Kina në gjurmët e Europës, futet në “garën e asteroideve”

Elena Tase

Kina ka njoftuar lëshimin e një sonde drejt një asteroidi, nën valën e ekspeditave të ngjashme të filluara vitet e fundit nga Europa, SHBA-ja dhe Japonia.

“Ky mision, që pritet të zgjasë 10 vite, ka për destinacion asteroidin 2016 H03, një trup qiellor i vogël me një diametër prej 41 metrash që ndodhet rreth 5,2 milionë kilometra larg Tokës”, njoftoi agjencia hapësinore kineze.

Liu Jizhong, drejtor i Qendrës për Eksplorim dhe Inxhinieri Hapësinore, shpjegoi për mediat se sonda ka për qëllim të mbledhë copëza nga asteroidi por nuk dha detaje mbi datën e fillimit të misionit.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *