Kina ka hequr kufizimin ligjor për të pasur vetëm një fëmijë. Prej vitesh, çiftet kineze ishin të detyruar të kishin vetëm një fëmijë dhe në shumë raste gratë abortonin kur nuk ishin djem, me qëllim për t’ju lënë trashëgiminë.
Kjo krijoi një tjetër problem; 30 milionë burra kanë mbetur beqar për shkak se ka më pak femra.
Qeveria komuniste kineze vendosi ta hiqte këtë pengesë, çka do të krijojë lehtësira edhe për beqarët e ardhshëm.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua”, tha se tashmë çiftet do të lejohet të kenë dy fëmijë, sigurisht jo më tepër.
Kina ka popullsinë më të madhe në botë me mbi 1 miliardë e 3 mijë banorët, kur e gjithë bota është rreth 6 miliardë.
Politika për të pasur një fëmijë u vendos në vitin 1979, për të ngadalësuar rritjen drastike të popullsisë.
Kjo solli edhe një probleme të tjera, atë të plakjes së popullsisë, mungesës së të rinjve për të punuar në disa provinca, etj./Dita/
