Doc. Dr. Vasil Kureta
Zhvillimet në Kinë nuk mund të mbeten jashtë vëmëndjes së mediave botërore, studiuesve dhe analistëve të ndryshëm. Interesi për to ritet më shumë, në kontekstin e zhvillimeve të vrullshme brenda sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kina ka peshë të madhe e rol të rëndësishëm në zhvillimet botërore, por dhe një vecori e zhvillimeve në SHBA e konkretizim i filozofise trumpiane „America First“, shoqëruar me një lloj nacionalizmi amerikan, një lloj mbyllje e tërheqje e SHBA, që për disa ka krijuar një boshllëk, sa i përket fuqisë dhe rolit në zhvillimet botërore, e ka ritur interesin për rolin e Kinës.
Edhe Kina nga ana e saj ka shfaqur një ritje të përpjekjeve të saj për një avancim konkret të statusit të superfuqisë botërore, duke tërhequr vëmëndjen edhe me tezat e hedhura në forumin e lartë të PKK për modernizimin e vëndit.
Ashtu si dhe atëhere, kur Mao Ce Duni bëri publik programin e katër modernizimeve të Kinës, që ishte pjesë e një çarjeje reale të kampit socialist, që u besua realisht, që nga vizita e parë e presidentit amerikan Nikson, ashtu dhe aktualisht deviza e konceptet e hedhura nga Xi Jinping për modernizimin e ndërlikuar të Kinës, edhe sot ndjeshmëria është tepër e lartë. Tash bëhet fjalë për një problem konkret dmth do të kemi një modernizim të vertetë të Kinës, një ndryshim real të modelit ekonomik, politk e social të Kinës dmth një përpjekje afrimi nga modeli i sistemit të vlerave, apo do të kemi përpara një formë neototalitarizmi kinez. Që të dyja mundësitë paraqesin ndjeshmëri të lartë se definojnë sjelljen e Kinës në zhvillimet botërore.
Ajo që mund të thuhet e besohet qartë është se, Mao Ce Duni i hapi rrugë në mënyrë të organizuar, ecurisë së përgatitjes së standarteve për shndrimin e Kinës në një superfuqi botërore, ndërsa sot Xi Jinping synon t’i përgjigjet kërkesave të stadit të sotëm të zhvillimit të ambicies kineze të superfuqisë botërore, apo përmbylljes së saj.
Arritja e këtij statusi e kërkon si domosdoshmëri modernizimn e demokratizimin e vëndit, që duket se do të shfaqë qartë vecoritë kineze, sa i përket argumenteve, metodologjisë dhe afishimit konkret të obiektivave gjeostrategjikë. Kjo shpjegon dhe konceptet dhe filozofinë e publikuar nga XI Ping, që në dukje shfaqet si eklektike dmth edhe me demokratizim, standarte demokratike, elementë të shtetit juridik e sundim të ligjit, por edhe me socializëm e parti komuniste. Duket sikur vizioni i Xi Ping ka nja kokë prapa dhe një kokë përpara.
Duket që ky pozicion i XI Ping tregon edhe nevojen për ta shpënë përpara ambicien kineze të superfuqisë, por dhe vështirësitë konkrete e komplekse që ai ka përballë dmth një tradite me tabela socialiste apo komuniste, me zhvillimet në një shtet kaq të madh me popullsi e territor, mentalitet kulturor e nacional karakteristik, me një luftë politike specifike të brendshme dhe një stad aktual zhvillimi, që bën trysni vetëm për të ecur përpara e ndryshuar esencialisht.
Brenda këtij raliteti lind realisht pyetja : do të kemi vërtet modernizim apo do të ndodhemi përpara lindjes së një totalitalitarizmi të ri.? Të dy alternativat është vështirë t’i hedhësh poshtë apo përjashtosh lehtë.
Mao Ce Duni e kuptoi qartë se zhvillimi i Kinës duhej të ecte në një rugë tjetër nga ai modelit të kampit socialist e modeli sovietik. Ai përdori strukturat e larta të PKK, që ta „miratonte“ vizionin e programin e hapjes, ndryshimit e modernizimit të Kinës, edhe pse dukej qartë se nuk besonte më te doktrina komuniste ortodokse. Edhe më parë Mao kishte insistuar te vecoritë kineze e komunat popullore kineze, por nuk dukej se i kishte kthyer krahët doktrinës komuniste.
Megjithatë, Mao tashmë mendonte e besonte se Kina duhej të ndryshonte , duke ndjekur një rrugë tjetër nga ajo sovietike. Në funksion të këtij koncepti ai nënvizoi fort tezën „le të lulëzojnë 100 lule, le të konkurojnë 100 shkolla“, që u kritikua atëhere si revizionist se eleminonte kështu rolin udhëhjeqës e të pandarë të PKK në jetën e zhvillimet e vëndit.
Ai përdori një tezë konfuciane, per tu ndarë nga doktrina marksiste dhe për ti hapur rrugë nacionalizmit kinez e modernizimit të Kinës, për të argumentuar një pragmatizëm kinez, që nevojitej në përgatitjen e standarteve të domosdoshme të shndrimit të Kinës në një superfuqi botërore.
Zhvillimet e mëvonëshme dëshmuan se Kina hapi një rrugë zhvillimi e fuqizimi ekonomik e ushtarak, teksa u bë fuqia e dytë më e madhe ekonomike në botë dhe me një rol në ritje të saj në zhvillimet botërore. Natyrisht, që procesi i hapjes e modernizimit të kinës nuk do të ndiqte një lëvizje në vijë të drejtë, sidomos sa i përket standarteve demokratike brënda vëndit.
U konstatua një nevojë reale për këto zhvillime e u duk se do të kishte një mbështete racionale ndaj kësaj kërkese, teksa një presion nga poshtë erdhi në ritje. Megjithatë edhe më optimistët u zhgënjyen shumë kur në përgjigje kundërshtuese ndaj avancimit drejt standarteve demokratike, funksionimit të institucoineve demokratike e shtetit ligjor, u krye goditja e rëndë nga dhuna shtetrore ndaj demonstruesve paqësorë në sheshin Tien An Men.
Kina me këtë veprim kishte bërë një autogol të rëndë dhe kishte iniciuar një presion të madh ndaj saj nga perëndimi dhe opinioni demokratik në botë. Ishte bërë kështu një goditje e rëndë ndaj hapjes së Kinës dhe avancimit të rolit të saj në zhvillimet botërore. Pas kësaj erdhi një kurs i kujdesëshëm koregjimi e ndryshimi, që në thelb nuk e asgjësoi ecurinë e ndryshimit të Kinës edhe pse e bëri atë më të ngadalëshëm.
Prova më e madhe e ecurisë së ndryshimit të Kinës ishte sigurimi i një qëndrueshmërie ekonomike, madje dhe me ritje relativisht të lartë, që mundësoi edhe përballimin me sukses të dallgëve tepër të mëdha të krizës botërore financiare botërore të vitit 2008, që u vlerësua me të drejtë si e ngjajshme me depresionin e madh.
Ky zhvillim mundësoi për zgjerimin e hapsirës demokratike në vënd, por dhe plotësimin e standarteve të nevojeshme ekonomike, ushtarake e teknologjike të statusit të superfuqisë borërore. Aktualisht Xi Jinping mendon të avancojë më tej në plotësimin e ambicies kineze të superfuqisë botërore, duke e menduar pa mëdyshje, se mund të arrihet vetëm përmes „modernizimit të ndërlikuar“. Këtë tezë e miratoi në kongresin e fundit të PKK. Në se mund të bëjmë një krahasim,konstatohet se Mao Ce Dun, për hir të së vërtetës, me politkën e katër modernizimeve, e vuri theksin te nevoja e ndryshimit dhe hapjes së Kinës. Me sa duket Mao mund ta ketë menduar një konsumim të rëndë e kolaps të mundëshm të modelit komunist, që u realizua pas vdekjes së tij, me rëzimin e komunizmit e shpërbërjen e BS dhe kampit socialist.
Tash bie në sy që Xi Jinping, jo vetëm që nuk i u referua kësaj sentence të Maos,të 100 luleve e shkollave, qoftë dhe indirekt, por foli për një formë të socializmit kinez edhe pse nuk mund të dihet arësya e këtij pozicioni. Pavarësisht se sa mund ta besojë këtë filozofi Xi Ping, i u jep të drejtë atyre që frikësohen për hedhjen e shtratit të një neototalitarizmi të ri në Kinë. Këtu llogarisin edhe pushtetin tepër të lartë që Xi Ping arriti të sigurojë në këtë kongres të fundit të PKK. Nuk mund të konsiderohet një dyshim i pabazuar.
Tani duhet pritur se si do ta menaxhojë Xi Ping këtë pushtet dhe si do ta përdorë në funksion të modernizimit të Kinës. Në fakt këtë pushtet e ka siguruar me premtimin për modernizimin e Kinës dhe në se e shpërdoron, do të jetë jo keq thjesht për të ardhmen e tij, por sidomos, për të ardhmen e Kinës, qytetarëve kinezë dhe zhvillimeve botërore. Sistemi i marëdhënieve ndërkombëtare ka nevojë për një Kinë të zhvilluar, të qëndrueshme e demokratike, me shtet të së drejtës e sundim të ligjit, të orientuar nga stabiliteti, siguria e rendit botëror dhe paqja.
Realisht Kina ka ndryshuar e avancuar ndjeshëm në modernizimin e saj, në përmirësimin e modelit ekonomik e politik të saj, që tash pret një hap tjetër cilësor përpara. Ai e ka të qartë se, presioni demokratik nga poshtë për demokratitim e modernizim, do të ritet më tej, por e ka të qartë gjithashtu, se nuk mund të përsëritet një „Tien An Men 2“. Ai përballë nevojës në ritje për zhvillim demokratik e modern të Kines dhe arritje e statusit të suprfuqisë, do ti përgjigjet kësaj nevoje historike e nuk mund të bëjë vetvrasje politike dhe një dëm të madh historik popullit të vet.
Ai nuk mund ta ndalë rrugën e modernizimit të Kinës me asnjë lloj neototalitarizmi, ndryshe vetë do të dalë jashtë loje i dështuar.
Varshavë, tetor 2017

Kureta,ke disa vezhgime racionale .por je jo i qarte ne shume definicione .Dua te theksoj dicka te thjeshte ,perse ndodhi Tien An Meni ,qe sipas teje ishte nje gabim …Ky eshte gjykimi perendimor .Por koha deshmoi per drejtesine e vendimit te Ten Hsiao Pinit ,pra vendimi ishte i liberalit Ten .Sepse sekretari i pergjitheshem donte te ndiqte rrugen e Gorbaçovit .Por studentet mbeten te vetmuar ,populli i mencur kinez nuk ndoqi aventuren qe do ta kishte shnderruar Kinen ne nje Indi tjeter.Teni ,qe nuk ishte sekretar i pergjitheshem ,por si i zgjuar qe ishte ,mbante kontrollin e komisionit ushtarak ,beri zgjidhjen e duhur .100,200,300 ,mije apo edhe 1 milione nuk mund te vendosnin fatin e 1 miliarde e 200 milione njerezve .Realisht edhe ne ish BS pakica vendosi fatin e shumices .
Koha vertetoi se largpamesia e liderve kineze ishte fitimtare .Sistemi kinez nuk eshte shume i komplikuar .Kombinimi i drejtimit te centralizuar shteteror ,me lirine ekonomike private ,dhenien mundesi te nderrmarrjeve shteterore teveprojne me mekanizmat e tregut cliroi nje energji te papare ne historine e njerezimit .Brenda 30 viteve Kina u shndrrua ne superfuqi ekonomike ,ushtarake ,shkencore ,duke nxjerre nga varferia afro 1 miliarde njerez .Aktualisht e ardhura vjetore per fryme eshte afro 15 000 dollare dhe brenda 2030 parashikohet 30000 dollare per fryme .Aktualisht programi i miratuar ne Kongresin e 19 ..te parashikon rritjen e te ardhurave per zonat e thella ,zhvillim cilesor i te gjitha degeve te ekonomise ,rritjen e konsumit te brendeshem ,fuqizimi ushtarak ,zhvillimi i shkences dhe teknologjise moderne .Ne se nje popull shikon çdo vit rritje mirqenie ,kushte me te mira jetese ,garanci me te gjera sociale ,,atehere cili eshte kuptimi i vertete i fjales demokraci,,,,,Per me teper ne te gjitha qendrat boterore te mendimit filozofik tashme vlerat perendimore jane ne diskutim ,realisht nuk jane me modeki unik i shoqerise njerezore .Mjafton te krahasosh menyren e zgjedhjes se klases drejtuese te te gjitha niveleve midis Kines ,ku dominon meritokracia dhe perendimit ku dominojne nje perzjerje e preferencave ,meritokracise dhe politikes.
Zoti Kureta , ngarkuiar me tituj shkencore , si dekoratat e Titos ne vaktin e tij , Shqiperia ka aq shuuuume probleme te mprehta e jetike per vete sot , sa qe nuk duhet t`iu mbetet kohe e tepert per t`u marre me kinezet , qe jane aq larg nesh dhe presin te behen fuqi e pare ekonomike ne bote ! Shkrimi yt , qe as mora mundimin ta lexoj , duket sheshit qe eshte servilizmi i kulluar politik , qe te zhvlereson e turperon ty , ne radhe te pare , pastaj te gjithe ne te tjereve ! Me palo shkencetare te tille , qe nuk kane asnje gen shqiptar , ky vend duket se nuk do e kete te gjate !
Kina e nji shoqerie universale,i ka te gjitha brenda.Si ta doni ekonomi tregut apo neototalitarizmi të ri.
Kina nga nji shtet qe kishte arrit deri ne paralajmerime serioze kater shifrore ndaj nderhyrjes se avineve spiun amerikan.Sot jo vetem qe nuk lejon nji nderhyrje perseritese por ban ligjin ne lindjen e largme dhe Amerika duhet te jete e kujdeseshme ne mardhanie me Kinen.Kina nuk asht Kore e veriut.Pa Kinen bota shtjere se jetuarit.Do arrije te jete superfuqi nga te gjitha zhvillimet dhe me potencial ekonomiko – ushtarak superfuqi numer njeshke.
Na pelqen.Nuk na pelqen.Ky asht rrealiteti i botes se ardheshme.
Në s’gaboj , Vasillaq Kureta është nga ata marksistët e kuzhinës marksiste që drejtonte shoqja Nexhmije ( ?! )
Ky shkrim , që ardhëka nga Varshava , të kujton atë shprehjen – meu gjetë Kola në punë .
Po ç’të duhet , o lumëmadh , që I futesh oqeanit më këmbë . Oqeanit , jo detit , ke këllqe ti , të analizosh Kinën ?!
E thotë mirë njeri më lart – të kutërbon servilizmi kontemporan !
Kina e cfryu tullumbacen komuniste te gardisteve te kuq,me etapa,qe te mos ndodhte ajo qe ndodhi me Shqiperine ne 90-91.Kjo strategji i dedikohet strategut gjenial Cu-En-Lai dhe bashkepunetorit te tij Ten- Hsiao-Ping..Kina filloi te ndertoi tregun e lire,zhvillimin e iniciatives private,afrimin e kapitalit te huaj,DUKE RUAJTUR SHTETIN dhe EKONOMINE SHTETERORE,PA I VENE KAZMAT GJITHCKA ISHTE NDERTUAR NE 40 VJET.Per kete ishte e padiskutueshme ruajtja e drejtimit te vendit nga nje Parti e vetme.Formula ishte e thjeshte dhe gjeniale:Marredhenie kapitaliste ne prodhim,por drejtim i shtetit nga nje parti.Perndryshe 1 miljard kineze do ti kishin vene zjarrin Kines dhe gjithe botes.Ne Shqiperi Diktatori etatist Enver Hoxha ne kete kohe,sikterrisi ndihmen jetike kineze,mbylli perfundimisht dhe te vetmen valvul shpetimi te ekonomise private te fshatit,duke suprimuar 3 dynymshin dhe duke tufezuar bagetine,pulat dhe laraskat.Kjo KAVERNE me presion o do te pellciste si ne Kamboxhia,(sikur sekretar i pare te behej Simon Stefani ose Sali Berisha) o do te pellciste ashtu sic ndodhi me braktisjen e shtetit nga Ramiz Alia dhe lenien ne dore te fanatikut komunist Sali Berisha,qe nuk e kishte te veshtire te shnderrohej nga nje fanatik komunist,ne nje lider te shkaterrimit total te ekonomise.Kina i njohu keto ftyra si Sali Berisha gjate revolucionit kulturor;njohu Lin Biaon,njohu Cian Cinin dhe banden e saj,prandaj nuk e la shtetin ne duar te aventuriereve.Karagjozet e rruges si Azem Hajdari i shtypi me tanke ne sheshin Tien An Men dhe nuk i beri Lider te Demokracise,sepse ne ato momente qe vendosnin fatet e popullit kinez dhe gjithe botes,keta gangstere anarshiste ishin me te rrezikshem edhe se kriminelet.Enver Hoxha deri ne fund te jetes tregoi se ishte nje trashesire qe sillej mbi ciflikun e tij si Hanko Halla me sherbetoret.Ai kujtonte se Mao Ce Duni kerkonte mend nga Enver Hoxha,se nuk ishte kopetent per ceshtjet e marxizem-leninizmit.Po kur Mao-Ce Duni zbriti nga avioni nje cope perkthyes si Mufit Mushi dhe i kerkoi mend edhe atij,nuk e kuptoi ky pupac i llastuar se Mao-Ce -Duni po tallej me te???Kjo donte te thoshte,qe ti or pishtar i marx-len-stalinizmit,nuk vlen as sa Mufit Mushi..Po ai e kishte degjuar Maon kur tallej me Stalinin,mu perpara turirit te Stalinit(qe enveri e shikonte si perendi dhe te tjeret i rrinin sus).Te njejten gje pat bere edhe Hrushovi gjate vizites ne Shqiperi,mu perpara turijve te enverit dhe mehmetit.Mori Teme Sejkon ne anije dhe i the enverit ne Butrint:-Ja,ku e ke kryeministrin,qe te duhet!Ketu e zgjoi Mehmeti,qe u terbua dhe e shqeu te gjalle Teme Sejkon.Une i uroj Mufit Mushit jete te gjate,se ka shpetuar mire,qe nuk e pane ne xhunglat e Kines dhe nuk e kuptuan talljen e Maos me pishtarin e Marxizmit.Trashesira e kuptoi Kinen vetem kur pa Nixonin duke zbritur shkallet e avionit ne Pekin dhe atehere i ra INFARKT,se kujtonte qe terhiqte Kinen per hunde.
Është një përpjekje e deshtuar e Dr. Kuretës me shumë pasaktësi që vijnë nga mosnjohja e problemit. Shqetësimi është më i madh kur merret vesh se tashmë ai shkruan krejt për qejfin e tij, jashtë çdo tutele e diktimi nga Instituti i studimeve m – l ku ka punuar pëpr një kohë të gjatë. Mao nuk ka asnjë lidhje me katër modernizimet, të cilat janë shpallur nga Çu En Lai në vitin 1975, kur kryetari po kalonte ditet e agonisë.
Nuk e kuptoj se pse duhet shënuar se shkrimi është bërë nga Varshava, kur sot njerzit shkruajnë edhe në avion, anije apo duke fluturuar me dron. Apo don të bëhet më i besueshëm pasi në Varshavë u zhvilluan bisedimet sekrete për normalizimin e marrëdhënieve kino – amerikane. Apo ndoshta se atje po kalon pushimet e gjata të pleqërisë në ndonjë post diplomatik të tijin apo të shoqes diplomate.