Nuk duam lepuj që dalin nga xhaketa

redaktor

Arsyet personale më bënë që ta përjetoj në distancë dhe gati i shkëputur tollovinë mbi armët kimike. Konstatoj sot, mbi një javë pas “fitores”, që drama nuk na shkulet. Konstatoj edhe se ka një urrejtje për ata që shkruajnë “pas pilafit”, ka një etiketim të tyre, ka gjetje fajesh e gjetje fituesish.

Kam fatin të mos jem i përfshirë emocionalisht me ata që luftuan armët kimike, as me ata që desh na i sollën armët kimike. Madje, njehem thuajse imun edhe ndaj betejës agresive në blogosferë. Ky fat, më ndihmon të kuptoj disa gjëra. Dhe kryesorja, që (disa prej nesh) i kanë rënë pishmanit.

 

Armët kimike sipas meje

Historia e Shqipërisë, më të fundit 1997-a dhe Gërdeci, treguan se ne nuk dimë të manaxhojmë armët. Kjo nuk do të thotë se një mision i UN-it mund ta bëjë, por, neve jo.

Nuk pata shans të mësoj asgjë për kimiket, falë panikut të madh që nuk i dha hapësirë një debati të shëndetshëm të zhvillohej, panik i fryrë me sa duket nga më shumë se një anë.

Unë besoj se kjo krizë që ndodhi, tregoi që Rama e keqmanaxhoi situatën, por me nja dy fjalë të bukura në fund, ia hodhi. Tek ato dy fjalë të bukura, nuk dëgjova asgjë konkrete për transparencën. Por, prapë mori lavde pa fund.

 

Konflikti për armët, në tym

Rama, u bë heroi i atyre që bërtisnin “fitore”. Unë mendoj që në këtë aspekt, ata nuk fituan, fitoi kundërshtari i tyre. Ata thjesht nuk lanë një debat për armët të zhvillohej. Protesta, mund të jetë një filiz i lëvizjes qytetare. Emocionalisht, e di që po të qeshë ndodhur aty do të rrëmbehesha nga vrulli i tyre.

Por, ajo ishte një protestë e motivuar nga paniku. Më pëlqen ta besoj, por druhem shumë që ndryshimet në shpirtin social të një kombi nuk ndodhin dot për një javë. E, as që do të zgjasin shumë. Duhet shumë kohë që në këtë vend të ndjehemi e jetojmë si qytetarë. As besoj se Rama do të tërhiqet gjithmonë siç bëri këtë herë. Edhe Berisha, e pranoi referendumin e 94-s. Më pas, nuk pranoi asnjë tjetër.

Ishte shqetësuese, të lexoje mes rreshtave në debate TV e shkrime në gazeta, sesi protesta po shfrytëzohej për të hedhur Ramën. Sa qesharake, 2 muaj pas krijimit të qeverisë t’i kërkojnë dhe dorëheqje! Tërë kjo tymnajë ishte zhvillimi më negativ i kësaj çështjeje me përmasa kombëtare. Po të pyesje dy protestues se çfarë rreziku na kanosej, nuk të kthenin dot të njëjtën përgjigje. Protestohej në tym, flitej në tym, nxirreshin shifra në tym. Qeveria po në tym. Unë vetë, i mësova përfitimet e Shqipërisë (të dala në mënyrë informale, por jo nga goja e qeverisë) ditën e fundit të protestës. Madje, edhe rreziqet e vërteta, arrita t’i lexoj pasi protesta mbaroi. Sot, perceptimi im është më i qartë. Dhe ajo që vë re, është që shumë prej nesh i kanë “rënë” pishmanit.

 

Mbrapsht, tek referendumi

Duke qenë i shkëputur nga përjetimi emocional që shumë shqiptarë kanë kaluar në lidhje me temën – çfarë ua err logjikën dhe ua mbush gojën me vrer ndaj çdo “(b)analisti” (nëse po lexon online, kalo në fund të komenteve për verifikim) – duhet të them që çështja nuk është e mbyllur.

Mendoj që vendimi më i drejtë i Ramës duhej të ishte referendumi. Ndoshta nuk desh të linte t’i dilte e saja opozitës, ndoshta deshi të vërë vetë pikën në fund të fjalisë, por një vendim si ky, nuk mund të përmblidhet me një fjali të thatë në fund të një fjalimi gjysëm orësh.

Unë kërkoj referendum. Nuk e di akoma se si do të votoj, por dua ta peshoj duke qenë i informuar dhe pa qenë nën trysninë e statuseve të FB. Një çështje si kjo, me përfitime dhe rreziqe potenciale, duhet shfryrë nga dufet e platformat e fshehta politike, duhet trajtuar teknikisht, ekologjikisht, globalisht e politikisht, pse jo, dhe emocionalisht, dhe duhet sjellë para kutive të votimit.

Rama duhet të mundë frikën nga mundja, dhe duhet ta rikthejë këtë çështje. Shumë vetë mund t’i kenë rënë pishmanit. Edhe ata që protestuan, mund të kenë nevojë ta shohin më qetë. Protesta më e mirë është ajo me fletë votimi në dorë. Nuk është turp, që kryeministri t’u japë zë këtyre njerëzve, dhe ta rikthejë çështjen. Ta rikthejë, që të trajtohet ashtu si duhet, pa kulisa, pa negociata të fshehta, me projekte të hapura, me përfshirje të specialistëve e jo të analistëve.

Nuk duam lepuj që dalin nga xhaketa në fund të fjalimeve të bukura. Kemi nevojë për liderë, jo për prestidigjatorë. Një lider, do kish kërkuar referendum. Një lider që vjen një herë në njëqind vjet, akoma do mund ta bënte.

Z.Rama, nëse ky shans ishte e thënë të jetë i artë për Shqipërinë, mos e quaj të mbyllur vetëm për hir të imazhit. Hiqe xhaketën, na trego që s’ka lepuj, dhe kërko referendumin.

Share This Article
32 Comments
  • Koloreto,jam pergjithesisht dakord me ty!Nuk e di kush kerkoi qe Rama te jepte doreheqje,por ne pergjithesi kjo nuk u kerkua,se ne fakt nuk ishte ky qellimi i atyre qe demonstruan per ndalimin e ketij operacioni.Ishte sakte nje demonstrim ndaj nje pranimi,duke mos qene demonstrim ndaj qeverisjes,pra,Rama ishte paq i shpetuar.Ne fakt u perhap panik,si per çdo gje qe nuk behet ne transparence,dhe jo pa motive.Madje per shume motive qytetaret kane te drejte te dyshojne,se edhe jemi djegur,edhe kemi pare me syte tane proçese te paligjshme bere diten me diell.Nga ana tjeter,pergjegjesi kemi,ose duhet te marrim mbi supe,perndryshe ngelemi gaztore oborri ne fushen e aleancave.Shkurt,sipas meje kete situate e zgjidhte nje referendum i shpejte,ne dy – tri jave hark kohor.Palet do hidhnin ne shesh perfitimet dhe humbjet,interesat dhe jointeresat,rreziqet dhe pergjegjesite e keshtu Rama dilte tamam fituesi i ketij proçesi,sidoqofte te dilte rezultati.Mirepo shkuan gjerat si shkuan dhe shkuan mire.Personalisht mendoj se ushtaraket e menaxhojne proçesin,por rreziqet jane prezente.Mos te kemi iluzione per kete.Pastaj mbetjet jane rreziku i dyte i madh.Na mbeteshin ne dere qe ç’ke me te,veç nese keto mbetje do kishin vlere komerciale,p per kete duhet te dale dikush e te na siguroje,se po te jene komplet pa vlere na ngelen 100% ne dere dhe t’u pijme lengun.Pra,referendumi do ishte rast i arte edhe per te mbajtur ne informacion publikun,edhe per te vendosur ne emer te tij.U zgjodh nje opsion tjeter,Rama tha qe e kemi te pamundur,por a u mbyll perfundimisht ky diskutim?Po sikur amerikanet te mos gjejne vend tjeter dhe te zotohen qe gjerat tona te pamundura ti mundesojne ata?Se ne fakt atyre u duhet vendi,as teknologjia dhe as personeli;troç u duhet koshi per mbetjet!Keshtu e kuptoj une.Dhe ne kete pike s’ka vend per entuziazem pishmanesh.

      • Koloreto, ti nuk je analist, dhe kjo eshte gje e mire, besoj.
        Nuk je I preferuari im, po kjo ste prish pun besoj!!!!!!!!

        Nuk besoj se I Lexon komentet ne fund, por Doha te Beja nje sqarim per vete dhe te tjeret qe lexojne postimet:

        Ka patur nje rezolute per AK te Sirise me nje afat kohor 15 Nentorin.

        Bota dhe Aleati yn kryesor( megjithse secili ka mendimin e vet per percaktimin aleat) ndodheshin dhe ende ndodhen ne nje situat emergjente : SI te nixjerrin AK jashte Sirise dhe me pas ti shkaterrojne ato……

        Ndersa ju flisni per Referendum!!!!!!!
        Po sa shpejt u Beja ky referendumi, qe te jet produktiv e kam llafin, qe te vlej per dicka……..qe ti hap rruge nje vendimmarrje te arsyeshme????

        Keshtu mor Koloreto, pavarsisht se ca te adhurojne edhe un te pelqej ne shum shkrime, kjo pun e Referendumit, per sot, te fut tek……………(K) Analist.

        P.S Germa K, ne kete rast do te thot-Kot. Domethen ja ke fut kot.

      • Mister Kolo.
        Duhet te shkruaje edhe ti se te ka ngelun hatri qe ne kemi dale kundra ardhjes se armve-kimike,dhe kerkon referenduam.,
        Me fal po ja ke kput kot fare,…ama kot fare
        Mister Kolo kushtetuta dhe miratimi i ligjit te qeveris se re per importimin e mbetjeve e ndalon kete gje dhe kjo do te bente qe Rama te katapultonte ne DORHEQJE.
        Ore çfare ju duket vetja ju pseudoanalistave qe i fusni hunet dhe byçkat kudo???
        Njerzit protestuan te shqetsuar,sepse vendi me i pasun i Botes Norvegjia i tha jo,Franca i tha jo,Belgjika dhe Gjermania ju tha jo demontimit te armve lendve kimike.
        Pse duhet ti merrte Shqiperia Gerdeciane kur plaget jane akoma te pa sheruara???
        Ka njiher osht ma mire qe gazetaret qe ju duket vetja super te zgjuar te mos i fusni hundet aty ku shumica u bashkuar dhe u tha jo.
        Analizo me kujdes se çfare baze ligjore kishte Edi per ta bere kete gje dhe atdher do ta kuptosh se Rama ishte Nana e Dhelpres dhe e Ujkut bashke.
        Amerikanve nuk ju tha Jo,por me nje aftesi te jashtzakonshme manovroi dhe e detyroi Opoziten me Kryetar Saliun dhe Kryetare Lulushe te degjenerohet dhe te dal bllof para Amerikanve.
        Lepujt ishe ti dhe shoket e tu qe tani hapni çadrat per nje shi qe ka mbaruar se rani dhe kerkoni te na jepni mend si koshini pas te vjelave.

      • Ky me kete shkrim verteten edhe njehere fatkeqsine e shoqerise sone se :..
        …shkollaret tane jane ca krijesa te percudnuara qe predikojne mungesen e personalitetit

        Po ti lexosh te gjitha shkrimet e ketyre qe vatjojne per te mare keto lendet kimike ve re dy gjera :..

        1- Predikimi se personaltieti dhe dinjiteti i nje kombi nuk ka rendesi fare perpara parase
        dhe servilizmi ndaj te huajve

        2–Keta te gjitha analizat e tyre i bejne duke pasur ne qender te diskutimit te tyre te nenkuptuar se ata jane shptetimi i kombit…….

        Edi Rama deri tani ka drejtuar ne menyren me qesharake te mundeshme ,
        Ka drejtuar shume keq
        porse me kete vendimin per lendet kimike , e tregoi veten qe eshte nje Lider tamam demokrat

        Kur them Vendimin kam fjalen tamam per vendimin, jo per fajlimin e tij partiak qe duhet thene se ishte fjalim i bukur dhe me gjykim perfekt
        por ishte fjalim partiak , sepse me opoziten nuk kishte pune ta permendete .Kjo gje ja uli vleren fjalimit te tij dhe nuk e la te ngrihej ne nivelin e nje demokracie moderne

        Ky qe ka bere shkrimin eshte per te ardhur gjynaf

        Shpirti i popullit tone ne kete ceshtje doli Kristal dhe modern –

        -I shokoi te gjithe keta te huajte qe prisnin qe Shqiperia te lepihej tek parate e ketyre dhe te helmonte veten, meqense ishte nje komb i varfer…

        Bejne shume gabim ata intelektuale qe udhehoqen kete proteste qe nuk formojne nje parti politke qe te quhej partia Ambjentaliste , sic e kane gjithe vendet moderne ….
        Dhe do kishin shume suksese ne popull ——

        –Ndaj Sazani dhe ai tjetri Kajsia te krijojne Partine Ambjentaliste ku te krijojne pastaj mundesine qe te eprfaqsohen ne parlament

  • Eshte nje turp shqiptaresh dhe ne vecanti i atyre qe deri dje gerthisnin, duke zbatuar urdherat e shpellarit opozitar, kunder armeve dhe lendeve kimike, por qe mbas fjalimit te kryeministrit, filluan te tregohen te gatshem dhe duke bere fajtor perseri kryeministrin qe si dha mundesi te benin referendum..
    Ambjentaliste berishiane, mos kerkoni kot cdo gje iku, amerikanet skane kohe te merren me shqiptaret, ju e bete punen tuaj, i ndaluat Shqiperise te merrte persiper te behej faktor ne bashkepunim me SHBA-ne, treni iku ju rrini prisni ne njeqindvjetorin e ardhshem trenin tjeter, po erdhi.
    Ju kujtoj se bashkija me urdher te ambjentalistit Luli, po pret peme ne parkun kombetar sot, poshte shtepise se ambjentalistit Lulzim Basha, pyeteni Saliun se a duhet te protestoni qe Luli po pret pemet dhjetravjecare, ndoshta Saliu ju jep leje te protestoni, po sju dha shkoni dhe jepni mendimet tuaja ne tv KLAN.

    • vetem mendja juaj ju pelqen juve te AKIP-it. Mendja e te tjereve ju duket kot. Ndaj kujt eshte servil Koloretua? Ndaj amerikaneve? E mendoni se cfare po thoni? Keni ndermend te perhapni nje vale antiamerikanizmi ketu ne Shqiperi? Punen e kujt po beni? Te boshtit ruso-serb qe perfaqeson tashme PD-ja apo ndikimet frankofone qe gjejne ende vend tek PS-ja e Rames, Blushit me shoke?
      Kini kujdes ne ate qe po beni. Nese e beni pa vetedije, terhiquni sa me shpejt dhe reflektoni. Nese e beni me vetedije, po ia beni gropen ketij vendi. Dhe do ta kupptoni em vone sa loje te rrezikshme po luani

  • Hani buke me gjize tani, shqipetare. Gjize nga ajo e dhise te Sali Berishes, qe e la ne Vicidol, ne kohen kur xhaxhi Enver e solli ne Tirane.
    Nuk e deshet Shqiperine si Zvicra. Nuk donit te udhetonit ne SHBA pa viza. Hani buke me gjize tani…

  • Nuk arij te kuptoj keta lloj analistesh,a kane llogjike,jane ne gjendie te analizojne situaten apo shkruajne se keshtu i urdheron sabotatori dhe armiku i ketij kombi Sali Berisha.Nuk dua te shkruaj me shume por ju lutem z.te gazetes DITA mos lejoni nga keta gazetaruce te peshtyjne ne corbe.Ajo qe u be u be pra,u realizua qellimi i dashakeqeve te ketij kombi me Saliun ne krye.Kjo eshte e qarte per kedo si dhe ultimatumet e tij RAMA.jep doreheqie.Ju jini gazete private por keshtu i largoni lexuesit prandaj kujdes me popullin se kupton shume dobiclleqe nga ata qe kujtojne se bejne cudira.

  • Nuk ka më vlerë ky shkrim z. Cukali, iku vapa me gushtin…

    Ku janë ambjentalistët e Sazan Gurit? Përse nuk protestojnë për pemët tek kurora e liqenit që po pret Luli vocërr?!…

  • Ju Zef Kallamoqi, jeni vertete kallamoq. Ameriken e kane dashur dhe e duan te persekutuarit dhe ish-pronaret, se tek ajo e kishin shpresen dhe ajo u erdhi nga Amerika me 1990. Mos te na hiqeni ti e disa si ti(hipokrite me vule) si dashamire te Amerikes, te cilen e keni quajtur “xhandari nderkombetar”, “e keqja e botes” etj, mbase bashke edhe me Berishen e Ramen. Nuk duam moral nga imoralet.

  • Kesaj i thone:-“FILOZOFI PAS BETEJE!” Ka nje fjale populli:- ‘Kur te vijne mendt s’i hane as qente’. Kryesore ishte qe ajo proteste ‘ U mais ‘ aq teper, u mbyll me BROHORITJE!!!, gje qe ndodhi pas 23 vjetesh. Sa te jete BISHA gjalle NUK GJEN REHAT ky VEND! Na IKU dhe S.OLLDASHI. A e pe VAMPIRIN duke lotuar?

  • Shqiptari e ka te veshtire te pranoje se ka nje mbi koke qe i drejton. Po ti pyesesh kam pershtypje se te gjithe mendojne se jane te afte te jene kryeministra. Perse o Zoti Koloreto qenka e veshtire te pranosh se Kryeministri i zgjedhur morri nje vendim, qe nuk te pelqen ty? Ti je nje njeri sic jam edhe une qe me pelqen ai vendim i marre. Ku eshte morali i ketij qyli te vazhdueshem qe kerkojme ne si shqiptare? Perse jemi te varfer? ta them une: Per ment e kokes. Se ka njerez si ty qe mendojne se jane kompetente per gjithshka., qe duan vetem te marrin dhe kur e marin e bejne rrush e kumbulla. Cfare na the te re me kete artikull qe ke shkruar. Cfare di ti per demontimin e armeve kimike? Ske thene asgje. Vetem qe kryeministri nuk pyeti popullin e tij injorant ti marri apo jo parate e helmit E pra Koloreto, Kryeministri i vendit tend qe ne e kemi zgjedhur vendosi per JO dhe BRAVO.
    Nuk jane keto artikujt qe duhet te mbushin faqet e gazetave. NQS. per arsye personale nuk paske marre pjese ne nje diskutim, bej njehere pushim se nuk humbi bota ndonje gje te madhe pa mendimin tend. Nje keshille do kisha; per legjislaturen tjeter tipa te tille te hedhin kandidaturen per kryeminister dhe te provojne se sa eshte numri i njerezve qe do ti votojne.
    Ndoshta Kryeministri duhet te gjeje nje gjuhe tjeter te foluri me njerezit, te mos i ledhatoje shume ne zemer, por te tregoje me shume vendosmeri ne vendimet qe merr. Njeriu perfiton nga miresia e teperuar dhe zbythet nga arroganca.

  • JO TE GJITHE JANE LEPUJ QE DALIN NGA XHAKETA E RAMES.

    Lexova me vemendje kete shkrim dhe me te drejt behen vrejtje lidhur me armet Kimike. Autori ve ne shenjester te penduarit duke I krahasuar at si lepuj qe dalin nga Xhaketa e Rames. Ne te verte jo te gjith ishin lepuj.Pati edhe zara pro tyre duke u bazuar ne shkencen kimike. Dihet shkencrishte se nje gje qe ndertohet ajo edhe shkatrrohet. Pra ashtu si eshte ndertuar edhe do te shkatrrohet.
    1.Kura ato jen ndertuar askush nuk ka vdekur gjate ndertimit, per pasoje edhe gjate shkatrrimit asnje nuk do te vdes pore do te shkatrroheshin mbi bazen e asaj shkence qe e ka ndertuar.
    2.. Ne kete lufte kemi edhe zera te cilet argumentuan parrezikshmerin e tyre ato i than hapure me debate ne tv po ashtu edhe ne Gazeta.
    3. Nje nder ato qe foli pro tyre ishte edhe analisti Bashkim Muca me tiulle.”Armet kimike qe i shofe ndryshe.” Ai argumentoi parrezikshmerin e tyre pore pati edhe komentue ne onllai qe i mbeshtete ardhjern e tyre.Kjo para se Rama te thoshe JO!
    Tani le te ndealemi tejk kerkesa qe shtron z. Koloreto Cukali
    Nje nder kerkesat e tije eshte te behet nje referendum. Mire le te behet referendum pore a eshte ne gjendje qe populli te shprehet me kopetence per to. Natyrishte qe jo Pra referendumi eshte i kote. Duhet qe kjo te argumentohet nga specialistet e kimise vendas dhe te huaj ashtu si dhe u argumentu parrezikshmeria e tyre. Kjo u be ne ato hapsira te shkurtera qe ishin, pasi nxitje dhe hiperbolizimi i kesaj se “keqe” u be me qellim qe shqiperi te mos i perfitoj pese pririoritete qe SHBA dhe Bota i dha shqiperise. Ketu ndikuan qarqet antishqiptare te ndihmuera si gjithmon nga “koloboracionistet” shqiptare qe fatkeqesishte gjithmon i kan dalur kryq ne rruge sa her ka dashur te ngjitet larte.
    Ketu thuhet qe Rama duhet te munde frigen. Ftakeqesisht per kete raste ata nuk lan asnje hapsire per te mundur frigen pore ata i paraprin para nesh qellimit per te refuzuar kete raste qe ju dha shqiperise.
    Edhe une kam qen dakoret dhe vazhdoi te jem dakore per rikthimin e bisedimeve ne se vertet e jepe edhe njeh kete shanse SHBA .
    Arsuyeja per ta dhen kete shanse eshte pasi tashem dihet qartesishte se si dhe kush e organizio kete proteste ku ne te vertet kjo ishte nje bumerag i vertet.
    Une edhe ne shkrime te tjera ju kam referuar Edith Durhame e cila shkruante“ .:”Kryengritja rebeleve qe pergatitur nga armiqt e popullit shqiptare….. Vetem ateher kuire Grekrit filluan shkatrrimin e plote te myslimanve dhe te fshatrave te tyre,te shoqeruar me cdo lloi mizorie , myslimanet fatezeze te Tiranes kuptuan kurthin ne te cilin kishin rene.” Keshtu ngjau edhe me revolten qe e organizuan qarqet antishqiptare te ndihmuera edhe nga koloboracionistet ten shqiptare. Ne keto kushte eshte e arsyeshme qe te behet edhenje here negociata per marrjen e tyre .!
    Une shpreh bindje qe SHBA do te rikthejn bisedimet per kete ceshtje.
    Shenim per atorin e shkrimit. Kete nuk e them vetem sot pore e kam then edhe tek Bashkim Muca para jojes se Rames!

    • z.Aliu Selenica!Me fal qe po replikoj ne vend te Koloretos,por ndihem i sigurt te replikoj me kedo qe e shikon referendumin nje shpenzim te kote.Ne referendum nuk supozohet te vendose injoranca,por shumica.Kjo shumice do sqarohet nga palet ne diskutim dhe do krijoje gjykimin e saj.Pra,shkurt,diskutantet do hedhin ne shesh te mirat dhe te keqijat dhe shumica do ti peshoje e do vendose.Prandaj referendumi eshte zgjidhje demokratike dhe te gjithe e kane gabim kur mendojne ndryshe.Duket qe Rama kish thene PO,por nuk ia ndjeu te perballej me protestat,per arsye te kuptueshme dhe beri mire.Por ama vendosi nen trysni ne te dyja rastet,si per PO-ne hipotetike,si per JO-ne ne fund.Por po e theksoj prape qe beri mire.Ndersa proçesi i trajtimit te LHL-ve behet,por eshte me rrezik.E kam theksuar qe nuk jane arme,jane mbushje ne predhe,dmth municione,por thuhej qe tek ne nuk do vinin as municionet,por vetem agjentet kimike;shiko qe nuk ka transparence dhe per kaq gje?Une jam i pari ne komentet qe e mbeshtes argumentin e Koloretos dhe ne fakt e njoh fushen e municioneve.Nuk ka nevoje te degjoj shakaxhinj interneti qe maksimumi kane bere zbor ose kane dale ne gjah me çifte;kush ju ka thene juve qe municionet jane lodra per zbavitje?Jo po ti çmontojme se bashku si ne diten e aksionit per pastrimin e qyteteve.Perveç ketij rreziku,ekziston problemi i mbetjeve kimike.Shume me pak te rrezikshme,por toksike ama.Thuhej se do ti hiqnin,por thuhej…Une te thenave nuk u besoj kollaj,sidomos kur akordi behet midis qengjit dhe luanit.Ndersa shifra 12 miliarde$ me duket manipulim legjendar.Te me fale redaksia e Dita,por mos ka ngaterruar zerot!Nqs per ti shperbere u dhenkan 12 miliarde,dmth qe kushtokan minimumi dyfish kur u shitkan!Bah!Aq nuk kushtojne 250 Boeing qe blene arabet per floten ajrore.Ju lutem,jo gjithshka shkelqen eshte flori – thote populli.Qendroni me kembet ne toke!Ne nuk i beme karshillek Amerikes dhe askujt,se nuk kemi as dinjitet ti bejme gjerat si duhet;thjesht thame qe s’kemi kellqe per keto pune dhe sigurisht qe ata e dinin qe me pare se nuk kemi te tilla hapesira dhe kompetenca.

  • Ne asnje menyre nuk duhet rishikuar vendimi qe morì Shqiperia. JO futjes se armeve kimike ne Shqiperi. Po percahet opinioni nga forcat mafioze. Nuk duhet te joshemi nga premtimet mashtruese. Pendimi per vendimin JO eshte naivitet dhe mungese dinjiteti.

  • Armët kimike, kërkesat e Ramës për amerikanët

    Nga Lorenc Vangjeli*

    Revista JAVA ka mundur të sigurojë një kopje të materialit të detajuar në gjuhën angleze, që i është dorëzuar palës amerikane. Ky material përmban një listë të frikshme zonash të ndotura, në të gjitha pjesët e vendit, në të cilat ndodhen aktualisht të depozituara, ose edhe të hedhura me kalimin e viteve, një sasi e madhe substancash të rrezikshme, kimikate, mbetje industriale helmuese, inerte, mbetje minerare etj etj. Cisterna amoniaku, magazina të harruara pesticidesh, stoqe mbetjesh minerare (ferronikel) që po helmojnë liqenin e Ohrit, qindra kilogramë cianide, mbetje fibrash asbesti, përbërje të rrezikshme merkuri apo lëndë kimike për prodhim baterish – të gjitha këto ndodhen të listuara së bashku me kostot përkatëse të eliminimit, në materialin që qeveria shqiptare i ka dorëzuar palës amerikane. Siç do të lexoni në tabelat e mëposhtme, kërkesa shqiptare ka konsistuar në pastrimin e përgjithshëm të territorit të Shqipërisë nga një stok i frikshëm substancash që kanë helmuar prej vitesh popullatën, florën dhe faunën e vendit. Nuk dihet se cili do të qe reagimi publik, nëse kjo listë, së bashku me pjesën tjetër të përfolur të negociatave për ndihma financiare dhe lobing ndërkombëtar, do të ishin bërë publike. E sigurt është, e kjo të bën të ndjehesh mirë, se paska pasur një vullnet politik për të prekur një temë të nxehtë mjedisore. Natyrisht, përkundër një sfide komplekse, siç është ajo e zbërthimit të armëve kimike. E këtu shqiptarët folën qartë, duke refuzuar kërkesën e SHBA. Por folën të painformuar për një proces bisedimesh, i cili paska vënë mbi tryezë edhe lista si kjo që po botojmë sot.

    1. Albafilm – Tiranë

    Vendndodhja: Në zonën lindore të Tiranës, tek godina e ish-Kinostudios

    Sipërfaqja totale: Përafërsisht 2 hektarë

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 143.000,00 euro.

    Problemet e identifikuara: Zona e interesit brenda në sit është e përbërë nga një grumbull i madh me mbeturina dhe materiale të braktisura. Siti përmban përpos mbetjeve të tjera, një pluhur të bardhë, që duhet të jetë fulminat merkuri, më parë i përdorur si eksploziv ose për arsye filmike.

    Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra përbëhen nga kufizimi i mbetjeve dhe mbledhja e qarkullimit të ujit për të ndaluar ndonjë rrjedhje të mundshme. Masat afat-gjata do të përbënin heqjen përfundimtare të ujit dhe shkatërrimin e sitit.

    2. Uzina e Baterive Berat

    Vendndodhja: Uznovë – Berat

    Sipërfaqja totale: Përafërsisht 2 hektarë

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 2.015.000,00 euro.

    Problemet e identifikuara: Siti përbëhet nga një mekanizëm shkrirjeje, një njësi për paketimin e baterive dhe disa ndërtesa të tjera prodhimi. Analizat kimike në ujin e tokës dhe sipërfaqe sugjerojnë se cilësia e ujit në këtë zonë ka një nivel të lartë kontaminimi. Sugjerime të tjera për nivelin e kontaminimit dhe përmbajtjen e agjentëve të tjerë mund të vlerësohet plotësisht pasi të jetë bërë një studim më i detajuar i zonës.

    Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra përbëhen nga shënjimi i rrezikut përsa i përket ujit të pijshëm, duke mënjanuar masat e kontaminuara dhe pirgjet e plehrave, duke bërë edhe një rrethim të zonës për të mos lejuar hyrjen në godina.

    Masat afat-gjata do të konsistonin në punën me mbetjet prej tokës së kontaminuar (heqjen dhe depozitimin në një zonë të miratuar), lëvizjen dhe riciklimin e mbetjeve të baterive, shkatërrimin e ndërtesave plotësisht të mureve dhe dyshemeve si dhe ujit të tokës ku do të instalohej një sistem pompe dhe trajtimi i tij.

    3. Miniera Përrenjas

    Vendndodhja: Përrenjas

    Sipërfaqja totale: 23 hektarë

    Kosto e rehabilitimit 13.000.000,00 euro

    Problemet e identifikuara: Siti përmban rrënojat e fabrikës së mëparshme, duke përfshirë këtu zonat e magazinimit, fabrikën e pasurimit, sitet për mbledhjen e mineraleve që do të transportoheshin më pas përmes hekurudhës, miniera vertikale dhe një sit mbetjesh. Shtëpi janë ndërtuar përreth ish-territorit të minierës, shumë afër me mbetjet e tyre dhe ndërtesës së minierës. Analizat kimike në kampionet nga mbetjet e minierës treguan se përqendrimet metalikë nuk i tejkalojnë kriteret e mbeturinave për të qenë mbeturina jo të rrezikshme, gjithsesi fibra asbesti u gjetën në këto kampione. Sugjerime të tjera për nivelin e kontaminimit dhe përmbajtjen e agjentëve të tjerë mund të vlerësohet plotësisht pasi të jetë bërë një studim më i detajuar i zonës.

    Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra përbëhen nga riaktivizimi i sistemit të tharjes së ujit, shënjimit të zonave me rrezik të konsumimit të ujit, kufizimi dhe mbyllja e zonave më mbetje nga miniera, shënjimi dhe mbyllja e zonave të ndërtesave për të mos lejuar hyrjen.

    Masat afat-gjata parashikojnë heqjen dhe depozitimin e mbetjeve nga miniera në dy site, të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, shkatërrimi i ndërtesave pas heqjes së makinerive dhe mbeturinave dhe riaktivizimin i sistemit të tharjes së ujit për të trajtuar tokën.

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 13.000.000, 00 me një kosto shtesë vjetore prej 80.000 Euro

    4. Ndërtesa-Miniera Bitinckë

    Vendndodhja: Në afërsi të qytetit të Korçës, në jug të fshatit Bitinckë

    Sipërfaqja totale: 2.5 hektarë

    Kosto e rehabilitimit: 5.460.000,00 euro

    Problemet e identifikuara: Ndërtesat e minierës në Bitinckë, që janë të ndara prej zonës kryesore të punës, janë përdorur në të shkuarën si magazina për pajisjet mekanike të minierave, për qëllime administrative dhe si dhoma ndërrimi ndërsa tani janë të braktisura dhe në gjendje shkatërrimi. Në këtë zonë ka edhe një sasi të konsiderueshme grumbuj mbetjesh të minierës prej kohës së punimeve të saj që janë cilësuar të rrezikshme dhe burimi potencial i kontaminimit, që transferohet në formën e grimcave në ujin e rrjedhshëm dhe si pluhur në zonën përreth vetë sitit, rrjedhave të ujit dhe tokave të kultivuara.

    Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra konsistojnë në shënjimin e zonave të rrezikshme që vjen prej matricave të kontaminuara (tokë/ujë) dhe kufizimin e hyrjes në të gjitha zonat e tjera të dyshuara si të kontaminuara, rreshtimin e mbetjeve të minierës dhe ndalimin e ujit të rrjedhshëm për të evituar rrjedhjen e tij.

    Masat afat-gjata konsistojnë në mbledhjen dhe heqjen e mbetjeve të minierave në një zonë të miratuar për mbetjet e parrezikshme, shkatërrimi i sitit dhe ndërtesave të tij pas largimit të plotë të mbeturinave.

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 5.460.000,00 Euro me një kosto shtesë vjetore prej 25.000 Euro.

    5. Siti i fabrikës së Dajtit

    Vendndodhja: Tiranë, tek Dajti Sh.A, ish-fabrika e metaleve pas tregut të madh tek Medreseja.

    Sipërfaqja totale: Më pak se 10m2

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 52.000,00 euro.

    Problemet e identifikuara: Në pjesën e pasme të dyqanit, është një dhomë e mbyllur, që përmban 750 kg cianide të përziera nga përdorimi i mëparshëm i sitit si një fabrikë metalurgjike. Kjo zonë e mbyllur ka qenë ambienti i magazinimit të masës për vite me radhë. Përmbajtja kimike, e vendosur në kontejnerë, nuk është e lëvizshme pasi ato janë në gjendje të ngurtë si kripëra kimike cianidi.

    Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra të reduktimit të rrezikut konsistojnë në mbylljen e sigurt të dhomës së magazinimit dhe shënjimin e saj si zonë e ndaluar. Masat afat-gjata konsistojnë në mbylljen dhe depozitimin e kimikateve dhe heqjen e dyshemesë dhe suvatimit të mureve nga brenda magazinës për të reduktuar rrezikun e rrezatimit.

    6. Vend-depozitimi i Mineralit, Guri i Kuq

    Vendndodhja: Fshati Guri i Kuq, në bregun e liqenit të Ohrit

    Sipërfaqja totale: 3 hektarë

    Kosto e rehabilitimit 2.275.000, 00 euro

    Problemet e identifikuara: Siti përbëhet nga një rezervuar i madh me digë që shërben për magazinim përfundimtar të mbetjeve minerare. Nivel i lartë i mbetjeve të hekur- nikelit dhe depo mbeturinash janë prezente në bregun e liqenit të Ohrit, një sit i cilësuar si trashëgimi botëror nga UNESCO. Është raportuar se ujërat e sipërfaqes dhe ekosistemi i këtij liqeni kanë pasur impakt nga mbetjet minerare. Analizat kimike të ujërave nëntokësore kanë treguar se vetëm niveli i hekurit kalon nivelin e lejuar të pranisë së metaleve, ndërsa nivelet e metaleve në ujërat në sipërfaqe janë raportuar si të pranueshëm.

    Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra konsistojnë në shënjimin e rrezikut që vjen nga konsumimi i ujit dhe instalimi i një sistemi grumbullues për ujërat në sipërfaqe për të minimizuar transportimin e grimcave drejt liqenit.

    Masat afat-gjata konsistojnë në heqjen dhe depozitimin e mbetjeve minerare të sitit në një zonë të miratuar për mbetjet jo të rrezikshme, së bashku me rrënojat prej shkatërrimit të digës.

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 2.275.000, 00 Euro me një kosto shtesë vjetore prej 25.000 Euro.

    7. Uzina e Ferrokromit, Elbasan

    Vendndodhja: Elbasan

    Sipërfaqja totale: 11 hektarë

    Kosto e rehabilitimit 38.350.000,00 euro

    Problemet e identifikuara: Siti i ferro-kromit në Elbasan është në punë që prej vitit 1986 duke përdorur boksit në proceset e saj teknologjike. Mbetjet prej procesit të prodhimit janë depozituar për vite me radhë në zonat përreth sitit. Analizat kimike të ujërave nëntokësorë dhe atyre sipërfaqësorë respektivisht kanë treguar se niveli i të parit nuk është shumë i lartë përsa i përket kontaminimit ndërsa tek i dyti niveli i kontaminimit është i lartë. Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra të zbutjes së rrezikut konsistojnë në shënjimin e rrezikut prej konsumimit të ujit, vlerësimin edhe në heqjen e lejeve të punës, rrethimin dhe riorganizimin e mbetjeve industriale kimike.

    Masat afat-gjata konsistojnë në instalimin e një sistemi mbulues për të reduktuar impaktin afat-gjatë të mbetjeve të grumbulluara në sit qoftë në nivel njerëzor dhe atë ambientalist.

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 38.350.000,00 Euro me një kosto shtesë vjetore prej 25.000 Euro.

    8. Mbetjet e pesticideve në Rrëshen

    Vendndodhja: Veri-Lindje të Rrëshenit, rreth 1 km larg tij

    Sipërfaqja totale: Përafërsisht 0.2 hektarë

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 500.000,00 euro me një kosto shtesë vjetore prej 70.000 euro.

    Problemet e identifikuara: Siti është i përbërë prej një magazine bosh të mbetjeve, një ish magazinë e pesticideve kur ferma ishte në pronësi të shtetit së bashku me një gropë të madhe në tokë, me një sipërfaqe përreth 100 metra katrorë, vendiu ku pesticidet hidheshin.

    Toka iu dha një personi i cili vdiq prej një shpërthimi që ndodhi gjatë hedhjes së pesticideve të magazinuara në depo në gropë. Në prill të vitit 2008 autoritetet vendase kërkuan që gropa të mbushej. Mes pesticideve të groposura raportohet të ketë permanganat kaliumi, që mendohet të ketë qënë shkaku i shpërthimit. Analizat kimike në ujërat nëntokësorë dhe ato sipërfaqësorë treguan se vetëm ujërat nëntokësorë janë prekur ndjeshëm.

    Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra konsistojnë në shënjimin e rrezikut prej konsumimit të ujit, vlerësimin me autoritetet lokale nëse është e nevojshme të hiqet leja e ujësjellësit, rregullimi i çatisë së magazinës dhe rrethimi i zonës për të evituar hyrjen. Masat afat-gjatga konsistoj në heqjen e pesticideve dhe mbetjeve potencialisht të kontaminuara prej sitit, shkatërrimin e magazinës dhe grumbullimin përkatës të mbetjeve sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe BE. Në vijim, një sistem pompimi dhe trajtimi i ujit për të përmirësuar cilësinë e ujërave nëntokësorë dhe një monitorim i të gjithë procesit do të ishin të nevojshëm.

    9. Kombinat i Tekstilit, Berat

    Vendndodhja: Në hyrje të qytetit, verilindje

    Sipërfaqja totale: Përafërsisht 0.6 hektarë

    Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 195.000,00 euro.

    Problemet e identifikuara: Pas ndalimit të punës në sit, shumë mbetje kimike janë lënë aty, përfshirë këtu edhe cisterna amoniaku në sasi të papërcaktuar së bashku me kimikate të tjera dhe depozitime të tjera me natyrë të panjohur. Cisternat janë shumë të vjetra dhe nuk janë hapur më pas mbylljes së fabrikës. Është raportuar edhe prania e fibrave të asbestit (por nuk ka patur ndonjë informacion më shumë). Për momentin nuk mund të thuhet me saktësi se ka apo jo material të tillë pasi analizat e zhvilluara për këtë qëllim nuk treguan praninë e fibrave.

    Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra konsistojnë në shënjimin e rrezikut prej konsumimit të ujit, vlerësimin e heqjes së çdo leje për shfrytëzimin e ujit, rrethimin e zonës me mbetjet kimike dhe rrethimin e të gjitha ndërtesave për të evituar hyrjen e njerëzve të paautorizuar. Masat afat-gjata konsistojnë në heqjen e mbeturinave, së bashku me shkatërrimin e sitit dhe mureve dhe dyshemesë së ndërtesës për të evituar kontaminimin e mëtejshëm.

    *Revista JAVA

    • Genjeshter. Nuk i ka kerkuar pala shqiptare keto. I ka ofruar pala amerikane pasi ka studiuar qe ne dokumentat e pastrimit te 2006-s ne QafeMolle ekzistonte edhe nje liste e tille. Amerikanet kane ofruar jo vetem kete pastrim por nje ndihme te pergjithshme politike dhe financiare, te cilen Rama e mohon tani sepse cdo pohim i saj, do kthente rrebeshin e pakenaqesise nga ambjentalistet te vete Rama

      • “…Revista JAVA ka mundur të sigurojë një kopje të materialit të detajuar në gjuhën angleze, që i është dorëzuar palës amerikane…” !!!!!

        zoti Vangjeli, ju po pranoni qe paska patur negociata?? Po zoti Rama dhe zoti Bushati, na kane thene disa here me kenegulje qe “nuk ka patur negociata??”
        Pse po genjen zoti Rama/

  • Per Luanin qe mjaullin si mace.Nuk po ben njeri moral o hu shkulur,pasi injorante si ty jane kelyshe bushtre o felliqesire.Ty ne qofte se te dhimset Berisha degjo pordhet e tia o hipokrit.Sa per Ramen e la edhe kete radhe plakun Mere me gisht ne bythe.Ameriken e kane dashur edhe e duan pjesa me e shendoshe e ketij kombi dhe jo doktor profesoret e Enver Hoxhes prandaj gabohesh kur ofendon njerezit o te hyfte kollomoqi.

  • Zoti Cukali ju te lini pershtypjen se nuk dini cfare flisni dhe per cfare po flisni. Dakord ishte konfusion per sa i perket armeve kimike. Po ti prit edhe gjithe jeten per nje gje kaq te thjesht. Shkaterrimi i armeve kimike ne shqiperi do te linte dhjetfishin e mbetjeve qe nuk dekompozohen kurre sa te jete planeti.
    Per cfare referendumi flet ti , flet qe te shpenzohen akoma para per referendum per nje gje qe dihet se eshte e demshme per njerzit per bimesine natyren ujin turizmin dhe namin e keq. Cfare do te lexosh me shume ti pa shih njehere se me duket se qenke amatore fare.
    Pasatj pse te shqetsoka aq shume ty se paska marre merita Rama kur ne fund te fundit fitoi shqiperia. U thuaj nje falemnderit protestuesve nqs nuk do ti thuash rames dhe kjo do te ishte me ndershme sa te besh shkrime konfuze si ky i sotmi ketu.

  • PSE JANE BASHKUAR ENVERISTE DHE BERISHISTE PER TE HELMUAR VATANIN?

    Kjo eshte nje cudi qe nuk ben vaki ne Bote. Ky kahe te kunderta antagoniste qe kane tere jeten qe duan t’i hane koken njeri tjetrit kur vjen puna per depozitimin e LHL-ve te Asadit ne Shqypni thane PO! dhe e shiten bythen per dy aspra. Kete gje e vertetoi edhe ambasadori amerikan Avrizuja ne TOP Story tek Sokol Balla. Pse e bene kete turp te madh politkanet tane bythashites? Nga njera ane i thone planit Kerry-Putin PO! dhe me pas PAS PILAFIT thane JO!? Koloreto Djali po mundohet te zbardhe dhe te hedhe drite sado pak per kete amulli ne politiken kontradiktore shqyptare dhe me te drejte kerkon REFERENDUM kombetar PAS PILAFIT qe gatoi Edvini me Saliun, prandaj ketu lind nje pyetje tjeter thelbesore:

    A MUND TE ORGANIZOHET REFERENDUM PAS PILAFIT?

    Po te shiqojme si administrata e Obames kerkon si cifuti ne shkretetire ndonje popull debil mjeran per te shpetuar planin handikap Kerry-Putin per zgjidhjen e krizes ne Siri ka shume gjasa qe amerikonet te harrojne menjehere Sllovakine qe rrethohet me mjaft shtete-armiq te perbetuar te LHL-ve te Asadit dhe te marrin fryme lehtesisht me nje refren tashme te njohur:

    UF! OH SA MIRE ME KEN SHQYPTAR!
    LHL E ASADIT T’JA HYPIM MBI SAMAR!
    SE PER LEKA SHESIN BYTH E VATANE!
    SE PER VIZA SHESIN EDHE MAMANE!

    besoje nastradinin o Koloreto Djali pikerisht si kjo vjershe e improvizuar e nastradinit tongellon i gjithe shkrimi yt i dyte ne DITA, ashiqare ne perkrahje te depozimitimit te LHL-ve te llahtareshme te Asadit ne vendin tone. Ti o Koloreto Djali ishe i pari qe kritikove me te drejte i pari dhe PARA PILAFIT ambasadorin Avrizu kur e shpalli Sali Kriminelin si nje Burre Shteti dhe shqyptaret atehere nuk u bene anti-amerikane, por i treguan vendin ambasadorit Avrizu qe te mos fliste brockulla pa dogane dhe ai i degjoi me pas shqyptaret. I vetmi qe u frikesua nga reagimi i Avrizuse ishte Kokedhima i SHEKULLIT qe e mbylli gazeten e tij per komentuesit, nje gazete kampion ate kohe dhe tradhetoi llapaqenet e tij besnike ngaqe kishte bere shurren ne breke nga kercenimet e Saliut me yshtjet e Avrizuse qe i frynte ate kohe ne vesh. Prandaj degjoje nastradinin o Koloreto Djali dhe mos u YSHT dhe mos u JOSH nga OFERTAT E DJALLIT qe vijne nga Rusia bolshevike e Putinit, degjoje edhe ti kete apel te hershem te nastradinit qe te kthjelloghet runi dhe te hapen syte qe i ka zene LAKMIA per LEKA dhe BAMIRESI imagjinare:

    NGRIJE KOKEN O SHQYPTAR!
    ME VATANIN MOS BEJ PAZAR!

    apel nga nastradini per te gjithe me perjashtim te bythashitesve.

  • Populli thote. “C`fare e hane ujku, nuk e ze gjarperi.” Ky problem kaperfunduar pasi ato nuk kthehn me ne shqiperi. Ne nuk qem ne gjendje ta marrim kete ofert.Per ne shqiptaret kjo ngeli si “kutua e Pandores” kjo per fain tone.!
    Sa i perket referendumit kjo do te thot t`ja lesh ne dor popullit i cili eshte i pa fajshem edhe ne se thot po ose thot Jo.Kjo nuk eshte pun e popullit pore pune me pergjegjesi e specialisteve te kimise berthamore.
    Ky artikull eshte si kofini pas tev jelave pasi une kete shkrim te ketij autori nuk e kam para para se te thoshte Rama Jo.
    Levizja ishte gjithcka, qellim asgje.! ketu perfundoi si shumehere te tjera.Ne shqiptaret nuk kemi aritur asnjeher ti bejm mire vetes sone. Jami beri si qorri.O qorr a don sy. Qorri ne vend qe te marre sut te gjuan me gure.Keshtu esht edhe puna e ne shqiptarve ne tersi.!

    • O Liu Firifiu enversiti besnik i Partise se Punes dhe oponent i nastradinit a e degjove Grida Dumen, bukuroshen besnike te Sali Berishes qe ka vene kujen dhe po vajton me elegji te papare LHL-te e Asadit me kengen e vjeter:

      O LE LE
      O BO BO
      CFARE GABIMI
      KENA BO!

      dhe kerkon ta gjeje ARMIKUN anti-amerikan tek llapaqenet e bllogjeve elektronike sic beri edhe Mero Baze me nje ushtri gazetaresh dhe intelektualesh nga pas. Po pse more Liu Miku jeni bashkuar edhe enveriste edhe berishiste per te HELMUAR vatanin si askush me pare ne historine e popullit tone fatkeq?

  • ha ha ha prap me armet te shiturit e rames dhe metes.Ne e dime se votat I blini por njerezit jane te vetedijshem se keto arme 1300 tone minojne Shqiperine ne nje pakujdesi qe asnjehere nuk perjashtohet o kunguj pa fare.

  • Populli (e nuk ka me te mencur se Ai!) thote se urtesia pas kuvendit dhe trimeria pas betejes nuk kane vlere… Keshtu vazhdoni te vegjetoni ne mocalin qe keni krijuar vehte, sepse liria, ajri i paster eshte per shqiponjat e verteta, jo per “bastardet”!

  • tek ajo rubrika “si ju ben te ndiheni ky lajm” duhet te shtoni edhe kutine KONFUZ. Shume gjetje interesante nga stafi juaj.Ndonjehere ndjesia rreth nje lajmi apo shkrimi i thote te gjitha, dhe flet me mire se 1000 fjale. Jeni gazeta me inovative, moderne dhe karizmatike.

  • Autori dhe Shkrimi eshte i porositur dhe i parapaguar per keto arsye:

    Se pari gazeta qe po lexojme nuk ka mundur te jete e paaneshme lidhur me problemin e LHL( nuk eshte ndonje çudi kur edhe gazeta Tema qe mbahej si fjala e lire nuk i shpetoi varesise).

    ArtIkullshkruesi, qameti mund te mbaje ndonje ligjerate per gjuhen apo per letersine.
    Nderkohe ai merr persiper indirekt t’u thote shqiptareve qe mendohunu edhe nje here, te bejme referendum dhe te thoni PO armeve kimike. Deficent delirant ose i paguar
    Kush eshte ky birbo dhe me cfare statusi flet kur per kete gje e ka thene populli njehere e mire JJJJOOO?
    Sikur specialistet me te medhenj te botes te thonin qe nuk jane te rrezikshme, atehere pse nuk po i marrin ne vendet e tyre?
    Ku do shkoje programi i madh i RILINDJES me 13000 ton mbetje?( ta zeme se cdo gje do shkonte vaj)
    Kush eshte kuptimi i prezantimit te listes se ndotjes? Meqenes jeni hale me mbetje, merreni edhe keto se nuk ka problem per shqiptaret?
    Mire qeverite shqiptare jane te papergjegjshme po te huajt si i lane 7 vjet mbetjet ne Qafemolle dhe u kujtuan te bejne show nje jave me pare?
    Populli shqiptar paska nje merite te jashtzakonshme qe buron nga instikti i vetmbrojtjes
    Lejon dhe fal politikane zorzoper , hajdute,atdheshites, vrases, por kur eshte fjala per ceshtje madhore i therret trurit dhe ben gjene e duhur.

    Rama e di shume mire se ligji dhe KUSHTETUTA nuk ja lejon futjen e armeve kimikene territorin e vendit. Ashtu si nje gje te tille nuk ja lejon kushtetuta e shtetit amerikan dhe cdo shteti tjeter ne bote me perjashtim te regjimeve Asadiste.
    Kjo ishte dhe nje arsye qe ai ( EDHE ME KESHILLEN E AMERIKANEVE) hezitoi ta bej publike negociaten. PER FAT, NDODHI PER TE MIREN E SHQIPTAREVE.
    Edhe here tjeter e kemi thene, jemi mirenjohes per cka amerika ka bere per ne, por nuk eshte ky rasti per ta shperblyer. Nqs ate e “kerkojne” kete ne shenje te mirenjohjes atehere vihet ne dyshim miqesia me kushte.
    Histeria per antiamerikanizem ka shperthyer nga debile apo rufjane qe duan te perdorin situaten ne favor te tyre.
    E tha nje politikan qe ky Karry qe na kerkon ne te themi PO, ka qene kunder luftes ne Vietnam. Do themi qe ka qene antiamerikan?

    Shqiptaret, vecanerisht rinia qe thane JO i kane bere nder vetes se tyre, brezit qe do vije dhe emrit te tyre kudo ne bote.
    Te tjeret jane bastarde te paguar qe meritojne te jene kavie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *