Kimikate në produktet, “në treg po shitet kancer”

Bora Basholli

Qytetarët janë në hall të madh mbi atë se çfarë duhet të konsumojnë. Kjo për shkak të përdorimit të tepërt të kimikateve në produktet ushqimore.

Në një intervistë për News24, Hasan Stafa kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit pohon se janë 18 denoncime të bëra nga qytetarët  vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2019, bëhet fjalë kryesisht për perimet.

Zonat më problematike ku produktet bujqësore trajtohen mbi normë me hormone konsiderohen Berati, Lushnja, dhe një pjesë e Elbasanit. Për ekspertin për përdorimi mbi normë i kimikateve në produktet bujqësore është provuar se shkakton kancer.

Stafa thotë se problemi qëndron në mosfunksionimin e asnjë prej strukturave shtetërore që ka detyrimin për të monitoruar sigurinë ushqimore duke nisur nga pushteti vendor. Po si mund t’i dallojmë perimet e keqtrajtuara me hormone nga ato bio?

Vetë qytetarët nuk e fshehin panikun që i kap sa herë që ndalojnë para tezgave ku tregtohen produkte bujqësore. Disa prej tyre thonë se kanë hequr dorë nga shumë prej produkteve për të cilat ka patur denoncime të forta në media.

Por sa besojnë qytetarët tek deklarata e kryeministrit Rama për ashpërsimin e kodit penal ndaj të gjithë shkaktarëve që cënojnë sigurinë ushqimore.

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Kryeministri Rama eshte personalisht pergjegjesi kryesor per gjithe kete GENOCID kriminal kunder popullit shqiptar duke ushqyer popullin me lende kanceroze!
    Shteti qe ai sundon jo vetem eshe i pa afte te kontrolloje situaten ne vend,por eshte pjese e ketij krimi monstruoz!
    Qe ne gusht 2014 ne media eshte bere denoncimni se buka prodhohet me miell kanceroz serb,por vete Rama nuk ka thene asnje fjale per kete krim!
    Shteti ka institucione te specializuara per kontrollin e ushqimeve,por deri me sot jo vetem nuk kane bere asgje,por jane bere pale me kriminelet me heshtjen e tyre!
    Ministria e Bujqesise duhet te vihet para drejtesise per kete pa pergjegjshmeri totale ndaj ketij fenomeni,qe ne fakt eshte bere njelloj si KREMATORIUMET NAZISTE qe digjnin roberit ne kampet e perqendrimit!
    E gjithe Shqiperia eshte bere KAMP PERQENDRIMI NAZIST ku populli ha ushqime kancerogjene me dijenine e qeverise!
    Ndersa sharlatani Rama e ka mendjen vetem tek Integrimi fallco europian!
    Me shume raste kane denoncuar emisionet investigative te televizioneve ,ndersa shteti HESHT!
    Kane 29 vjet qe po terrorizojne popullin me luften kunder fantazmes se komunizmit,ndersa keto vite popullin po e HANE TE GJALLE kucedra kanceroze!
    Pse nuk del Rama e te sqaroje popullin pse shteti ka lejuar kete gjendje dhe shkaktaret t’i coje per ndjekje penale?
    Kete nuk e ben se eshte vete pjese e ketij krimi monstruoz!
    Po prokuroria pse hesht,ne vend qe te marre ministrin e Bujqesise si te pandehur?

    • Plotesisht dakort!
      Mjaft u mor me Salen, Lulin apo baxhellat e LSI, atu duan thjesht ti marrin pushtetin dhe e terheqin ne llumin e tyre,
      Keto jane problemet qe duhen zgjidhur dhe rritja e mireqenies. Te paret tane na lane keto troje ne mes te Europes, 300 dite diell, det, lumenj, kodra dhe alpe, po per cfare e duam BE, te paguajme me shume taksa?
      Qeveria duhet te na mbushe xhepin me te ardhura pa ne europe shkojme edhe si turiste.
      Flm.

  • Eshte vertet skandaloze. Te paguash per te helmuar me pesticide!!! Cfare rendesie kane sukseset e tjera kur ushqen femijen me ushqime qe te shkaktojne kancer. Ku eshte media qe ri gjithe diten duke nxjere “analiste” te rrjedhur dhe nuk analizon kete problem. Po keta zoterinj jane te mbrojtur per veten e tyre?! Ketu ku jetoj une thone: ” ti je ai se me se ushqehesh” pra perberja e njeriut eshte se me cfare ushqehet. Ligje te forta per abuzuesit dhe kontrolle te rrepta, qe ai qe kapet te mallkoje veten qe ka lindur. Cfare ndryshimi ka abuzuesi nga nje vrases tjeter me pagese.

  • Tru shplaret rilindas derdellitin se gjoja Rama punon shume,bile edhe ai vete mburret se ka punuar me shume se te gjithe para ardhesit e tij!
    Kujt i duhen keto mburrje,pervecse vertetojne se kemi kryeminister nje delirant te paskrupullt qe i pelqen vetem mendja e tij?
    Cfare punesh paska bere Rama,te pakten keto 6 vjet si kryeminister,kur familja ime dhe fqinjet e mij me mijra nuk kane ndjere asgje nga keto punet fantazem te Rames?
    Pse pune quhen investimet qe ka bere Rama per pednalet,100 fshatrat turistike,per qendren e Tiranes ,por qe ne zona te tera te Tiranes,pa folur per brendesine e te gjitha qyteteve,qe jane sic kane qene ne 90-ten?
    Pse duheshin harxhuar miliarda per sheshin Skenderbej,kur nuk ishte e nevojshme per momentin,kur dhjetra mije banore te Bashkise se Tiranes jetojne me rruget me gropa,me balte e pluhur,me plehra,qe rrugace,pa ndricim rrugor,pa cerdhe,kopshte,kende lojrash,lulishte etj,etj!
    Pse i diskriminojne banoret e zonave te ndryshme ne krahasim me banoret qe jane afer qendres dhe qe per dhjetra vjet kane marre mbeshtetjen me investime te te gjitha qeverive mashtruese?
    Banoret e Tiranes duhet te trajtohen te gjithe njelloj e jo vetem ata qe jane afer zyres se kryebashkiakut!
    Pse duhen harxhuar miliona euro per 100 fshatrat turistike,pothuajse te braktisur nga banoret dhe te lihen si ne mesjete zonat e banuara te ish komunave rreth Tiranes,tani pjese e Bashkise?
    Pse nuk ka transparence per investimet nga kryebashkiaku,por mbeti duke mbjelle peme sikur te ishte brigadier i komunales?
    Kaq i pa afte qenka ky njeri sa nuk merret me drejtimin e puneve menderisht,por i duhet te marre lopaten per dite duke na dale ne tv me keq se Osman Gazepi dikur?
    Pse nuk ben pritje populli kryebashkiaku i Tiranes,bile as drejtoret e tij?
    Rama ka shkaterruar administrasen me fantazmen e “bashkeqeverisjes”,pjellen e tij kanceroze,se i duket se do hyje ne historine e botes si kryeministri,qe ka sjelle kete risi per te paren here ne bote!
    Po e vertete eshte,por per kete gje ai duhet te dale para drejtesise si shkaterruesi i shtetit ligjor!
    A nuk e kupton ky njeri se ua ka nxire jeten shqiptareve aq sa po detyrohen te marrin rruget e kurbetit se ketu shteti te vjedh,te poshteron,te le pa pune,te diskriminon,nuk ka asnje zyre ku te ankohesh e te zgjidhin ankesen dhe se ketu ligji nuk ka asnje vlere?
    Ne Shqiperi qytetari shikohet si klient,si skllav,si sherbetor,ndersa zyrtari si hajdut e i korruptuar!
    Nuk gjen sot asnje zyre ku te trokasesh e te presin si8 njeri,por te drejtojne ne gjykate per te gjetur te drejten kur vete shteti dhe bashkia kane me dhjetra juriste per kete pune,kane dhjetra zyra me emra pompoze si Drejtoria e Maredhenieve me Publikun apo e Komunikimit me Qytetaret etj,por qe asnje here nuk komunikojne e as kane maredhenie me qytetarin!
    Por Rama nuk merret me keto pune,se jo vetem qe eshte i pa afte,por se punon per shkaterrimin e shtetit ligjor me ndergjegje,prandaj ai duhet te shkoje para drejtesise si antishqiptar!

    • Tomori po ben politike kur ceshtja nuk eshte politike. PD-istat dhe LSI-istat ishin me problem, madje keta e mbollen rrumpallen ne Shqiperi. Problemi eshte shume serioz sepse femijet qe hane keto ushqime te helmuara nuk ndahen sipas partive. Te demtuar jane te gjithe, per kete arsye te besh politike me kete problem eshte maskarallek.

      • Per Nikun!
        Ceshtja nuk eshte aspak teknike,por politiko-juridike!
        Keto ndodhin se ne Shqiperi mazhoranca rilindase me ne krye Ramen nuk e ka situaten ne dore dhe kjo vjen sa nga pa aftesia toitale e militanteve rrogtare aq edhe nga qellimet kriminale qe mund te kete personalisht kryeministri Rama!
        Nje kryeminister mund te mos jete spoecialist per te gjitha fushat e jetes,por ai duhet te jete specialist ne menaxhimin e qeverisjes duke emeruar ne krye te cdo dikasteri njerez te afte profesionaklisht,te perkushtuar idealisht dhe njerez qe i sherbejne shtetit dhe popullit e jo padronit qe i emeroi ne detyre!

        Ne rastin konkret ka shume vjet qe situata ka shkare nga dora qeveritareve dhe tani Rames i ka mbetur doipio gjashta ne dore kryesisht per fajin e tij!
        Se Rama ka nje te keqe shume te madhe se ai nuk pranon asnje keshille,asnje kritike dhe mbi te gjitha ai ua ka mbyllur popullit te gjitha rruget e denoncimeve, ankesave,sugjerimeve,keshillave etj!
        E ashtu quajtura “bashkeqeverisje” eshte kanceri i shtetit ligjor ,por jo vetem Rama,por as vartesit e tij jenicere nuk ndihen t’u bien kambanave te alarmit mbi rreziqet e medha qe priten te ndodhin!
        Nje regjim qe i mbyll gojen popullit ai eshte i destinuar te deshtoje!
        Rama me kokfortesine e tij te urryer do ta coje vendin drejt luftes civile,sepse kunder tij jane vene jo vetem pd-istet nga halli,por edhe socialistet e ndershem!
        Rama nuk do te beje shtet,se ai po e shkaterron drejt humneres shtetin me arrogancen diktatoriale te tij!
        Rama eshte rreziku me i madh i shqiptareve,prandaj brenda PS-se duhet te gjenden njerez dhe grupe qe t’a vene ate me shpatulla per muri sa nuk eshte voe NUK EKZISTON!

  • Lajm tipik per te perhapur panik . Une pershembull me ka thene nje shok qe ujit i hedhin kimikate gjoja per ta pastruat por ne fakt perhapun kacerin qe te shiten kurat kundra kancerit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *