Autoritet ushtarake kineze bënë me dije se trupa të tjera janë dërguar në Hong Kong.
Megjthëse u theksua se trupat u dërguan drejt rajonit gjysëm-autonom në kuadër të një rotacioni rutinor, ky lajmërim vjen kur Hong Kongu po përgatitet për një tjetër tubim politik të shtunën. Protesta e së shtunës, ashtu si pararendëset e saj që vijojnë që nga marsi, bëhet me dije se do të mbahet kundër kontrollit në rritje të Pekinit.
Pamjet e automjeteve të blinduara që kaluan kufirin dhe u drejtuan për në Hong Kong, kanë rritur shqetësimet se ushtria kineze mund të ndërhyjë kundër protestuesve dhe mund të vendoset në rajonin gjysmë-autonom.
Më parë, autoritet kineze kanë deklaruar se protestat në Hong Kong kanë shkaktuar “dëme serioze për sundimin e ligjit”, duke mos përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje të armatosur, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
