Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Fatkeqësive (CDC), në Kinë ka filluar të zhvillojë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri të përhapur me shpejtësi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazeta “South China Morning Post”, eksperti i virologjisë Xu Wenbo tha se ekspertët e qendrës kanë filluar të zhvillojnë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV) dhe se në kuadër të kësaj po zhvillojnë punime për të përcaktuar renditjen gjenetike të virusit të izoluar.
Xu tha se ekspertët po përdorin metodën e renditjes gjenetike me shpejtësi të lartë për të përcaktuar strukturën patogjenike të katër mostrave të marra nga virusi që nga 2 janari dhe se po kryhen edhe kontrolle për ilaçin kundër pneumonisë e cila është shfaqur për shkak të koronavirusit të ri.
Numri i viktimave nga përhapja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 56 ndërsa janë prekur mbi 1.975 të tjerë nga të cilët 324 në gjendje të rëndë.
Ndërkohë numri i personave nën vëzhgim që kanë kontaktuar me të infektuarit është 21.556 ndërsa 49 të infektuar janë liruar nga spitali pasi janë shëruar.
Për shkak të përhapjes së virusit në një kohë të shkurtër nga qyteti Wuhan në rajonin Hubei drejt qyteteve dhe rajoneve të tjera, u ndalua transporti publik kryesisht në Wuhan dhe në 13 qytete të tjera të mëdha dhe të vogla.
Koronavirusi i ri (2019-nCoV) u shfaq për herë të parë në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës.
Simptomat e para të NCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.
j.l./ dita

Termeti i dyte po afron! Dhe po si ne termetin e nentorit, edhe ketu Shqiperia eshte e papregatitur! Pa dhoma karantine ne Aeroport dhe pika kufitare! Spitalet te papregatitura me personel te kualifikuar dhe dhoma te izoluara! Ministria pa udhezues te sakte dhe programe emergjncash per raste te tilla infektimi! per keto raste duhej qe aeroporti i Kukesit, ose ndonje tjeter, te ishin gati me personel mjeksor! Gjithshka kaotike dhe me drejtues te papergjegjshem!..
Ministrja e Shendetesise duhet te vendose menjehere nje skuader mjekesore ne aeroportin e Rinasit me skaner special per te skanuar njerezit qe vijne nga Azia per temperature te larte trupore. Kjo eshte nje nga shenjat e te infektuarve. Po ashtu, duhet te marre masa qe te krijoje ne Spitalin Infektiv nje zone me te gjithe mjetet per te nderhyre me mjekime speciale dhe me mjete qe te mbrojne si njerezit ashtu edhe mjeket e infermieret. Nese perhapet semundja eshte e shume e veshtire te ndalohet. Kina eshte paralizuar me 12 qytete (me miliona njerez) te vene ne karantine ku ndalohen fluturimet me brenda dhe jashte vendit, komunikimet me makina, dhe dalja nga keto zona e qytetareve. Njerezit jane mbyllur neper shtepira. Vdekjet jane te shumta, por nuk raportohen qe te mos ngjallin panik.