Kina mund të dënojë me varje 4 shqiptarë të arrestuar për drogë dhe prostitucion

editor

Ekzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore. Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës, ku trafikantët  e drogës  apo të njerëzve ekzekutohen  pa ndonjë mundësi për t’u mbrojtur me avokat.

Ata u ndaluan në qytetin Xinhua dhe vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria. Ky rrjet ndërkombëtar vite me radhë ishte nën hetime dhe në këtë operacion ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, të cilat i ofruan informata shtesë policisë kineze.

Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane. Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destinacionin e kërkuar evropian.

Sipas informacioneve të policisë kineze, një nga shqiptarët kishte krijuar një rrjet të prostitucionit në këtë qytet detar duke ofruar kinezëve “femra të bardha”.

Aksioni i arrestimeve u konfirmua edhe nga komandanti i forcave speciale Mario Parente në Romë.

Share This Article
24 Comments
    • Qeveria shqiptare duhet te nderhyje ne kete rast,sepse shkelen te drejtat njerezore te qytetareve shqitpare

      Ata te denohen por jo me vdekje —Kjo eshte e pa-pranueshme –Ndryshe ti ndjekin fare ata kinezet qe jane aty dhe te rishikohen te gjitha mareveshjet me kinezet ….

      Nuk duhet lejuar qe te ekzekutohen njerezit tane, sikur jemi ne mesjete

      Racae qelbur e atyre verdhacukeve

      • Me VDEKJE qe te mesojne dhe te tjeret……Pak na e kane bere pershesh imazhin ne Europe e USA tani dhe ne KINE vetem per interesat vetiake.Vetem cinike mos jeni shikoni dhe pak me larg se hunda juaj.Ato e dinin se cpo benin dhe i gezoheshin pareve dhe tani!!!!!!!
        Vetem me varje asgje tjerter

      • Po mire kush u tha shqiptareve qe te shkojne deri ne Kine e te bejne “mutra” sic kane bere ne tere Evropen? Pse se mesuan ligjin kinez per keto lloj “aktivitetesh bisnesi” se si eshte ne Kine? Kane bere krime? te pergjigjen sipas vendit ku e kane bere krimin. Po pse normale eshte qe ne Shqiperi kapen vrases me dy a tri raste krimi apo edhe krimonele me pagese e te vuajne burg ? Dhe me e keqja se neper burgje ky takem njerezish jetojne si mos me mire dhe te sigurte per jeten e tyre se jashte di I benin “synet” ne qafe. Krimineli ka vetem nje denim “ME VDEKJE”

  • *******************************************************************************************************

    ….. Ja c’i bene Shqiperise “MALOKET” me kriminelin boteror Ali Bisha, qe mbajten me dhune pushtetin per cerek shekulli.

    ********************************************************************************************************

  • keshtu funksionon shteti zoterinj pushtetare dhe zoterues te droges ne lazarat.por mos haroni se po hemoni femijet tuaj ne radhe te pare

  • Akte te denueshme, eshte pikerisht ky kontigjent i cili ka dhene kaq shume per prishjen e imazhit tone ne Bote. Por…

    […Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës, ku trafikantët e drogës apo të njerëzve ekzekutohen pa ndonjë mundësi për t’u mbrojtur me avokat…./ artikulli]

    Te ben te mendosh. Ato nuk titullohen trafikante se i kapi Policia (dhe ne Kine) por me vendim Gjykate, e ne Kine avokati per ta su lejoka. Ketu hyn Shteti Shqiptar, me fuqi te pakta qe ka, prape nuk duhet ta braktise qytetarin e tij. Ne cdo rrethane te jete nje Shqiptar, fajtor a jo, i inkriminuar nga te tjere a shpallur i pafajshem me vone; ai i perket Organizimit Politik qe i themi Shtet Shqiptar. Nga arsyet kryesore qe Ambasadat ekzistojne eshte kujdesi/mbeshtetja e asistenca per qytetaret e saj pa asnje dallim. Shteti ka dhe 4 qytetare ne Jemen e nje leter se ka cuar per ta!

    Sikur 1 nder 4 te jene pa faj a te 4 fajtore, sikur Kina te beje te sajen; keto nuk duhet te kene rendesi per Ambasaden tone. Nuk jam aspak liberal nese do kapeshin ne Shqiperi do kerkoja denim maksimal, vec na duhet pergjegjesi nga shteti per qytetaret e tij, me aq sa i shkon tagri.

  • kemi ambasade ne Kine ne?Nje email per konfirmim nuk do ishte keq,qe lajmi te siguronte zyrtaritet.Pastaj sa eshte shkalla e fajit dhe sa kushton implikimi i tyre e vendos nje gjykate.Per kete pune jane ambasadat,nuk paguhen nga taksapaguesit per te thare rrush.

  • Jeta e cdo shqiptari pavaresisht faktit se jane marre me nje veprimtari te jashteligjshme, eshte cmuar. Kinezet jane te pashpirt, por ne kete rast nuk behet fjale per kineze por per shqiptar. Klasa politike shqiptare duhet te redimnesionoje marredheniet me Kinen, asnje perfitim nuk kemi nga kinezet, si hape i pare le ti hiqet radiostacioni qe perdoret edh enga sherbimet sekrete kineze ne Peqin, pastaj nga majat thembrat gjithe tregetaret e cinglaminglave te Tiranes.

  • Te forte jene shqiptaret per droge,prostitucjon, edhe ne kine kane arritur, e tmerrshme!!!.
    Dmth ne SHqiperine tone qarkullon (dhe arrin ne te gjithe Boten) me shume droge se sa KARAMELE!!!.

  • kure do niset sala per ne kine qe tja fusim nje kile ne bagazh se po e kapen ne kine e varen per topesh dhe ne dhpetojme

  • Ky “lajm” qarkulloi ne shtypin tone para nje jave, dje u ricfaq perseri. Mesa kam lexuar (jo shtypin shqiptar) arrestimi i kater shqiptareve dhe i 30 nigerianeve nuk ka ndodhur ne Kine por ne Napoli te Italise fqinje.Njoftimin e policise italiane e ka cituar edhe agjencia kineze e lajmeve Xinhua. Gazetaret tane te zgjuar meqense i njohin mire gjuhet e huaja ,agjencine Xinhua e shnedrruan ne qytetin Xinhua , porti Xinhua (nuk ekziston fare qytet me kete emer ne Kine), ku shqiptaret u shnderruan ne kapo te bandave te qytetit.
    Sikur nuk na mjaftojne plot ngjarje me krime e kriminela , me shperthime tritolesh ne vend, por shtypi yne paska deshiren e madhe qe aktet tona kriminale t’i certifikoj duke i shtrire nder kontinente.
    Mire se shtypi eshte vene ne gare kush e kush te krijoj sa me shume imazhe dashakeqe PO
    MINISTRIA E JASHTME APO POLICIA E SHTETIT NUK THOTE NJE FJALE PACURE-LAJM!

  • Ne KINE, NAPOLI,apo prapa diellit qofshin kush ben pislleqe te ktij kalibri te perfundoje ne litar se hak e ka! Te mos njollosen ata njerez te ndershem qe eshte dhe shumica , qe vejne zilen si shkerdhate vreshti qe ne 5,30 ose 06 te mengjesit per te punuar dhe jetuar me ndershmeri si gjith bota e kthehen ne mbremje vone!

  • Ia keni fut kot. Nuk ka ndodhur kjo gje ketu ne Kine. Dhe e dyta, ne momentin qe ndodh dicka e tille, policia kineze raporton direkt emrat e personave te arestuar sepse duan t’u thone te tjereve keshtu do perfundoni edhe ju. Ambasada nuk di asgje per kete sepse kam pyetur une vete. Pastaj edhe nese e kane bere nje veprim te tille, ne djall vafshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *