Kina alarmon CIA-n. Pengon operacionet e spiunazhit

Elton Tafaruci

Qeveria kineze ka shkatërruar sistematikisht operacionet e spiunazhit të CIA-s në vend, që prej vitit 2010 dhe ka vrarë ose burgosur rreth 20 burime të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA.

“New York Times” citon 10 zyrtarë e ish-zyrtarë amerikanë, që e cilësojnë këtë si një prej goditjeve më të rënda për kundërzbulimin në dekada. Ata flasin në kushte anonimiteti.

Në atë që duket të jetë një përpjekje e Kinës për të frikësuar agjentët, një burim u qëllua në kokë përpara kolegëve të tij në oborrin e një godine qeveritare.

Gazeta amerikane pretendon se shërbimet e zbulimit në SHBA dhe agjencitë e zbatimit të ligjit u mobilizuan për parandalimin e dëmeve të tjera, duke nisur një hetim, edhe pse mes tyre ka mosmarrëveshje sa i përket shkaqeve të dështimit të spiunazhit në Kinë.

Brenda CIA-s po zhvillohet një debat i madh lidhur me çështjen. Sipas ish-zyrtarëve amerikanë, të cituar nga “New York Times”, një restorant i përdorur për takimin e burimeve ishte pajisur me aparatura përgjimi dhe kamerierët ishin zëvendësuar me agjentë kinezë.

Hetuesit dyshojnë se, një ish-operator i CIA-s është kthyer në spiun të Kinës, por nuk kanë grumbulluar prova të mjaftueshme për arrestimin e tij.

Share This Article
2 Comments
  • Kina ka program rekrutimin e gjithe kinezeve qe jane dikushi ne amerike qe Te ndihmojne ngritjen e kines. Ata kontaktohen dhe ju ofrohet Cdo gje Te punojne per interesat kineze. Admiistrata amerikane eshte Plot Me kinez, dhe dekonspirimi i agjenteve te CIAs ne kine asht problemi me i vogel per kinen

  • Po pse çduhet te beje Kina ,te lejoje agjentet e CIA …te punojne te qete…artikuj idiote sevilè…Edhe Izraeli ,aleati me i ngushte i SHBA…spiunon amerikanet ,,,dhe te mos gaboj nje agjent i rendesishem i MOSAD..it po vuan nje denim mbi 20 vite …Ndersa Kina realisht eshte konkurenti numer nje i SHBA…s,e nstyrisht do te mbrohet ,siç mbrohen amerikanet nga agjenturat kineze….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *