kreun e SPAK Ambasadorja Amerikane nëpërmjet një reagimi në Tëitter ka thënë se SPAK është në rrugën e duhur.
Kim shkruan se Prokuroria e Posaçme po jep goditje kundër korrupsionit. Ajo thotë se janë 588 çështje që janë duke u ndjekur penalisht dhe janë 70 milion euro të konfiskuara. Më tej ambasadorja shprehet se reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur, pasi me ngritjen e institucioneve të reja janë hetuar 748 persona, nga të cilët 288 janë arrestuar dhe 114 të tjerë janë dënuar.
