Më shumë se 100.000 persona nga mbarë Kina u mblodhën në sheshin Tian’anmen në Pekin për të ndjekur ceremoninë madhështore të ngritjes së flamurit për të festuar 67-vjetorin e Republikës Popullore Kineze.
“Është hera e parë që vij në Pekin dhe në sheshin Tian’anmen për të ndjekur një ceremoni kaq madhështore të ngritjes së flamurit. Jam i emocionuar dhe krenar,” është shprehur një nga spektatorët e shumtë të pranishëm në sheshin e kryeqytetit.
Më shumë se 2.000 përfaqësues nga Rajoni Special Administrativ i Hong Kongut, minoritetet etnike dhe studentë u ftuan ta ndiqnin ceremoninë, nga një zonë e veçantë shikimi. 36 ushtarë parakaluan në formacion teksa mbanin në dorë flamurin kombëtar, para se ai të ngrihej nën tingujt e himnit kombëtar kinez.
